100 VJET VATER SHQIPTARE

Gjovalin Lumaj

 

100 vjet Vater shqiptare

 

Lartesite pushton me flatra,

Në flamurin kuq e zi

Njeqind vjet shqiponjen VATRA

Amanet e ruan ne gji..!

 

Tek kjo vater prush i gjalle,

Per atdheun rreze drite,

Bashke me burrat radhe.. radhe..

Emrin rriti, njeqind vite..!

 

Pavarsi 100 vjeçare,

Flet nga Vlora, nga bregdeti,

Pershendet vatren Shqiptare,

Vater nderi, amaneti.

 

Ne kohe te liga me shtrengate,

Ne Amerike e ndez shkendine,

Vatra: -E para ambasade,

Perfaqson Nene-Shqiperine..!

 

Djem besnik, shpirt fisnik,

Zgjojne e gezojne trojet Arberore

Mbahu neno, mos ki frikë,

Vatra eshte ambasadore..!

 

Shqiperia kenge thuri

Vatra drite vegon ne varg

Burra kombi dhe flamuri,

N’ keng’t e nenes vine prej larg..!

 

Mendimtar, kollos Shqiptar

Kete vaTER themeloI

Eshte Fan Noli burr i pare,

Ne mergim vellezerit bashkoI.

 

Nje flamur nje gjuhe amtare,

Me nje bese per nje qellim

Interesat kombetare

Gur themeli, perkushtim..!

.

Mbijeton e ruan ne gji,

Vlera te shtrentja sa vete jeta

Vater-zjarrta per Shqiperi

Ngroh nga larg trojet e veta.

One thought on “100 VJET VATER SHQIPTARE

  1. Frymezime te tilla ne te vertete jane te rralla, Ato vijne njehere ne 100 vjet. Te lumte Lumaj! Asnjehere s’te ka munguar frymezime ne jubile te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *