Njoftim për Mbrëmjen e Leximeve “ Një krijues në muaj”

Mbrëmja e leximeve “ Një krijues në muaj”, për muajn Prill 2015 do të realizohet në kuadrin e aktiviteteve qe do të bëhën nga Revista Kuvendi në  14 vjetorin e saj. Si përherë  kjo mbrëmje do të behet në Kafe Kuvendi, të premten me datën 01 Maj 2015, shoqëruar me muzikë.

Aktiviteti fillon në orën 7:00 Pm dhe përfundon rreth mesnate. Ky muaj i kushtohet Martin Camaj dhe krijuesve të tjerë dukagjinas në moton “ Dukagjinasit për Dukagjinin”, që kanë jetuar e jetojnë në komunitetin shqiptar të Michiganit.

Subjekti i leximeve do të jetë kryesisht nga vepra e Martin Camaj, pa lënë pas edhe  poezi të mikut të tij, të ndjerit Dom Prek Ndrevashaj, poetit Ndreke Guri etj.

Moderator i kësaj mbrëmje leximesh do të jetë artisti Ndue Gjekaj. Takimin  do e  regjistroi ACTV, me pronar biznesmenin e njohur, Ndue Ftoni.

Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *