Piktori Freitag për Shën Valentin në Vjenë

gazmend fr1Pas ekspozitës së tij personale të titulluar “Schöne Momente/ Momente të bukura” në galerinë “SVA Kunstplatz” në Vjenë, Gazmend Freitag po vazhdon të jetë mjaft aktiv.

Më 14 shkurt për ditën e Shën Valentinit ai do të prezentojë pikturën e tij “Puthja në galeri” në galerinë Kärntner Ring.

Piktura e njohur “Puthja në Galeri“” shfaq Joe dhe Traudi, bashkëshort ngaVjena, duke u puthur.

Kjo puthje mes tyre ka ndodhur në vitin 2013, para një pikture të tij ku Gazmendi kishte ekspozitën e parë kolektive në Vjenë, në Galerinë „Die Kunstraum“.

Puthja e tyre ndodhi para pikturës „Nu avec livre“  përgjatë Vernisazhit. Piktori ishte shumë i sigurtë që një ditë  atë moment, të tyre do ta pikturonte, të cilën e bëri në po atë  vit, 2013.

Përveq asaj çiftet që dëshirojnë të bëjnë piktura të shpejta të tyre duke u puthur që ta kenë kujtim nga ajo ditë mund ta kenë një pikturë të shpejtë të realizuar nga piktori, çmimi për të realizuar atë është 50 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *