Një shqiponjë në RTL ( interviste me Andre Lamy nga Elona Zhana )

Në Bruksel, influenca është (çështje) personale.

André Lamy (i lindur Leveugle) në publikun belg dhe atë francez nuk ka më nevojë të prezantohet. Me një karriere tëfilluar që në fillimin e viteve  ’80 ky njeri i skenës, televizionit dhe radios ka pushuar së numëruari edhe vet shfaqjet  e tij në publik. Dhe nëse cilësime si «komiku më i mirë belg » janë delikatë pasi mbartin me vete një pjesë subjektiviteti, Lamy është sigurisht një nga më të mirë-paguarit. Le të vemi aty ku është qëllimi i këtij artikulli. Lamy në One Man Show-n e tij të 20, « Lamy qui vous veut du bien » (Lamy që j’ua don të mirën) për të cilin po pregatitën shfaqjen e tij të 70 në Belgjikë, nuk kursen njeri. (Ish) Mbreti Albert, i biri, ish Kryeministri, Kryeminstri aktual të gjithë politikanët më në zë po edhe shqiptarët kësaj radhe janë përsonazhet e tij. Më poshtë intervista e tij e plotë.

elona zhana

EZh : Në spektaklin tuaj «  Lamy që j’au don të mirën » të gjithë kalojnë në sitë,(ish)Mbreti Albert, Bart De Wever, Elio Di Rupo, Maggie De Block, Olivier Maingain,  Joëlle Milquet madje edhe shqiptarët. Përse zgjodhët këta të fundit ?

AL : Oh mund të kishin qënë romunët, ose polakët ose ku ta di unë. Në fakt mund të j’u siguroj që përtej fjalëve nuk ka asgjë ide të mbrapshtë, as larje hesapesh, as tjetër gjë. Dhë nësëdoni të dini të gjithë të vërtetën kam një mik shumë të mirë shqiptar që quhet Avni Vatansever i cili është disi në botën e spektaklit dhe i thashë vetës sa të përmend një komunitet më mirë po përmend shqiptarët se kam këtë mikun.(qesh)  Por siç e thoni edhe ju, në spektakël nuk kursehet asnjeri. Ja merrni shembullin e Kryemistrit, gjysma e skeçit është hequr nga transmetimi në televizion pasi Charl Michel është shumë i ndjeshëm. Apo skeçi mbi « coming out » të Di Rupos nuk është po ashtu shumë delikat. Apo sindikatat që e kishin radhën edhe sot në mëngjes në « Votez pour moi » (Votoni për mua) Në fakt njerëzit politik dhe çdo gjë që i rethon janë për mua si pëllumba prej argjile, i gjuaj pareshtur.

Pra, edhe njëherë nuk ka patur asnjë ide keqdashëse, por është e vërtetë që shpesh herë dëgjojmë të thuhet : kemi marrë një punëtor shqiptar apo njëromun siç flitej më përpara për italianët. Tani ata janë stabilizuar dhe është radha e të ardhurve nga Europa e Lindjes për të bërë vendin e tyre.

EZh : Cili është imazhi që keni për shqiptarët dhe si j’u është krijuar ky imazh. A mendoni që mediat luajn rolin kryesor ?

AL :Imigrantët janë një realitet europian dhe është e vertetë që ka një karikaturizim në media. Dhe meqë profesioni im është që të shes karrikaturizimin, po ju lë të dilni vet në konkluzione (qesh). Megjithatë nuk kam një imazh negativ për shqiptarët por as pozitiv, miku im që ju fola më sipër është si gjithë të tjerët, nuk i shof ndonjë të metë ngaqëështë shqiptar. (qesh) Por është e vërtëtë që ka një imazh karikaturesk për emigrantët, flitet nganjëherë për mafian shqiptare siç është folur për mafian italiane dikur apo siç flitet tani për mafian kineze dhe atë ruse, një ditë do të dalë edhe një mafie belge, ndoshta për trafikimin e patateve të skuqura. (qesh)

EZh : Ju keni kaluar fëmijërinë tuaj në Scharbeek, komunë që cilësohet si kryeqyteti i shqiptarëve prej politikaneve që ju i keni për zemër. A ka ndryshuar imazhi që ju kishit për shqipëtarët gjatë fëmijërisë tuaj me imazhin që keni për ta tani ?

AL :Filloren e kam bërë në një shkollë komunale ku ishim ghithsej 5 nxënës belg dhe të gjithë të tjerët të huaj. Por kjo nuk ka bërë që të jem racist ndryshe nga im atë i cili  ishte mjaft racist . Në atë kohë nuk më kujtohet të kem njohur shqiptarë. Për mua ardhja e shqiptarëve daton nga fundi i viteve ’90.

 

EZh : Figura e shqiptarit që prodhohet nga spektakli juaj është folklorik, jo shumë i kultivuar dhe që ushtron zanate manuale. Përveç mekanizmave artistik të humorit a ka ky skeç një mesazh më të fshehur. Mendoni ju që Belgjika ka një problem me politikat e saj të integrimit të popullatave të « belgjeve të rinj » term që përdoret per kualifikimin e imigrantëve ?

AL : Eshtë thjesht një spektakël i bazuar mbi vëzhgime të jetës së përditshme asgjë më shumë. Eshte reale që emigrantet e lindjes janë të stigmatizuar në imazhin e punëtorëve të punës së dorës dhe kjo mund të jetë diskriminuese por është një realitet që nuk fshihet. Dhe sa për politikat e integrimit të të huajve në Belgjikë nuk e kam as edhe idenë më të vogël. Për mua politika është si të flasësh kinisht, një gjuhë që as nuk e flas e as nuk e kuptoj (qesh)

EZh : Shqiptarët duket se ju intrigojnë përderisa i keni menduar si produkt të marketingut artistik që mund të shesin por a keni menduar ndonjëherë të vizitoni Shqipërinë qëështë shpalluar edhe si njëri prej 20 destinacioneve pë të zbuluar për 2015 nga prestigjozja TT ?

AL : Jo asnjëherëdhe ju do të kuptoni menjeherë se përse. Në fakt unë nuk udhëtoj gati kurrë. Më së shumti mund të bëj ndonëj xhiro në Paris për të shoqëruar vajzën kur i shkrepet të bëjë shopping dhe kaq.  Jam një shtëpiak i vërtetë.

EZh : Javën e fundit edhe mediat belge kanë  transmetuar informacione rreth aktualitetit në Ballkan dhe më saktësisht në Maqedoni ku shqiptarët kanë qënë sërish viktima të dhunës raciste. A keni ju  një opinion mbi këtë subjekt ?

AL : Kam qënë shumë i zënë me shfaqjet e spektakleve dhe me pergatitjen e 8 vjetorit të « Votez pour moi » (Votoni për mua) dhe nuk kam ndjekur zhvillimet internacionale keshtu që nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje.  Por faleminderit për intervistën, mendoj se në të ardhmen do të jem më i ndjeshëm dhe këto janë mes të tjerash efektet e lobimit pasi po mendoj që ky është qëllimi i kësaj interviste.

EZh : Cili është mesazhi juaj për lexuesit shqiptarë ?

AL :Më lini të sqaroj që nuk kam asgjë kundra shqipëtareve dhe që spektakli im i radhës nuk do të titullohet «  Vdekje shqiptarëve » për shembull ( qesh) Unë jam një humorist varietesh dhe roli im është që ti bej njerëzit të qeshin në mënyrën sa më të thjeshtë të mundshme.

Dhe ndërsa ndahem nga  Lamy, pas kësaj interviste qëështë larg së qënurit një « qasje intelektuale » apo një «sipërmarrje patriotike» duke degjuar regjistrimin e intervistës për të gjetur përgjgjet e mia më shumë tek të pathënat sesa tek ajo që u fol, bindem në vërtësinë e thënies së Tony Long ; « A Bruxelles, l’influence est personnelle. » Në Bruksel, influenca është (çështje) personale.

Bisedoi : Elona Zhana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *