Ky eshte nje shekull Demokratik

Elinda Marku

Tek dimensioni i fjales LIRI, ne sherbim te kombit dhe atdheut, ne sherbim te idaleve demokratike, cdo individ sot e kupton qartazi rolin e nje partie, grupimi politik, shoqate a oraganizate, kudo qe ndodhen. Por sidomos ketu ne diaspore. Momenti historik qe po kalon kombi yne ka nevoje per dinamizem e percaktim te drejte. Eshte e qarte si drita e diellit se projekti i rruges se gjere demokratike qe u nis ne 1990, do te ece perpara dhe vetem perpara.
Asnje force pseudopatriotike, pseudodemokratike dhe antikombetare nuk do te na ktheje mbrapsht!. Humbja e thelle e Partise Demokratike dhe forcave demokratike nuk duhet kurresesi te na demoralizoje as te na c’orientoje! Perkundrazi duhet te gjejme forca te shohim me kthjelltesi ate qe humbem, dhe ate qe do te vij. Por kete kthjelltesi duhet ta gjejne bashke me ne edhe shoqatat atdhetare e politike qe perfaqesojne e flasin ne emer te Shqiperise dhe te kombit.
Si mundet vatra e sotcme e cila nuk pranon asnjelloji diversiteti, te punoje e luftoje per demokraci dhe per bashkim kombetare kur keto nuk i kane ne gjirirn e saj, ne vater dhe ne lidershipin e saj? Nuk kemi pse ikim si te humbur te strukemi, t’u servilosemi, t’u trembemi, t’u bindemi, t’u nenshtrohemi e t’u shitemi “fitimtareve” te perkoheshem, qe duan te na risundojne e poshterojne dhe monopolizojne! Te humburit kane ende dinjetet e besim ne demokracine.
Ka ende kurajo, force e shprese te ngrihemi. Dhe po, do te ngrihemi! Kete kthjelltesi, kurajo, dinjitet, besim, force dhe shprese duhet te gjejne pikerisht shoqatat atdhetare e politike per ta ndihmuar ngritjen e demokracise.
Tashme shihet qarte roli negativ qe po luan vatra ne diaspore dhe boten shqiptare, ne ecjen e demokracise tone. Roli c’orientues qe ajo po luan me dyfytyresine e saj te hapur tashme!
E pra, nuk mund as nuk duhet te harrojme mbeshtetjen qe i ka dhene Vatres lidershipi demokratik . Vatres qe dikur ishte halë ne syte e sistemit diktatoral. Vatra, qe dikur ishte armikia me e madhe dhe me e forte e rregjimit me te eger te ushtruar mbi kombin dhe Shqiperine. Lidershipi demokratik dhe vetem ai e ka konsideruar Vatren dhe te shkuaren e saj, Historike, Elitare, dhe i ka bere vend ne HISTORINE e VERTETE te Kombit e te atdheut!
Vetem me ardhjen e demokracise u takuam e u njohem lirisht me Faik Konicen, kete armik te madh te diktatures mizore! Kohe ne te cilen u fashit krejtesisht ndenja e krenarise se te qenit Njeri. Konicen e madh te censuruar, te ndaluar e te mohuar si vlere dhe kolos jo vetem i letrave shqipe, por sidomos vlere e cmuar e demokracise, lirise dhe historise tone.
Vatranet e vertete, e gdhenden emrin dhe bene histori prej se, paten kurajon dhe kualitetin te pranojne diversitetin, te gjenin force ne gjykim dhe mbi te gjitha t’u qendronin ne cdo kohe e rrethane besnik idealeve per perparimin e Shqiperise dhe dinjitetin e saj ne Bote.

E pra, ky eshte nje shekull demokratik! Vetem Demokratik!
Kohet e fundit, te gjitha qendrimet , levizjet, tundimet,tradhetite qofte edhe me heshtje te vatres bejne te vendosim ate pikepyetjen e madhe per vatranet dhe lidershpin e saj sot.(?)

Pyetjes; C’eshte Liria?
Konica i pergjigjet:
“Liria eshte te mundet njeriu. Te besoje e te thote c’i do zemra. Te shkruaje c’i do zemra. Te beje c’i do zemra, vec ata qe jane kunder lirise se tjeter njeriu.”
Mos harrojme se jemi ne vitin 2015. Ne shekullin e 21. Ne shekullin demokratik. Ndersa Konica qe citova me lart, ka folur per lirine ne vitin 1897. Dhe,a eshte kjo vater sot, Vatra e Konices dhe atyre qe sakrifikuan per demokracine dhe kombin shqiptare…???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *