Gjimnazi “ 18 Tetori” i Lushnjes, nje nga me te miret ne Shqiperi

Nje nder Gjimnazet me te mira te Shqiperise, ai “ 18 Tetori” i qytetit te Lushnjes, na shtyu te kerkojme disa te dhena per portretizimin  e tij me te sakte. Fillimisht ca te dhena i morem nga veprimtarja e dalluar e kesaj shkolle, nje nga mesueset e njohura dhe te respektuara nga nxenesit dhe mesuesit, Liljana Baxho. I kerkuam nje shkrim ( informacion te shkurter asaj), por modestia e beri te na njoh dhe sjelle informacione te sakta nga Drejtori i  Gjimnazit, dhe mesues e nxenes te tjere, te cilat po i publikojme me poshte.

Redaksia e Revistes “Kuvendi”

 

Kush jemi ne?

 

Nga Irena Fasko, mesuese

 

Dy here Kampion, dy vite te njepasnjeshme kupa e konkursit Kombetarte “Junior Achievement of Albania” qendron ne Gjimnazin elite “18 Tetori” te qytetit te Lushnjes.

Fitorja jone me e fundit ishte me prezantimin e aplikacionit “FindParkALB”prodhim i nxenesit Kevin Kamani, nje aplikacion orientues per te gjetur nje vend parking akoma pa arritur ne destinacion, nje risi qe sjell nje perfitim dhe parashikim te kohes dhe levizjes . I  mire menaxhuar nga drejtoresha e finances Antigoni Jano, i promovuar ne menyren me te mire fale drejtoreshes se marketing-ut Pabiola Dushi dhe i prezantuar me rigorozitet nga drejtori i marredhenieve me publikun Hosermando Myzeqari e drejtoresha e burimeve njerezore Ueda Fusha. Puna e gjithesecilit departament u organizua dhe mbeshtet nga presidentja e ekipit, Sara Çela. Puna e grupit pavaresisht detyrimet e mirepercaktuara, jo vetem si detyre, por edhe angazhimi ishte unik ne çdo hap tonin. Ne ishim nje dhe fitorja na zgjodhi ne …

Baxho Liljana, Irena

Mesuese Irena Fasko

 

Rinia eshte kryefjala dhe zanafilla qe ka forcen te themeloje dhe te rilindete gjitha enderrat,idealet dhe me e rendesishmja ,te ardhmen, pasi ne nje fare menyre ne jemi vete e ardhmja. Edhe konkursi ne thelbin e tij kishte te rinjte dhe idete e tyre novatore. Ne deshmuam se çdo gje e madhe mund te linde nga nje ide. Ne treguam se, nese ekziston perkushtimi,talenti dhe deshira per te fituar çdo gje mund te arrihet. Ne kuptuam se ne fund mundi dhe lodhja sfumohen dhe shperblehen me triumf. Falenderimet jane te shumta per te gjithe ata qe besuan dhe bashkepunuan ne kete projekt. Por, çdo anije, ne luften midis tokes dhe,detit zgjedh kapitenin e saj, keshtu edhe ne ne luften per te eksploruar idete,zhvillimin,perparimin,progresin e lidhim falenderimin ne emer te grupit me mesuesen e perkushtuar Liljana Baxho, kapitenen dhe mbeshtetesen tone kryesore ,ajo qe na besoj dhe e besuam ne gjithçka beme. Misioni u permbush… Nuk kishte si te ndodhte ndryshe pasi ne jemi “18 Tetori”, simboli intelektit dhe triumfit, ndaj ne nje menyre ose nje tjeter gjithmone dime t’ia dalim! ….prandaj dhe motoja jone eshte ….GJITHMONE TE PARET !

 

baxho LiljanaMesuesja e perkushtuar ne realizimin e projektit, Liljana Baxho

 

“Junior Achievement of Albania” eshte organizate joeveritare, qe kultivon shpirtin e sipermarrjes tek te rinjte shqiptar. Ne bashkpunim me Ministrine e Arsimit dhe te sporteve, mbeshtetur nga Fondacioni Amerikan per zhvillim krijohet si domosdoshmeri dhe e nxitur nga ndryshimet dhe nevojat qe diktonte modeli i ri shoqeror dhe ekonomik qe perfshiu sistemin e sipermarrjes se lire ne Shqiperine e tranzicionit ,kjo mardhenie e re  e diktoj nje model te ri edukimi qe perfshinte te rinjte dhe nismat e  tyre, si pjese e njohjes dhe perfshirjes ne Ekonomine e Tregut.

 

 

Historiku i shkurtër i shkollës  “18 Tetori”

Shkolla e mesme e pergjithshme “18  Tetori” u çel me 1 Shtator 1956, fillimisht me emrin “20 Tetori”. Mësimi zhvillohej në godinën dykatëshe të shkollës 7-vjeçare “20 Tetori”. Gjimnazi kishte vetem vitin e parë me 44 nxënës,19 prej te cilëve ishin vajza. Shkolla “20 Tetori” funksiononte si shkollë e mesme e bashkuar . Drejtori i pare i shkollës u emerua mesuesi Llazar Prifti. Mësuesit e pare qëjepnin mësim ne gjimnaz ishin: Shefqet Karaj (me pas drejtori i shkollës) , Jahja Gjinali, Pellumb Omari, Mufit Juka, Niko Deda, Pirro Risilia, Hajro Babameto, Rexhep Ballhysa, Hëna Konomi, Haki Ago, Xhafer Kasëmi, Niko Xhongo, Ahmet Gllavata, Beatrice Kovi.

