Deklarata e Sali Berishes, e bere para do ditesh ne kyeqytetin Turk, rreth lidhjeve te gjakut mes shqiptareve dhe turqeve shpreh nje realitet te pamohueshem.
Une jam katolik, por nuk mund te deklaroj prerazi, se ne dejet e mija nuk mund te kete ndonje pike gjaku Otoman.
Le te jemi realiste. Llogaria eshte shume e thjeshte. Otomanet e pushtuan Shqiperine ne vitin 1385. Me qindra ushtare, oficere, dhe nepunes te administrates Otomane erdhen ne Shqiperi, jetuan ketu, u martuan, linden femije. Qe nga ai vit e deri ne 1912-en, qene me qindra e mijera djem te ri shqiptare qe u moren nizam, pra sherbyen ne radhet e ushtrise gjigande te asaj perandorie. Nuk do flasim ketu per karrieren e shkeqyer te disave prej tyre, dhe as per postet e larta politike. Do i referohemi atropologjise, martesave, breznive, etj.
Nese vec dhjete vjet pas 1385-s, pra ne 1395, te kishte patur, le te themi, vec nje lidhje martesore midis nje shqiptari dhe nje turku, i bie qe sot ne vitin 2012, pas 21 brezash te kemi 524 288 shqiptare me gjak turk, apo turq me gjak shqiptar. Ky eshte realiteti. Keto nuk i them une, por jane llogari shkencore te fushes se antropologjise.
Por le te tregohemi te kursyer ne shifra. Te permendim vec kryeministrat e Perandorise Otomane, origjina e te cileve eshte pranuar boterisht si shqiptare. Po rendis ketu disa prej tyre duke filluar me Ahmet Pash Dukagjinin, i cili ka qene Kryeminister per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Ai rridhte nga nje familje shqiptare e Leke Dukagjinit. Per te vazhduar me pas me Ajaz Ahmet Pashen nga Vlora, i cili e mbajti postin e Kryeministrit ne vitet 1536-1539. E me pas Lutfi Pashen po nga Vlora, qendroi ne kete post per 1vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541. Kara Ahmet Pasha, 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555, Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeminister ne vitet 1579-1580. Ferhat Pasha, dy here Kryeminister; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595. Merre Husein Pasha 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Tabani Jasse Mehmet Pasha ne vitet 1632-1637. Kujuxhu Murat Pasha, 4 vjet, etj. Kjo liste eshte e gjate. Ajo vazhon edhe me dhjetra emra te tjere kryeministrash me origjine shiqptare, deri tek Ibrahim Pasha i cili sherbeu 13 vjet si Kryeminister, dhe me kryeministrat e familjes “Qypryly” qe sunduan afro 100 vjet ne shekullin e XVII.
Lind pyetja, a kane qene te martuar keto burra shteti me gjak shqiptar, dhe cila ka qene origjina e grave te tyre? Nese ato kane qene me origjine turke, i bie qe femijet dhe brezninte e tyre pasardhese te kene gjak te perbashket shqiptaro turk.
Kur llogaritem me lart qe, vec nje nga cift shqiptaro-turk lidhur ne matese ne vitin 1395 sot ne vitin 2012, sipas llogarive shkencore antropologjike, i bie te kemi me shume se gjysme milioni banore me gjak shqiptaro-turk. Pra, po t’i shtojme kesaj shifre vec kryeminstrat me origjine shqiptare dhe familjet e tyre ne breznite pasardhese, kjo llogari kap shifren e dhjetra milione banoreve me gjak te perbashket. Per rrjedhoje komentet e metejshme jane krejt te panevojshme.
Per me teper, une mendoj, se kjo ceshtje nuk duhet politizuar, pasi te njetat llogari mund te behen edhe per gjakun e perbashket shqiptaro- romak (Italian). Historia e pushtimit Romak te Shqiperise eshte e gjate, dhe me po ate rendesi e peshe, ne mos me te madhe se pushtimi Otoman. Ne i dhame perandorise Romake mijera ushtare e gjenerale te zote. Jo pak perandore Romake qene me origjine Ilire (Shiqptare); edhe kjo e pranuar boterisht. Tablloja eshte krejt e njejte edhe me pushtimin Bizantin i cili zgjati gati dy here me shume se ai Otoman.
Pra ne rrafshin e antropologjise shkenecore, kryemintri i Shqiperise, ai Greqise, Maqedonise apo dhe i Italise, nuk bejne asnje gabim po te deklarojne se popujt tane kane gjak te perbashket.
Gjuajtesit e gabimeve, historianet e mjate, apo politikanet opozitore mund ta sulmojne Berishen per njemije e nje gjera te tjera, por sulmi qe i behet atij rreth kesaj deklarate eshte i pabaze, i pallogjike dhe per rrjedhoje krijon vec nje tymnaje mediatike krejt te panevojshme.