Hillary Clinton pret Hashim Thacin

Hillary Clinton pret Hashim Thacin

Washington, 4 prill – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka rikonfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe aspiratat integruese të saj.
“Do vazhdojmë të mbështesim Kosovën në aspiratat për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe BE-së”, deklaroi Clinton.
Në një konferencë të shkurtër për shtyp, të mbajtur rreth orës 21 sipas kohës sonë, Clinton rivlerësoi marrëveshjet Kosovë-Serbi të arritura deri tani. 
“Ne e vlerësojmë marrëveshjen Kosovë-Serbi të arritur në Bruksel. Marrëveshjet e arritura janë meritë e dy liderëve”, u shpreh shefja e diplomacisë amerikane.
Ndërsa Thaçi falënderoi sekretaren Clinton për mbështetjen e pakursyer të administratës amerikane.
“Sot diskutuam për disa çështje dypalëshe. Sa për marrëveshjet, ato janë kapituj të rinj mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Thaçi.
Më herët kryeministri kosovar u takua me kongresistin Eliot Engel, ndërsa më vonë pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden. Në ditët në vazhdim ai do të bisedojë edhe me zyrtarë dhe kongresistë të tjerë.
Atij i është rezervuar edhe një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i cili pritet të mbahet më 6 prill, por që nuk është përcaktuar ende zyrtarisht.
Në Shtetet e Bashkuara kishte në plan një vizitë edhe presidenti serb Boris Tadiq, por prania në të njëjtën kohë e Thaçit ia prishi atij agjendën e planifikuar.

www.Kohaditore.net

04 Prill 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *