Gjyqi në SHBA, “shqiptarët të vrasin për 500 dollarë”

CARMEL– (Ballkanweb) Nami i keq për shqiptarët vijon ende jashtë kufijve. Një gjyq interesant është duke u zhvilluar në Kontenë Putnam të shtetit të Nju Jorkut në SHBA.

Një shqiptar, i quajtur Lani “Ariano” Zaimi është në gjyq, pasi akuzohet se ka përdhunuar një kamariere 18- vjeçare në restorantin e tij në Mahopac.

Por gjyqi ka hapur një gjyq tjetër, ndaj avokatit të shqiptarit, George Galgano. Ai akuzohet se ka paguar ryshfet për viktimën e sulmit seksual, që kjo e fundit të mos dëshmojë ndaj klientit të saj.Në të vërtetë, avokati Galgano thotë se ai thjesht ka paguar për të marrë informacion prej saj, pasi dyshonte se policia dhe prokuroria po e nxisnin që të sajonte historinë.

Ai thotë se policia dhe prokuroria janë kundër klientit të tij, Zaimi, për shkak se ai është mbështetës politik i sherifit të zonës, i cili është në sherr me prokurorin e zonës.Avokati Galgano punëson një person, të quajtur Quincy McQuaid, për të marrë informacion nga viktima e dyshuar e sulmit seksual.

McQuaid takon nënën e viktimës dhe i thotë: “vajza jote nuk do jetë e sigurtë, pasi këta djemtë do sjellin kushërinjtë e tyre nga Shqipëria dhe për 500 dollarë atë vrasin këdo”.Sapo mëson për këtë bisedë, Galgano i thotë McQuaid që të rregullojë gjërat.

“Askush nuk është pjesë e mafias shqiptare, askush nuk do vritet dhe askush nuk do marrë para,” i shkruan ai në telefon.Të gjitha këto biseda dhe mesazhe janë regjistruar dhe do dalin në gjyq.Por gjyqi ngre edhe një pikëpyetje me natyrë ligjore.

Juristët thonë se avokatët mbrojtës mund të intervistojnë viktimat dhe dëshmitarët dhe nuk ka asnjë ligj që i pengon ata që të paguajnë dëshmitarët për informacion në lidhje me sjelljen e gabuar të policisë dhe prokurorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *