Në emër të poezisë jam gati të lë gjithcka…..Intervistë me poetin e mirënjohur shqiptaro-amerikan Nexhip EJUPI
Nexhip Ejupi Bisedoi: Raimonda MOISIU Që në moshë të re, Poeti Nexhip Ejupi ka qënë në kërkim të identitetit të tij unik dhe të etur për të ndarë vizionin e tij krijues në letrat shqipe. Pena poetike e Nexhip Ejupit karakterizohet nga pavarësia e përgjithëshme e mendimit filozofik dhe e shpirtit artistik,