Baxho liljana, dejtori
Drejtori i shkolles , Ylli Myftiu

Gjimnazi “18 Tetori” e ka ndryshuar disa here vendndodhjen.U çel ne godinen e shkolles 7- vjecare “20 Tetori” ne vendin ku sot ndodhet posta.Kjo godine u prish për shkak të zhvillimit urbanistik te qytetit. Në vitin shkollor 1960-1961 shkolla u transferua në ndërtesën ku sot ndodhet shkolla “S.Libohova” dhe pak vite më vonë (1964-1965) do të levizte në një godinë tjeter të re, atyku sot është shkolla “ 4 Deshmoret”. Perfundimisht Gjimnazi “ 18 Tetori” do të vendosej në ndërtesën e ndërtuar rrishtaz në vitin 1967, në të cilën vazhdon edhe sot. Ne vitin 1987 shkolla mori emrin “18 Tetori” , pas korigjimit të dates të clirimit të qytetit të Lushnjes nga pushtuesit fashiste.

Nga viti ne vit shkolla erdhi duke u masivizuar .U rrit ndjeshem numri i nxënësve dhe i mësuesve.Ne vitin shkollor 2004-2005 arriti 1120 nxënës. Me ndryshimin e struktures së arsimit parauniversitar numri i nënësve filloi te pakesohet . Ne vitin shkollor 2015-2016 ne bankat e shkolles u ulen 751 nxënës dhe zhvillojn mesim 46 mësues. Gjimnazi u nda nga shkolla 8 vjeçare ne vitin 1969-1970.

Deri ne vitin 2014 janë diplomuar 12600 nxënës. Shumë prej tyre kanë bërë karrier te shkëlqyer në fushën e shkencës, arsimit, kulturës, letërsisë, sportit e politikes. Per rezultate të shkëlqyera në mësime Ministria e Arsimit kanë nderuar me medalje te artë nxënësit : Gjeorgjina Kuli, Natasha Boci, Maksim Bano, Ardit Pambuku, Elton Pambuku, Ilir Qorri, Gerhard Sulo, Edvin Hajdari, Genci Toshkëzi, Olsi Gjergji, Aida Quka.

Ne maturën e vitit shkollor 2005-2006 nxënësja Jonida Bozo u rendit e para dhe fitoi prizmin e artësi trofeu me i madh per një nxënës në Shqiperi.Grafiku I arritjeve në punën mesimore edukative  ka qene ne rritje te vazhdueshme duke e shnderruar Gjimnazin “18 Tetori” nder shkollat më të mira te vendit. Dy here në 5 vjetët e fundit eshte renditur ne 10 shkollat me rezultatet më të larta në provimet e matures shteterore përkatsisht në vendet e 5-te dhetë 7-te.

Drejtori i shkolles 

Ylli Myftiu

 

Dy ideatoret e projekteve qe jane shpallur fitues:

 Baxho Liljana, dy ideatoret

Ne te djathte Flosad Vrapi ideator i PhotonEnergy (Drejtor prodhimi 2015)

Ne te majte Kevin Kamani ideator i FindParkAlb   (Drejtor prodhimi 2016)

 

Ideja e nje aplikacioni te tille lindi nga nevoja e mosgjetjes se vendeve te parkimit ne qytetet me te populluarat eShqiperise. Ne pamundesi per te krijuar nje aplikacion, i cili do te kishte lidhje me çdo makine nepermjet GPS, ne krijuam nje aplikacion, qe funksionon si nje rrjet social ku çdokush raporton dhe behet pjese. Perdoruesit i duhen vetem 20 – 40 sekonda qe te gjej zonen dhe te shtyp butonat REZERVO dhe LIRO, duke kontribuar keshtu ne lehtesimin e  trafikut, si dhe duke i kursyer kohe perdoruesve. Menduam se aplikacioni duhet te hidhej si fillim ne Google Play Store, pas analizave qe beme lidhur me numrin me te madh te perdoruesve ne mbare boten, si dhe ne Shqiperi. FindParkALB gjendet falas ne Play Store, ç’ka e bene ate lehtesisht te shkarkueshem nga te gjithe. Ne punojme dita – dites qe FindParkALB te arrije perfeksionin dhe te behet nje aplikacion i domosdoshem per çdo perdorues mjeti.

Baxho Liljana, fit 2015Fituesit e vitit 2015, momenti i dhenies se kupes nga Ministri Zt.Arben Ahmetaj

 

 

 

Baxho liljana, fituesit1
Fituesit e vitit 2016

 

 

 

 

 

Baxho Liljana, pas fitoresPas fitores, nuk permbahet hareja

 

 

 

 

 

 

 

Baxho Liljana, kolektiviKolektivi i gjimnazit te dalluar

Pergaditi  botimin: Pjeter Jaku

One thought on “Gjimnazi “ 18 Tetori” i Lushnjes, nje nga me te miret ne Shqiperi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *