Sikur te gjithe te vetmuarit te vetmonin se bashku,
e te pavetmuarit te pushonin se beri zhurme per te mos e prishnin vetmine,
jo vetem te tyren, por dhe te te vetmuarve
psheretimat e shpirtit si nota te zeza pentagrami
qetesine e bardhe do te shkruanin qetesine
Rrahjet e zemres ritem do te behen.
Njerezit do te zhveshin rrobat e ngjyrshme
per t’ja kthyer ato natyres
Pasqyrat do te perdoren vetem per te reflektuar me shume drite
jo shembelltyra te veshura me genjeshtra morali e principesh
Depot veten do ta zbrasin nga ato cka botes i moren
e asaj do ti dorezohen ne renie te lire
Endrrat do ti zgjidhin nga zinxhiret e gravitetit
folene te dalin te kerkojne, ne kerkim vendesh te ngrohta.
E teksa vetmia me nje gogol nuk eshte,
por nje ekspozite “Une, vetja dhe vetvetet”
sic zogjte shtegtare, endrrat do te presin tu kthehen ne pranvere.
Endrrat do te jene nje pranvere…
THIRRJE NATES
O nate. Me thuaj,
a ke frike nga une sot?
A me ke zili?
Ta vodha ngjyren e zeze
E u bera me e zeze se ti!
Ti s’mund ta fshehesh
Dhimbjen time
As ulerimen me ngjyre
Se e mbyta terrin
Ne oktaven me te larte.
Trishtimit i dhashe ze
Territ I dhashe terr!
Te lutem, leshoje vajtimin tim
Ne udhen e drites
Te mbush boten e zbrazur
E, nderkaq drita
Ka per te ardhur!
TI, UNE DHE DASHURIA
Ti me degdis ne nje pyll
ku ferrat e deget e pemeve me cjerrin shpirtin,
une ndertoj me to nje foleze per dashurine….
Ti me hedh mes flakesh
kthjellsine ma tymos e nxin,
une me te mbaj ngrohte dashurine …..
Ti me godet me skalaktika
qe buzeqeshjen ma sakatosin….
une me lot i shkrij per te rritur dashurine ….
Ti me hedh e shtyn ne humnere
copash me ben….
une prape flatrat ja ve ne shpine,
dashurine per ty e ngre ne fluturim.
FLUTURA DHE TRENDAFILI
U dashuruan njehere nje trendafil me nje flutur. Flutura ishte e bukur sa me s’ka. Flatrat e saj ishin plot ngjyra e forma te bukura. Trendafili ishte nga ata te rrallet qe bukurine nuk e kane nga jashta petaleve, por brenda. Kur ata hapen, kur ti shikon brenda tyre, kane nje bukuri te admirueshme dhe leshojne nje arome qe shpirtin ta dehin. Shume lule lakmonin fluturen tu ulej ne petalet e tyre, por…ah jo. Ajo donte aromen e trendafilit te saj kryelarte. Te qendronte e zhytej ne brendesine e tij. Mirepo sado e lehte qe flutura ishte, ndoshta dhe nga hija e petaleve te saj e trendafili ishte mesuar te shijonte pothuajse papushim veten e tij ne diell, ai thuajse gjate gjithe kohes e privonte fluturen te qendronte ne petalet e tij. Flutura pse prej aromes se tij s’rrinte dot larg, ulej e qendronte ne kercellin e tij. Cdo mbremje ajo kthehej ne strehezen e saj me flatra te gjakosura prej gjembave te tij. Vazhdoi gjate, nuk dihet se sa, derisa nje dite flutura rreshti se shkuari tek trendafili i saj. Nuk dihet nese trendafili e ndjeu mungesen e saj, nese freskia nga hija e flatrave te flutures i lane ndonje boshllek….por thuhet se kaq keq iu plagosen flatrat, sa flutura nuk mundi te fluturonte me. I qau e mallkoi flatrat qe tek trendafili e lane pa shkuar….por dhe flatra shqiponje, s’kish si te kishte.
Jeta ime
Jeta ime eshte nje pikture pa kornize,
ne nje telajo pa kufinj.
Cdo dite aty shtohet dicka
e asgje nuk fshihet.
Ti, o do jesh pjese e peisazhit, ose spektator.
Nuk mundesh te kesh nje kembe brenda e nje kembe jashte.
Dhe per nje arsye shume te thjeshte!.
Mban mend?
Thashe nje pikture pa kornize.
Une s’mund te lejoj ty
te me vendosesh nje segment,
ate qe do te kaloj mes kembeve te tua te hapura,
si per te percaktuar nje kufi!
Me kupton?
Mos me thuaj
Mos thuaj dashurova njeriun.
Mos thuaj dashurova lulet.
Mos thuaj detit dashurine ja fala
e henes pergjumesh dashurine ja rrefeva.
Eres mos thuaj psheretima dashurie
me tinguj fryme i kendove.
Thuaj dashurine dashurova
me prekje, me arome, ne thellesi, pa frike e cdokund.
Dashuria nuk eshte nje stacion
ku ti pret, iken e vjen
por nje tren i pandalshem.
Ne rrugetim pa shina.
KARUSEL
Karuseli rrotullohet pa ndalur.
Largohem nga stacioni
e sot me lehte se dje
zgjedh e mundem te hypi tek ai kali I larte.
Ja ku jam perseri.
Me kurajoze se me pare.
Me e sigurt ne ekuiliber.
Me me pak pyetje,
me pak nevoje per pergjigje
Me shume deshire per te mos kuptuar
por per te shijuar.
Gjerat e vogla, kane me rendesi.
Leshoj veten ne ate gjysem fluturim rrotullues.
Cdo gje eshte e re nga rrotullimi djeshem.
Erozioni ka ofruar peisazhe te reja.
Disa stacione, te shkelura apo jo, jane larguar.
Disa zhytur nen token e harreses.
Ato qe dje me dukeshin te frikshem,
sot kane me shume drite, me shume ngjyra.
Rrotullimi vazhdon pa ndalur.
Stacioni I fundit I ka akoma dritat ndezur.
une I hap krahet e me eren perqafohem
di ku s’dua te zbres, po jo se ku.
The dawn has yet to come.
I see some lights in my lightless movements
They are way far from the curb.
Can’t see where I am going.
Either how?!
Am I going slowly, or fast?!
Am I flying, or am I crawling?!
And your presence like a soft pillow
hold my head out of doubts.
And you brighten up my darkness
with a light in a mirror
so I can see myself smile
when I think of your sweet kisses.
Morning light will be the
judge.
Is this a dream to escape from
yesterday
or we are holding e new future
and a new past?!
HESHTJE E KTHJELLET
Referim
Ne jetojme nen nje percaktim kohor te matur nen sekonda, minuta, ore, dite, jave, muaj, vite, te cilat rrjedhin ne te njejtin ritem e me te njejten pakthyeshmeri njesoj per te gjithe, pa perjashtim. Si nje teori konspirative, ajo e relativitetit, gjen strehe pikerisht ne vepren krijuese te nje poeti, nje artshkronjesi, ku koha merr nje tjeter dimension.
Teksa nis udhetimin pas gjurmeve te penes se Enkeledes, perjeton sa gjate ka jetuar kjo poete. Se sa gjate ka jetuar ate dimension kokforte ne pandalshmerine e saj, kohen. Enkeleda gezon luksin qe me shume se kushdo e ka nje poet. Ta veshesh ate cka ne kohe ne perjetojme, me fjale.
I kendon burgut te dashurise:
Me mbylle ne kuadrat
Te heshtjes, vetmise…
dhe duhet vetem nje togfjalesh metaforik “Prangat e arta” te na valevis neper nje oqean kohor kujtimesh, refleksionesh, dhimbjeje per te na percjellur ne arratisje me forcen e dashurise, dashurise per dashurine:
U clirova
Ika drejt qiejsh e lire
Pervoje e hidhur
Po vetes sime i perkas.
Ky botim poetik eshte nje udhetim plot ngjyra e force shpirterore, ku poetja i kendon dashurise. Thurr e c’thurr per te si Penelopa. Dashuria mberrin keshtu:
Erdhe ne qiellin tim
Ne boten time
Ne heshtjen time
Erdhe te zemra ime
Qe une ti besoj perjetsise.
Ajo jeton ne nje te ardhme, e jeton fort edhe kur na kthen mes dritave te qytetit te saj ne te kaluaren e “nje puthje aty ne park”
Jeton naten, mes yjesh e mekatesh. Jeton vone mes endrrash strukur labirintheve te harreses. Ne mosdashurine per Janarin e ftote e ne prarimin shpirteror vjeshtak. Dhe kur e zeza ngjyre hapsira ka pushtuar, derdh ngjyra e jeton ne nje “ylber mrekulluar”
Jeton ne dualizem, prane e larg. Ne dhomen “mes librave pa invetar”, ku percjell nje vit, kapitur e drobitur ne kalendar pa shifra. Ne zbardhje ditesh e bezdisur nga fytyra buzeqeshjeshtirur, po besimin s’humb dhe kur roberine takon. Drejt lartesive shpirtin guxon e ngre. E ngop me arome lirie e perhumb ne arome mimozash pranverore.
Jeton ne ikje e rikthime. Ne aeroportet qe ngjasojne “ne buzeqeshje qe thyhen si kristali”. Lotit te nenes i ben strehe ne poezine e saj e kenges labe i jep ze, atdheut per ti kenduar plot mall e perulje. Jeton si e huaj, ne 2 toke e patoke, por ne nje hapsire ku endrren takoi e thote:
Jam gruaja dhe nena qe kisha enderruar
Tani une jam nje enderr e trefishuar.
Mediton dhe mbi vdekjen e amanet le; “koka te me prehet ne timin dhe”. Frikes se fundit te botes i perplas ne fytyre shhpresen e nje fillimi te ri.
Sepse sith poetja thoite”
Qyteti kendon meshen e fundit
Me kembanat e kishave ende zgjuar
ndersa poeti ecen ne rruge pa fund
Lahet qiellit te tij fitimtar.