Meditim

Nga: Don Nosh Gjolaj

Don Nosh Gjolaj eshte autor i disa librave psikologjik si dhe shpjegues te Jungut dhe Froidit, dy doktoreve me te njohur te botes, qe kane hedhur themelet e psikologjise moderne me hulumtimet e tyre shkencore, duke percaktuar deri ne saktesi tipa dhe karaktere, formime dhe deformime te tyre etje tj. Don Noshi, qe me teper i pelqen ta thirrin ne emer, ku dhe faqen e tij ne fb e ka pa parashtesen ” Don”, ka botuar per disa vite ne Prishtine, Revisten e njohur ” Shpresa” si dhe ka ndihmuar konkretisht ne edukukimin psikologjik njerez te moshave te ndryshme, si ne punen e tij predikuese, ashtu dhe me publikimet analitike te kesaj shkence.

Per me gjate, se shpejti do kemi nje shkrim per botimet e Nosh Gjolaj ne fushen e psikologjise.

Pjeter Jaku

gjolaj nosh1

Meditim

Kam mësuar nga një tregim i Antoni de Melo (Anthony de Melo) se çka i vlen njeriut sytë kur është i verbër në zemër?

Kush është Mesia?…

Një eremit mediton në shpellën e vet të Himalajeve. Kur i hapi sytë, i sheh mysafirin e papritur rreth tij. Ky ishte epror i një kuvendit të njohur. “ “Çka kërkon?” pyeti eremiti. Eprori i tregojë brenga e bashkësisë. Një kohë ky kuvend (manastir) ishte i njohur në tërë botë. Dhomat e kuvendit ishin të mbushura me djem të ri si dhe kisha gjallëronte me entuziazmin rinor, ku jehonte kënga e murgjve. Por sot ka ardhur një kohë tjetër, se tek njerëzi është shua dëshira për t’u ngritur në boten shpirtërore, dhe dita ditës më pakë thirrje dhe kuvendi i dikurshëm ka mbetur i rrethuar me mure te heshtura. Kanë mbetur një grup i vogël murgjish të cilët e kryejnë detyrën e vetë, kurse zemrat janë të mbushura me pikëllim. Në fund e pyeti eremitin: “Mos vallë është mëkati ynë shkak i gjendjes së tillë“?
“Po”, i përgjigjet eremiti, “mëkati i padijes.”
“Për cilin mëkat është fjala?”
“Një prej juve është i maskuar (i shndërruam) në Mesi, kurse ju nuk e dini.”
Eremiti i mbylli sytë dhe vazhdoj meditimin.
Gjatë udhëtimit të mundshëm dhe të gjatë deri te kuvendi (manastiri), zemra eprorit i rrah vrullshëm duke menduar në Mesinë. Mesia në pamjen e njeriut, është kthyer në tokë, dhe pikërisht në kuvendin (manastirin) e tij. Si nuk e ka njohur? Në cilin vëlla është i maskuar? Në vëllai kuzhinier? Në vëllai rojtar? Në vëllai që i mbyll dyert? Jo, këta kanë aq shumë meta. Por eremiti tha se Mesia është i shndërruar (maskuar). Ndoshta pikërisht ato metat janë maska? Në qoftë se më mirë mendoj, as një në kuvendin tonë (manastir) nuk është i përkryer, por, në njërin prej tyre është Mesia!
Kur arriti në shtëpi, i mbledh murgjit dhe i lajmëron për zbulimin e tij. E shikojnë duke mos i besuar veshëve dhe shikojnë njëri tjetrin. Mesia? Këtu? E pamundur (pabesueshme)! Duket se këtu në mesin ton është i pa zbuluar, në të cilin vëlla fshihet. Atëherë ndoshta është… ndoshta është ai tjetri? Apo ky? Ose….
Një gjë ishte e sigurt – në qoftë se Mesia është i maskuar, atëherë nuk mund aq lehtë të zbulohet. Ashtu çdo njëri fillon të sjellët me delikates dhe kujdes të veçan ndaj njëri tjetrit. “Kurrë nuk i dihet “ mendojnë çdo njëri në vete se cili prej murgjve fshihet Mesia. “Pse mos të jetë ky?”
Në fund të fundit atmosfera në manastir (kuvend) u shndërruar në një gëzim të hareshëm, për çdo ditë më shumë njerëz të rijnë për t’i pranuar në noviciat, kurse shtëpia e Zoti u gjallëruar ku jehonte kënga e murgjve, nga rrezaton fryma e Dashurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *