Martin Camaj në mbrëmjen e leximeve të Revistes Kuvendi

Mbrëmja e leximeve po udhëton me autorë të tjerë në Kafe Kuvendi. Aktiviteti  e muajt Prill u realizua në mbrëmjën e parë  të Majit 2015. Këtë herë, titulluar “Dukagjinasi për Dukagjinin”, Martin Camaj erdhi te Kuvendi me  dokumentarin e realizuar nga Tefta Radi, në të cilin  do të sillte kujtimet e saj edhe e veja e Martinit, Erika Camaj, që duke  jetuar me poetin për vite të tëra, do të sillte edhe vargjet e Camjat në munitorin e madh të Kafe Kuvendit. Revista Kuvendi, që nga numri i parë i saj, në Maj 2001, e deri më sot, të gjitha inisiativat e saj i ka realizuar. Kjo nuk do të bënte përjashtim edhe këtë  muaj, megjithëse kishte disa mungesa të dukshme, pjesëmarrës të përhershëm të këtij evenimenti,si: Gjovalin Lumaj, Aida Gjergji, Monela Jaku, Mensur Spahiu e  Nexhip Ejupi, të cilëve nuk iu dha mundësia të ishin, edhe pse deshironin.

camaj2

Mbrëmjen e hapi botuesi i Kuvendit, Pjetër Jaku, i cili pas një biografie të shkurtër,  u kërkoi të pranishmëve të ndjekin  dokumentarin prej disa minutësh në monitorin zmadhues. Më pas, mbrëmjen do e  drejtonte  moderatori, artisti i fjalës, Ndue Gjekaj. Pjesët e zgjedhura nga poezia e Camajt do t’i lexonin  Elinda Marku, Ruzhdi Gurraj, Ndue Gjekaj, Pjetër Jaku e Zef Ukaj. Të gjitha u duartrokiten për koloritin e tyre, për leksikun  që të sillte në ato male e  shkëmbinj, ku poeti kishte lindur, të cilat u bënë frymëzim në krijimtarinë e tij të shumëllojshme.

Në  këtë mbrëmje leximesh, merrnin pjesë edhe  drejtuesit e Shoqatës “ Dukagjini”, Kryetari Nikolin Shyti dhe sekretari L. Sterbyçi, të cilët edhe morën fjalën në këtë takim letrar. Me të drejtë Nikolin Shyti theksoi se Martin Camaj, si artist i fjalës i takon gjithë Shqipërisë. Dukagjini asht shumë i vogël për një shkrimtar si Martin Camaj, – theksoi ai.

Pjetër Jaku do të theksonte në mbështetje të Shytit, se dy librat e parë të Camajt u botuan në Prishtinë, në kohën që ai studionte romantiken në Beograd, por bashkëpunimi me Ernest Koliqin qe një eveniment shumë i rëndësishëm në jetën dhe krijimtarinë e  Camajt. Të qënit për disa vjet kryeredaktor i Revistës “ Shenjëzat”, poashtu ishin një eksperiencë e mirë në  jetën krijuese të poetit dhe prozatorit, që sa vinte e më shumë njihej në botën letrare jashtë vendit. Shqipëria ende s’i kishte botuar asgjë.

Poetja Elinda Marku do të vinte ne pah, se në të gjitha takimet që kishte në jetën që bëri në Mynih e vende të tjera, gjithëmonë u prezantua saktë dhe qartë: Martin Camaj, shqiptar! Kjo do t’i kujtohej dhe do ta përmendëte përherë bashkëshortja e tij.

Pronari i  Televizionit të Komunitetit Shqiptar të Detroitit, dhe aktivisti e bizensmeni i njohur Ndue Ftoni, theksoi rëndësinë e këti aktivitetei dhe aktiviteteve kulturorre në komunitet,  duke i mëshuar faktit se vetëm kështu mbahet gjallë shqiptaria në  emigrim dhe, sidomos gjuha shqipe. Kjo është meritë e mediave dhe, veçanërisht e Revistës Kuvendi, që prej afër  15 vjetësh publikon në gjuhën tonë kulturë, letërsi dhe jetën e komunitetit shqiptarë në Amerikë. Sa i takon Martin Camajt, – tha ai, – nuk kam ç’thëmë më tepër se Ju. A ishte shkrimtar dhe Ju e njihni më mirë se askush!

Në mbyllje të aktivitetit,  botuesi i Kuvendit njoftoi për takimet e ardhshme, ndërsa muzikanti Gentjan Cakorja dhe këngëtarët Suela Meçolli e Shkelqim  Vujollari do t’i  argëtonin të pranishmit deri afër mesnatës.
Korespodent i Kuvendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *