POEZIA ËSHTË JETË, NËSE ËSHTË POEZI!

“ Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që nuk bëjnë asgjë për të.”

                                                                                                            Albert  Ajnshtajn

Pjetër Jaku

Nuk jam nga ata që vrapoj për të vënë statuse “ të mençura” çdo ditë, se  mençurite  thuhen rrallë. Edhe filozfët ruhen nga tepria.

Por, është e disata herë që shoh njelloj hakmarrjeje banale, te vockel, që i minimizon disa përsona, që janë përpjekur të vënë emër dhe taka për tu dukur. Të vetmen fuqi qe kanë, vocrrakët me shallin e pionerit në qafë, të bëjnë block në facebook. Zoti mos u dhëntë fuqi më të madhe! Duke qënë  të ngarkuar, me ndjenja  dhe trajtesa të zgjuara poetike në magazinën e tyre mendore, që më shumë u rri brenda barkut dhe, në duart e bufatura prej lapsit, por më shumë renies së tastierës, të sjellin në mëndje sa pështymën e kanë derdhur nëpër biseda të lemerisura, në mbrotje të artit, sikur të ishin mbrojtësit e vetëm dhe, sikur vetëm ata e zgjidhnin e përzgjidhnin këtë lloji arti, duke rrotulluar si cimcakizin, pa i lënë as shijen më të paktë, para se ta lëshojnë në publik. Të mëdhenjë! Tollumbace të tilla shfryhen pa u ngjitur lart dhe u bien në fytyrë. Këta, vetëm sipas tyre, që rrotullohen apo jo, sa gishtat e njërës dorë, lëvdonjë njëri-tjetrin si poetë të mëdhenjë! Sikur vetëm ata mund ta ndërtojnë antologjinë e Letërsisë Shqipe, sikur vetëm ata e njohin dhe kanë të drejtë mbi këtë letërsi, sikur vetëm këta dinë të vlerësojnë poezinë nga vargëzimi shterp, nga leksiku pa ndjenjë, si një murë oborri i palidhur, ca ndikime kulturash të përziera, pa asgjë me poezinë shqipe, një sterilitet grafoman, që veç poezi nuk është. Shqipëria ka pasur e ka poetë! Poetë në nivele europiane, të para dhe të pas 90-tës! Por asnjëherë nuk u gjykua drejt! Gurakuqi nuk mund të ishte poet, se nuk e donte Faiku!  Gurakuqi, ne fakt vetëm me poezinë për motren, ishte poet! Gezim Hajdaraj, nuk është poet, pse nuk don Pjetri. Por Gezimi është poet dhe përkthyes, dhe njohës dhe adhurues i poezisë, që poezinë e ka profesion, biles në gjuhë të huaj, në nivele akademike. Bujar Xhaferri nuk është poetë, për këta njohesit më taka, por e shkeli Francën i pari dhe shkroi poezi që u printe ndjenja , jo veç mendjae thate. Poezitë e mendjes le të jenë esse filozofike, se mund të kenë shumë ma vlera! Ndrekë Gjini nuk është poetë, se nuk dua unë ose ai, por është poetë se shkruan poezi. Vërtet poezi! Nexhip Ejupi nuk është poet, se nuk duan kritikët me taka, por të keqen e Poradecit, para Xhipes tonë, që nuk i mburret askujt!

Ernest Koliqi e Martin Camaj nuk janë poetë, se ata nuk jetuan si bohemë ( vetëm për poezinë) por të dy janë poetë dhe prozatorë të niveleve më të nalta në Letërsinë Botnore! Po Gjekë Marianj, nuk është poet?! Harroji “ Kuajt “ e diktatures, po librat që botoi në Amerikë dhe poezia e tij , si mund të harrohet!? Po Skender Rusi, mund te harrohet!? Anton(Ndoc) Paplekaj, nuk ka vend, se nuk do megalemonia letrare e Lauratëve!!! Po Faslli Haliti!? Po Simoni e Buçpapajt, ku e kanë vendin?! Sa po e po tjera mund të ketë në një peytsor të tillë…

  Letërsia shqipe nuk ka poete, se nuk do kritika calamane! Por, Shqipëria ka poete edhe më të mira se Alda Marini! E këto nuk janë pak. Por nuk do kritika njëngjyrëshe e takave dhe gojëpështymsëve nëpër séance letrare, si studiues që ngatërrojnë autoret, sidomos kur janë nga veriu. Kaq mirë e njohin këtë letërsi! Ku janë Mimoza Ahmeti, Flutura Açka, Luljeta Lleshanaku, Elinda Marku, e cila i bie në sy Arshi Pipes, që në fillimet e viteve 90-të, Lindita Arapi, Ledia Dushi, Manjola Brahaj, Reshida Çoba, Elida Rusta, Enkeljeda Kondi, Shpresa Ymeraj, Armela Hysi, etj…

Ç’thotë poezia e Ndoc Gjetjes, “ Poeti “?

Në çastin kur fjalën e zuri nën vete numri
Shpirtin filloi të mos e nxinte trupi,
Dhe plasi palca e jetës me një klithje të fortë
Dhe doli nga e çara poeti i parë në botë.

Ai gabimisht nuk lindi që të lëpijë me vargje
Çizmet e të mëdhenjve e copëzat e mecenatëve,
Dhe gabimisht nuk rron e gabimisht s’do të vdesë
Me prapanicën mbi karrigen e karrierës.

Ai erdhi që të kryejë porosinë e madhe të shpirtit
Me alkiminë e fjalës të shkrijë gurët e Sizifit,
Ai është heshtja e rëndë që do të mbytet me fjalë,
Ai është lufta e dritës me të kundërtën e saj.

Ai është boshti i Qenies që kërkon të mbushet,
Ai është faqja e virgjër që dëshiron të puthet,
Ai është çasti i ri që nuk përsëritet kurrë,
Ai është plak, fëmijë, grua, djalë dhe burrë.

Ai është shurdhëria e verbër që kërkon veshë dhe sy
Ai është malli yt për mua dhe malli im për ty,
Ai është vera në dimër dhe pranvera në vjeshtë,
Ai është ai që s’e dimë kush është.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *