NEUROZARTI – UDHA E RE EFIÇIENTE E KRIJUESVE TË ARTIT

Nga  Qemal  Guri

Modernizmi dhe postmodernizmi në art, duke u munduar të qëndrojnë sa më gjatë aktiv, por jo pa paterica në hullitë e artit, pasi vjen një cast, ashtu si të gjitha rrymat e mëparshme të artit e, për arsye të ardhjes së një caku të padotkalueshëm, duke iu bllokuar mundësia efiçiente e të vazhduarit më tej  të misionit të tyre gati njëshekullor, janë detyruar, më së fundi , për hirë të kërkimeve të pashtershme të shpirtit njerëzor në hapësinimin e të shprehurit artistik, duke çuar aftësinë shprehëse të artit në eksplorime të reja të nënvetëdijes së njeriut, e duke i dhënë kuptim të ri e të pabesueshëm të pamundshmes dhe të pagjasës, në atë arritje të konkretizuar, që unë e quaj Neurozart.

Këtë lloj arti e kam zbuluar qysh prej shumë kohësh te poetet e shquara, tonat, si: Anila Dahriu, Juljana Mehmeti, Shpresa Besa, Sofia Doko Arapaj, Ollga Selmani (Farmacistja) etj., të cilat me mendjen dhe intuitën e tyre të shfrenuar kanë arritur forma të reja shprehjeje dhe, në sajë të kësaj shprehësie, kanë konkluduar një fond të pasur friguracioni letrar. Por, ne do të ilustrojmë me dy të parat, si më të spikaturat e rrymës së Neurozartit.

Anila Dahriu, që në fillimet që u mora më poezinë e saj, ishte një poete e brishtë. Brenda brishtësisë së saj ishte ngjizur pazgjidhshmërisht mitika dhe misteri i shpirtit, diçka aq delikate në një krijim, sa ishte aq e thyeshme sa edhe e fortë, aq fiziologjike sa edhe nënmentale, diçka si limfë jete. “Tek kjo poete, rrëfimi zhvillohet krejt më ndryshe dhe në një formë më modern e aspakësisht të drejtpërdrejt, si tek “Histori dashurie”: “Thërrime, thërrime,/ Fjalët shkundin afshin e dashurisë se marrë,/ Mbi një letër të bardhë ku shkruhet shumë dhe nuk thuhet asgjë…./ Një rrëfim nisin e këndojnë,/ Si një rrjedh lumi në gjethe të gjelbërt,/ Diku u ndalën në një kthesë qorre,/ Ku sytë ishin ërrësuar nga një natë shtrëngatash,/ Kishin ftohët-nuk ecin më,/ Duart dridheshin nëpër telat e një violine vajtuese,/ Lotët rrëshqisnin nëpër faqet prush,/ Të përkulura përpara Hënës së coptuar nga heshtja,/ Ku ajo një ditë ishte betuar/ Të mbronte Atë me thellësinë e zemrës,/ Që kurrë nuk do t’ia falte askujt!/ Thërrime, thërrime fjalësh të mbetura/ Nëpër rrugë pakufi!”. Në rrjedhën e përshkrimit ne kuptojmë përçasjen klasike dhe atë moderne, që nuk kanë fare lidhje me njëratjetërn dhe që i bashkon një fill lidhës i çuditshëm, jologjik, por i pranueshëm, që shpaloset në formë sitli tek Dahriu. Aty shohim tharme si tek “Tri novelat” e Beketit, ku fjalia duket jologjike nga mbingarkesat çastësore, por, që me pak vemendjesim kupton kumtimet e tyre të përthella.” 

Pa dashur të zgjatemi e t’i largohemi thelbit të krijimtarisë së Pjetër Jakur, le t’i referohemi pak edhe krijimtarisë së Juljana Mehmetit: Ajo”duket se është një krijuese e veçantë, krijimi i së cilës, krejt spontanisht e bën atë një poeteshë klas. Shikojeni një poezi, këtu poshtë dhe mundohuni të më thoni se ku fillon dhe ku mbaron figura dhe figuracioni? Poezia e saj është një dukuri dhe jo vetëm një krijim. Ndoshta, kjo është edhe aspektësia që ia vështirëson lexuesve afeksionin poetik dhe artistik ndaj saj dhe, ajo shihet si një grua apo krijuese e pakonceptueshme dhe e çuditshme. Në poezinë e saj ngjizet dhe ç’ngjizet universi me fenomenet e tij, ajo është një materie dhe dritësi e pashoqe ashtu si në realitet është universi, veçse ky universim është ngritur më lart me anën e figuarcionit të gjallë e të bollektë. Ja një shembull: “Zgjohem…/ Lidhur në fije merimange/ relikes harresë/ në hapësira boshe …, mbushur mjergull/ Me shikimet mbuluar flokësh/ trazuar kujtimesh të venitura/ që zgjohen kalimthi …/ në ndjekje të një vegimi/ I hershëm përjetim…, ngjyrash e imazhesh/ që kapërcejnë distanca kohërash/ me hapa të rëndë gjigantësh…/ Fundosur ndjesish/ ndër rrënjë – metastazë lidhur në vrazhda shpirti.// që kërkon shpëtim atje …,përtej imagjinatës/ Në një feksje të dridhur/ aurorash shprese/ ti shfaqesh dritë/ E lehtësisht në qiej ngrihem/ yjesh ndizem,/ dëshirën prek…/ një”. Për ta mbyllur me Juljanën, “Kur them se kjo poete është edhe një vëzhguese pozitiviste krahas një mjeshtreje e krijimit poetik, kam parasyshë edhe se sa bukur dhe thjeshtë, përveç anës ndjesore dhe estetike, na i jep fenomenet e natyrës që na rrethon dhe pa të cilën nuk kemi “derman” dhe që ndikon në çdo çast e dekik te ne. Këtë e shohim ndërmjet të tjerave edhe te “Pëqafim hyjnor”: “Kur drita zbehet…/ përgjunjet përqafimit hyjnor/ pemët e stërgjatura mbështjell,/ tylit të mëndafshtë / në tokën lëshuar / pëshpërima dashurie,/ ndër dege të zhveshura përcjell…/ dhe gjethet ,/ tashmë të pëhumbura,/ me këpucë të arta ëndrrash/ stolave vetmuar / valsit të harruar …” këtu ne e puthim çastin jo vetëm estetikisht, por edhe materialisht, si një fenomen i gjallë natyror, por jo nga natyra, por nëpërmjet një prrojimi nënvetëdijësor, që nuk e pyet as edhe vetë poeten kur shatërvanon. Dikush mund ta citojë si diçka çmendurore, por këtu fillon edhe poetikja dhe poezia e Juljanës. Këtu fillon çmenduria e çdo poeti a poeteshe të madhe, që tashmë ka hyrë në një rrymë të re krijuese të kohëve pasmoderniste, në hullitë e Neurozartit.”

Por, kjo është vetëm atëhere kur ajo kishte filluar ta shkelte pa trembje shtegun thepik që shkonte nëpër zgrip të një krijimtarie të panjohur, që atëhere tërhiqte shumë pak njerëz dhe duheshin studiues të guximshëm dhe kompetente që të pohonin se poetë dhe poetesha që shkelnin në kësi pashkelje ishin ajka e krijimtarisë dhe pararendësit e një arti të ri poetik. Edhe sot kjo poete dëshmon jo vetëm kristalizimin e saj, por edhe anën më të fuqishme të Neurozartit.

“Sot nuk e thirra hënën të vinte/ luginave të errëta, ku mendimi yt më tërhiqte/ e më shëtiste/ zbathjes që vritej ecjes mbi copa kujtimesh/ pasqyrës së coptuar
imazhit thellësi/ parajsës ndër kthina vragash/ ndriçuar
dritës zbritur në ata sy/ meteorë- iluzion./ As yjet nuk shndrisnin lart në qiell,/ por një fekjsje ëndrre veshur me mister/ që i largohet dritës/ e avitet pemës së zhveshur këtij fillim dimri/ harruar parkut boshatisur,/ si relike e trumfit të mbetur stinës,/ që fsheh limfën jetë nën trup./ Nuk e thirra hënën sonte./ Ajo lakohet dredhave të saj/ e magjeps si Circe.”( Sot, jo..! Përzgjedhur nga Atunis në dhjetor 2019)

Këto lloj krijuesish janë të përtejkohshëm. Prandaj bëjnë atë që bëjnë. Ata edhe pse janë lavdi dhe nderë i një kombi, gjithnjë mbeten një zë brilante i përbotshëm. Pikërisht, në atë moment, të cilit nuk i shpëton askush, që kohëzohen, pra i përkasin një kohe, një nacioni duke u larguar nga kaosin të universalizmit të krijimtarisë së tyre, për t’i shërbyer gjithçkaje që ka lidhje me këtë asht nacional, pikërisht në këtë moment, diabolohen dhe mbeten si një oqean i paujë. Shikoni dhe gjykoni: a ngjet sado pak kjo poezi me krijimtarinë e saj? Apo…

“Prekjes së mëndafshtë buza dridhet/ mallëngjimi derdhet në kristale lot/ sa duar martirësh të shtrënguan/ valvitur kohërash/ që s’të mposhtën dot…/ Në krahë shqiponjash të ngritën qiejve/ me gjak ngjyrose të voglin vënd/ që sy krenarë shpërndarë botës/ të ndizen zjarr shikimit tënd/ dhe zëri i shqipes të jehojë/ aty ku krahët shpalos ti/ se gjokse trimash ty të ngrohën/ me rrahje zemrash për liri.

**/ E marr një copë nga toka mëmë/ në këtë timin fluturim/ dhe mbushem shpresë sa herë të shoh,/ krenare jam, flamuri im!”( Flamuri im. Po aty. Atunis 2019)

Jo të gjithë poetët dhe poeteshat arrijnë deri në caqet e fundit të rrymave moderne dhe pastaj i thyejnë kufijtë e tyre për të fluturuar nëpër hapësira të reja. Mjaft prej tyre ngalen në rrymat moderne e postmoderne dhe brenda kufijve të tyre lëvrojnë eksperimentime të frytshme siç ën edhe poetja Anila Dahriu. Ajo e gjenë veten mjaft mirë në krijimtarinë e saj mjaft interesante, ku kaosi është i organizueshëm, ndryshe nga kaosi i paorganizuar i Juljana Mehmetit.

“Oh, zemra ime, mos gëzo vetmi!/ Ajo është natë e gjatë… gojëshqyer,/ Që të përpëlitet çarçafëve të bardhë,/ Si një shtrigë e uritur me fantazma./ Oh, zemra ime, dëshiro/ Jetën kokëkrisur gjer në dhimbje!/ Mos dëgjo erën tekanjoze,/ Që hedh grimca zhgënjyese!/ Këtë natë të plogësht, ushqeje me ëndrra,/ Tek shkëpusin copëza prej hapësirës …/ Hëna engjëllore po bie mbi ty,/ Si një strehëz mbrojtëse ndriçimi/ Lë pas errësirën që përqesh ligsht./ Oh zemra ime,/ Hidhi vetvetes një mantel magjie,/ Thithe qumështin si një foshnjë,/ Mbështetu në kraharorin e dashurisë,/ Të përkëdhelesh, të përhumbesh…/ Lëshoje një çast të vetëm, vetveten…!/ Lëri të çirren!/ Jashtë në perdet e një dhome/ Kanë lënë copëza jetësh, të pakuptimtë…!/ Ti zemra ime, e lëruar/ Si një tokë e virgjër…/ Pyetjes pret një përgjigje,/ A do të zgjidhen prangat e rëna,/ Në nyejt e një enigme….? Nëpër brinjët e mëkatit…!”( Si një tokë e virgjër…. Dhjetor 2019)

Si re e paqëndrueshme, që tramundon qiellin, është ngritur poetja Shpresa Besa, ndërmjet këtyre dy poeteve. Duket se ajo nuk rresh në kërkimin stoik të bukurisë, me ato poezitë e saj të shkurtëra, por tejet ambicioze, qysh nga fillimet. Ka fituar një liri krijuese dhe një siguri krijimi, tamam si të ishte një shqiponjë në lartëstë qiellore që vetëm shqiponjat i përshkojnë. Ajo e plazmon poezinë si një çast dhe kështu, edhe i quan: “”Një copëz drite/ shkëlqente në shpresat/ Egër e përpiu qielli!// Një copëz ëndërr/ U nda në grimca dëshira/ I përpiu toka pa mëshirë!/ Copëza jete të pa jetuara/ Ranë greminës së thellë/ Frymë pranguara!// Grisa qiellin copë copë/ Bëra petkun e ndërgjegjes”
“Qepa bukur për të varfërin rrobë/ Që ta veshin në vigjilien e festës!/*Qepa rrobën me ashtin coptuar/ Që skamnori fle uritur/ Ngrita mur me gur gërmuar/ Me shpresë të lumtur, për t’u ngritur!/*Acarin shkriva me zjarmi zemre/ Flakën ndeza me copa akulli/ Dëboren treta, uj për etje/ Eshkën bëra prush prej malli!”

“Çdo net vritet fjala/ E verteta hedh krahet larg/ Nje leter e shkruar kurre s.u lexua/ Se era e mori, e grisi ne copa/ Shkronjat u shperndane/ Sikur ishin fjale te kota/ E kenga jone pushoi/ Ne melodi vajtuese u shendrrua/ De enderrat u vrane!”

“Kënga e nisur ndaloi ritmin/ Ison e mbajtur e heshtën njerëzit/ Udhën e shkurtër e bën të gjatë/ Prangat që i vunë fjalës e qëllimit!””

Duke fluturuar fajkuesisht diku rreth atyre qiejve shpresbesjane, në hullitë ku fillojnë marramendjet krijuese, zbulojmë Sofia Doko Arapaj. E befasishtë. E trishtë. E mrekullueshme si musht i fortë, në rivalitet të fortë me krijimtarinë e Dahriut, të cilën nuk e arrinë kurrë, për hirë të tharmit folklorik , të këtij tabani bazalt, të rrallë në krijimtarinë e poetëve, që edhe pse i mjalton deri në pakufijë estetikisht krijimet, nuk e lejon poetin të shkojë te lajthitja estetike e Neurozartit: “”Me asnjë kushëri/ Unë njoha …shigjetën e fatit,/ atë që verboi syrin e shpirtit tim./ njoha dy sy të kuq… të ftohtë…/ që shuajtën zjarrin e vështrimit tim,/ njoha nënën dhe babanë e lotëve të mi,/ jam motra e dhimbjes, me asnjë kushëri!”

“Të urrej pse,/ pse nuk pimë një kafe bashkë…/ Të më shikoje në sy,/ kur të të ndizja cigaren,/ të më shtrëngoje në gji,/ të më qetësoje frymëmarrjen…./ Eh..eh../ le të përpëlitesha aty frikacakja,/ në lakun e shtëllunges së tymit tonë…/ Kur korba e zezë më nxin diellin,/ Dhe kraaa-ah ,nëpër shpirt, pa mëshirë,/ Sa dua të pi helmin e qiellit…/ Të vdes, të vdes e të ringjallem e lirë.””

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *