Ne vend te urimit!

Ne vend te urimit per 10 Vjetorin e Pavaresise se Kosoves, po publikoj nje poezi te shkruar per dyndjen e kosovareve,ne pranveren e vitit 1999.

Pjeter Jaku

KOSOVE

Me magjeps fytyra jote prej debore
keto dite te nxehta qershori
Gjaku e ka ftohur lekuren e prekur nga dielli;
ajo s’po nxihet.
Po digjet e bie ne syte e mij prej zjarri.
Dallget kane humbur ne syte e tu
madhesia e tyre globin perpine
Floket, ah floket e Kosoves,
te zinj si nata,
te prere rrumbullak si politika,
shpetuan nga flaka,
per t’u djegur nga pritja!
Kosove! Ne gjoksin tend
jane varrosur eshtrat e enderrave te mija,
Ndonese toka digjet, ato merdhine
me mendje kam ra ne gjoksin tend
pa qene  asnjehere ne Prishtine!
Tani qe te kam prane, me dridhen duart te te prek
Me duket sikur ke lindru dje e te lendoj.
Te lutem, afrohu, koken te ta mbeshtes ne sup
jam i lehte e pesha ime s’te vret.
Mos me veshtro dhimbshem
nuk eshte faji im
se te dua Kosove!


Akoma s’t’i kam pare kembet
dukshem duhet te jene te bardha.
Ke ecur naten e hena t’i ka lare
ke kaluar lumenj e livadhe pafund
derisa deti i ka kripur
per t’u rrezuar tek une.

Ne ndergjegjen time te rendosh gjithehere
si nje diell i madh qe digjet e digjet pa u ndale,
Vetem pse shpinen tende akoma s’e kam pare!
Kosova ime! Gjoksin ua ka vene plumbave
e s’ka kohe te mendoje!

Brenda gjoksit tend, jetojne male me brenga,
ne fytyren tende i lexoj
Je pjese e trupit tim
qe udheton perhere
drejt vibrimit ndjesor te gjakut
Pa njeri-tjetrin do te humbnim
ne netet e shurdheta te vitalitetit tone.
Jemi te medhenj KOSOVE!
Jetojme tek njeri-tjetri
per t’u dashur gjithemone!

Qershor, 1999

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *