Problemi i shamisë në Kosovë

Mag.iur. Palush Domgjoni

Në vitet e fundit, debatohet shumë shpesh, për shaminë “myslimane”, në media, nga ideologë fetarë, parti politike, në Parlament, ku kemi mendime pro dhe kundër sajë. Shamia është çështje debati si një problem, jo vetëm në Kosovë,  por edhe në vende tjera të Evropës. Disa vende të Unionit Evropian dhe vende tjera të Evropes, kanë nxjerrë ligje dhe rregullore për ndalimin e sajë nëpër shkolla dhe institucione tjerat publike, psh. Franca, disa republika në Gjermani, dy kantone të  Zvicëres dhe pjesë frankofone të Belgjikes.

Kosova si shtet është përcaktuar për një Republike demokratike, sistem paralamentar dhe për një shtet të së drejtës.  Me  nenin 8 të kushtetutës, Kosova percaktohet si shtet laik. Kur është në pyetje çështja interpertimit të të drejtave të njeriut dhe liritë themelore, ku bën pjesë edhe liria fetare, sipas nenit 53 të Kushtetutës, këto të drejta interpretohen në harmoni  me vendimet gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat të Njeriut.

Në vitin 2009 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ka nxerrë një Udhëzim Administrativ, ku me nenin 4 të këtij udhezimi administrativ ndalohet bartja e uniformave fetare, në shkolla fillore dhe të mesme. Një pjesë e ideologeve fetare dhe politikanëve islamist pretednojnë për një shkelje të së drejtës fetare, si e drejtë dhe liri e njëriut, ata pretendojnë më tej se udhëzimi administrative në fjalë është kundërkushtetues.

Ç‘farë është kunderkushtetushmëria në këtë rast dhe c‘farë nënkuton shteti laik?

Normat kushtetuese janë normat juridike më të larta të një vendi. Neni 8 kushtetutës së Kosovës thotë:„Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare“. Shteti laik e gjenë bazen e tije në revulucioni demokratik Francez  1789. Në  Francë u perdor Termi “laicizëm” për ndrajen e shtetit nga feja. Fjala laik (laïcité në frengjisht), vjen nga greqishtja   “λαϊκισμός-laïkós” që don të thot “laik” jo-klerik. Sot fjala laik në të gjithë fjalorët e gjuhëve të përgjithshme dhe juridike ka kuptimin e ndarjes së shtetit nga feja. Nëse një shtet përcaktohet më kushtetutë si shtet laik atëherë implementimi i tij është kushtetues.  Neni 8 i Kushtetës së Kosovës është normë kushtetuese e detyrueshme (jus cogens), dhe se shteti është i detyruar ta zbatojë atë. Sëcili shtet është i detyruar të respektojë dhe zbatojë kushtetuten e tijë, për të qenë shtet i së drejtës dhe shtet demokratik. Kurse mos respektimi dhe mos zbatimi i kushtetutës është shkelje e parimit të kushtetushmërisë dhe shteti nuk është më shtet i së drejtës. Ky parim kushtetues është gjithashtu në pajtim me Konventen Evropiane për të Drejta të Njeriut, këte e verteton edhe Gjykata për të Drejtate Njeriut në Starsburg. Kështu që ky udhëzim daministrativ që ndalon uniformat fetare, në shkolla fillore dhe të mesme është në pajtim të plotë me Kushtetuten e Kosovës, dhe se shteti i Kosovës është i detyruar me kushtetutë, që parimin e  ndarjes së shtetit dhe fesë ta zbatojë në të gjitha institucionet publike.

 

Të drejtat e njeriut, ç’farë është liria fetare si e drejtë e njeriut dhe c‘farë nënkupton ajo, a është shkelur e drejta e njeriut (liria fetare) me këtë udhëzim adiministrativ?

 

Të drejtat e njeriut janë të drejta subjektive, ato vlejne për të gjithë njerëzit në mënyrë të barabartë. Koncepti i të drejtave të njeriut nenkupton se të gjithë njerëzit, vetëm në bazë të ekzistences se të tyre kanë të drejta të barabarta, dhe se këto të drejta të barabarta janë universale, kjo do të thotë se të drejtat e njeriut janë të vlefshme për të gjithë njerëzit kudo. Të drejtat e njeriut i karakterizon individualizmi, pra janë të drejta individuale.  Të drejtat duhet të rrespektohet në tërsi, këto duhet të pranohen dhe mbrohen, jo vetëm si të drejta të njëriut në kuptimin pozitiv, që në kontekstin e lirisë fetare nënkupton lirinë për të besuar, dhe për ta ushtruar këtë lire, por edhe si të drejta të njëriut në kuptimin negativ, që në kontekstin e lirisë fetare nënkupton të drejtën dhe lirinë, për të mos besuar, si dhe lirinë e ndryshimit të besimit. Liria fetare si e drejta e njëriut nënkupton vetëm lirin për të besuar dhe ushtruar këtë liri, ose për të mos besuar apo nderyshuar besimin. Kjo nuk mundë të jetë si detyrim për të besuar, apo detyrim për të bartur ndonjë simbol fetar, sepse është në kundërshtim me këtë të drejtë të njeriut dhe kuptimin e sajë.

Konventa Evropiane për të drejta të njeriut Romë 4.XI.1950, në nenin 9 parasheh lirinë e mendimit, lirinë e ndërgjegjes dhe  të fesë. Edhe kjo sikurse Deklarata e Universale për të Drejtat të Njeriut 10.12. 1948 parasheh, që secili përson ka të drejtën të mendojë lirisht, të ketë lirinë e ndërgjegjes, lirinë për të bësuar (pra lirinë e fesë). Por paragrafi 2 i nenit 9 të Konventes Evropiane për të Drejtat të Njëriut, parasheh se liria e shfaqjes së fesë ose besimit, dikujt mund t’i kufizohet në raste të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme për një shoqëri demokratike, qe jane në interes të sigurisë publike, që kanë për qëllim mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit, të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve. Pra, edhe pse neni  9 i Konventës Evropiane për të Drejtate Njeriut e mbronë manifestimin e të drejtës fetare,  nuk e mbron çdo  besim të motivuar  dhe të obliguar, nuk e mbron çdo simbol çë ka karakter detyrues e më shumë politik dhe fundamentalist, sepse nuk bën pjesë në të drejtat e njeriut.

Nëse në një shoqëri demokratike ka më shumë se një Fe, mund të bëhen kufizime nga ana e shtetit, me qëllim të ruatjes së tolerances dhe harmonisë në shoqëri dhe vend, këte e ka njohur edhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjykata Evropiane për të Drejtate Njeriut është shprehur qartë në disa vendime, se një shtet mund ta kufizojë manifestimin e një feje, nëse kjo ka per qellim mbrojtjen e të drejtave të tjereve, apo ruajtjen e rendit publik dhe te sigurisë siq e parasheh edhe paragrafi 2 i nenit 9 të Konventës.

Meqë në Kosovë me nenin 53 të kushtetutës parashihet, që interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të garantuara me kushtetutë bȅhet nȅ pajtim me vendimit e Gjykates Evropiane për të Drejtat e Njeriut, atëherë duhet edhe në këte rast (të lirisë fetare), të bëhet interpretimi në pajtim me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sa i përket çështjes së shamisë „myslimane“ për vendet që janë përcaktuar me kushtetutë, shtete laike, siq është përcaktuar edhe Kosova, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur në disa raste psh.: në rastin „Dahlab/CH“ v. 15.2.2001, p. 3 kundër kantonit të Gjenevës, në rastin “Eyla Sahin/TR” (Case: Leyla Şahin  No. 44774/98) kunder shtetit të Turqisë dhe në rastet kunder shtetit të Frances“Tuba Aktas” Nr. 43563/08, “Hatice Bayrak”  nr. 14308/08, “Mahmud Sadek Gamaleddyn” nr. 18527/08, “Sarah Ghazal” nr. 29134/08, “Jasvir Singh” nr. 25463/08 dhe“Ranjit Singh” nr. 27561/08. Në të gjitha këto raste për ndalesën e bartjes së shamisë gjatë procesit mësimor në shkollë, dhe në institucione tjera publike  Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka refuzuar ankesat, dhe ka njohur vendimet për ndalim të shamisë si të drejtë dhe legjitim, duke u bazuar në atë se këto vende janë përcaktuar me kushtetutë si shtete laike dhe  një kufuzim të lirise fetare gjykata e ka pa si të nevojshëm dhe në pajtim me nenin 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, .

Në rastin e Turqisë gjykata shprehet, se nje masë e tillë është e nevojshme, sidomos në atë rast kur një shoqëri është me shumicë besim islam dhe me një islam politik në rritje siq është Turqia, mund të ndikojë negativisht në të drejtat e të tjereve, rendin publik, shoqerinë demokratike dhe barazinë gjinore. Në këtë pikë Kosova ka ngjashmëri, pasi që shumica e popullsisë janë të besimit islam dhe në vitet e fundit islami politik  është në rritje e sipër. Me një islam politik nuk njihen të drejtat e njeriut, përkundrazi kundershtohen. Sipas ideologjisë politike islamike dhe shkollave juridike islamike, të drejtat e njeriut sipas konventave ndërkombëtare deri me tani janë të papranueshme, sepse sipas tyre këto të drejta janë të krijuara nga njeriu dhe janë në kundershtim me sheriatin. “Në shumë shtete islamike, të drejtat e njeriut qendrojnë keq“(Heiner Bielefeldt; Religion und Interationales recht- Facetten der islamischen Menschenretsdiskussion S 95). Edhe në rastet kundër Frances, si një shtet që është në unionin evropian, e i cili ka ndaluar shaminë nëpër shkolla dhe institucione tjera publike,  Gjykata për të Drejtat e Njeriut ka refuzuar ankesat dhe ka njohur vendimet për ndalim të shamisë si të drejtë dhe legjitim, duke u bazuar në parmin e shtetit laik dhe mbrojtjes së rendit publik. Njëte si në rastet për shaminë Francë dhe Turqi, gjykata ka vendosur edhe për rastin në Gjenevë.

Perfundim:

Kështu që si Franca, Gjeneva- Zvicerr, ashtu edhe Kosova janë percaktuar më kushtetutë laike.  Prandaj edhe nëse do të ishte Kosova shtet anëtar në Këshillin e Evropës dhe do të ngritej ndonjë ankesë për shaminë,kundër këtij udhëzimi adnimistrativ pranë Gjykatës për të Drejtat e  Njeriut, gjykata do të vendoste, siq ka vendosur në rastet e mësiperme, duke u bazuar në parimin e shtetit laik, duke u bazuar në mbrojtjen e lirive të tjerëve, rendit publik, barazinë gjinore dhe ruajtjen e funksionimit të një shoqerie demokratike. Laicizmi si një parim kushtetues me të cilin shteti është i ndarë nga feja, ka një rëndësi të veçantë, sidomos në vendet të cilat përbëhen nga fe të ndryeshme dhe sidomos në shkollë ky parim duhet rrespektuar, pasi që nxënesit shume lehtë mundë të ndikohen nga simbolet e ndryshme që janë shumë të dukshme. Ky parim gjithashtu ka një rendesi shumë të madhe në emancipimin e femrës dhe barazinë gjinore. Andaj në rastin e Kosovës parimi laik i shërben tolerancës dhe rrespektimit të gjitha grupeve fetare në vend. Gjitshatu siq u cek më lartë ky parim nuk cenon aspak nenin 9 të Konventes Evropiane për të Drejtate Njëriut, por përkundrazi është ne pajtim të plotë me paragrafin 2 të këtij neni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *