PME TË MADHIN VIKTOR HYGO TË RILINDJES EUROPIANE ÇKA PATËN RILINDASIT E TIRANËS?

 Nga Ramiz Lushaj
1.
Prej disa ditësh 400 studentë të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës (UNT) nuk futen në audioret e tij pasi është rrethatue me shenja të bllokimit tatimor. Ata shirita më ngjajnë si “rrezik vdekje” për Qeverinë e “Rilindjes”, e cila po aktkryen e aktron sulm të paprecedent politik e policor deri në mbyllje të veprimtarisë akademike ndaj këtij institucioni dinjitar të dijes.
 Kësisoj, “rilindasit” e Tiranës po i kundërvihen edhe rilindasit të madh të kahershëm, poetit kombëtar Naim Frashëri, që iu apelonte brezave shqiptarë nën pushtimin ottoman: “Dritë e Diturisë përpara do na shpjerë” (!)
Për 40 milionë lekë (të reja) detyrime tatimore tejet të plancuara edhe nga gjoba e interesa kryqëzate dregëz e nyje, mbyllet 4 muaj para përfundimit të vitit akademik UNT e iu ndërpriten studimet 400 studentëve të tre viteve, ndaj me të drejtë prorektori i tij, prof dr Lisen Bashkurti, apelon në masmedia: “Autoritetet respektive të mos ngatërrojnë aspektet tatimore-fiskale me funksionimin e pandërprerë akademik të institucioneve universitare”.
 
            2.
Kjo ofensivë fundekrye është cytje e hjeksi shtetërore-politike sa shtatanike e cinike. Një turrnajë sa e haparavtë edhe e grenztë me laryshi policësh të DPTT e të DPQT. Në bashkari, truç e truçkas, e shigjetuan e oktapodën Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, i vendndodhun diku në afri të zonës të thirrun popullorçe “vilat amerikane e gjermane”.
Diçka më trondit fort mue, plasarit kohën, hendekon të ardhmen: Prapë, në shek. XXI, në kushtet e ecuritë e demokracisë euro-atlantike, pas mbiemrit të universiteteve: “i Tiranës” etj. gërmohet në gjenezë të prejardhjes krahinore të emërorëve themelues e drejtues të tyre, nëse janë “të Tropojës” etj.(!) Prapë nuk paskan randësi as titujt e gradat shkencore të kryestafit të këtij universiteti me kryetar senati akademik Apollon Baçe, rektor prof dr Agron Lamaj, prorektor prof dr Lisen Bashkurti, president juristin Vladimir Mulaj e pedagogë nga ma të mirët, por paska fuqi magjike edhe përcaktori e cilësori nëse je “mik” apo “armik” i kryeministrit të sotëm Edi Rama apo i ndokujt tjetër nga (ish)shtetarët e lartë të djehit e të sodit.
Fakte të tilla i japin dritë deklaratës mediatike të kryetarit të senatit të UNT, akademik Apollon Baçe, teksa e përcakton mbylljen e Universitetit si “sulm të mirëfillta politik” e argumenton se “qeveria e majtë socialiste po konfirmon atë çka tha kryeministri Rama në një debate parlamentar kur kërcenoi…se nuk keni parë ende asgjë nga dhuna”.
3.
Ky sulm sa otoman e shoven, gjithësesi i pafytyrë e i mënxyrtë, i keqndodhur më 25 prillit 2005 çoi kryekëputas në ndërprerje të veprimtarisë akademike të UNT, me mbylljen e dyerve të tij të dijes.
 Kjo më përngjan me Fermanin Perandorak të 31 majit 1779 të Sulltanit otoman Abdul Hamiti i Parë, ferman që e ndalonte përdorimin e gjuhës Shqipe dhe ngritjen e shkollave shqipe në sanxhakët e vilajetet shqiptare nga Janina në Nish dhe i lejonte ato në gjuhën greke (!)
A thue edhe në shek. XXI të integrimeve euro-atlantike e ku-ku/quajtuna “Rilindje” e kryeministrit Edi Rama me koalicionin qeverisës do të lejohet nga (ndër)kombëtarët të na demonstrojnë sjellje e veprime të tilla otomane orientaliste në zemër të Europës, në kryeqytetin e shqiptarëve të botës?!
 
4.
Rrethatimi ajzberig e kulisor i Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës prej 25prillit 2014 nga “policët” e kollarit e foltoreve të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”; nga policët e lapsit e shiritit tatimor e policët e fugonit e të shkopit afër Lanës e Liqenit Artificial të Tiranës, bie ndesh me modelin e përkryer të politikave e praktikave arsimore akademike të dy aleatëve ma strategjik të Shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Obamës e të Gjermanisë të Merkelit.
Presidenti Barak Obama e ka shpallur prej kohësh një nga devizat e tij për Amerikën që të bahet “the most college-educated country in the world by 2020”. Përndryshe: të ketë përqindjen ma të lartë të popullsisë me arsim universitar.
Kancelaria Angela Merkel ka premtuar qyshse më 2008 se Gjermania do të bëhet një “republic of education”. Përndryshe: një republikë e njerëzve të arsimuar.
Krejt ndryshe nga këto dy supershtete euro-atlantike e botërore veprimtaron  Qeveria e “Rilindjes”, e cila me turpin e dhelprës e luksin e gjelit i curravet e i rrgallet me ndërprerje aktiviteti akademik UNT, tue mbyll një portë, auditor, tempull të dijes universitare.
5.
Në shek. XXI nuk janë problem kryesor i botës as luftërat ndërkontinetale, as krizat fiskale në ekonomitë botërore, as mungesa e ujit, as ndryshimet e ndjeshme klimaterike, etj. po vet rinia e sotme, sidomos rinia universitare e pasuniversitare.
Sivjet, në vitin 2014, Shqipëria është i treti shtet (pas Turqisë e Kosovës) me moshën ma të re në Ballkan e në Europën Euro-Atlantike, pasi i ka 38.5 për qind të popullsisë së saj deri në moshën 25 vjeç.  Përndryshe: një kuota lartësore rreth 12 për qind ma të lartë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Një shtet që i mbyll dyert e universiteteve e ka rininë në Rrugën e Madhe. Studentët më 25 prill 2014 thirrën në protestën e tyre para universitetit të vet: “Duam mësim”, “Shtet policor”, etj. e tevona kanë me shkue edhe para selisë të Kryeministrisë, Parlamentit, Presidentit.
Akademiku Apollon Baçe, kryetar i senatit të Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës  e shtron pyetjen para Qeverisë së Rilindjes, para Shtetit Shqiptar, natyrisht edhe para Bashkimit Europian e Amerikës: “Më thoni këtë gjë, këta që kanë studiuar dy vjet, tre vjet, çfarë do të bëjnë? A do hidhen në rrugë, do t’u këputet mësimi këtyre?”
Kur rinia mbetet në Rrugë të Madhe as qeveritarët feudalë nuk mund të rrijnë në zyra me kondicioner, në vila me ashensor, në makina me targa. Nuk është zgjidhje e zgjedhje kur Qeveria i nxjerr rininë në Rrugë të Madhe se vjen një cen e një cak që Rruga e Madhe e cakton “Qeverinë e Vet”. Mbasandejna nga ky kaçimak, prej  një zallamahie e tollovie të tillë, edhe qytetarët e thjeshtë e hutin disi e përkohor rrugën në oborr.
Prandaj, Qeveria e “Rilindjes” nuk duhet të shkallojë kaq keq si me sulmin ekstrem e politik kundër Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, po të obligohet aktivisht e cilësisht për t’i shkolluar këtë brez të ri në rritje siç po veprimtaron edhe Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës.
 
4.
Kjo qeverisje e “Rilindjes” po frymon e aplikon një “Luftë të Ftohtë” ndaj universiteteve në Shqipërinë Londineze?!
Kjo po tenderohet, trajekterohet e trenohet me mjete e praktika ekstreme e terrovinë mesjetare si këto ditë fundprilli 2014 ndaj Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës
Kjo po trajnohet e trajtohet keq nga Politika. Herë vegon e fekton si Luftë Politike. Herë shfaqet e trashet si Luftë Psikologjike. Herë viganet apo përrallet si Reformë. Herë ngërçet e këllçet si Konçesion…
Universitetet, studentët e pedagogët e tyre, nuk po ndihen të sigurtë prej Qeverisë së “Rilindjes”. Po cënohen dy nga shtyllat e Lirisë së përbotshme: Liria nga Frika dhe Liria e Sigurisë Ekonomike.
Studentët nuk dolën më 8 Dhjetor 1990 në Sheshin “Demokracia” për të pasë prapë edhe më 25 Prill 2014  refren demonstrate thirrjet “Duam mësim”, “Shtet policor”, etj.
5.
Qeveria e “Rilindjes” po kërkon medoemos që të ketë “viktimën” e saj të parë të “Luftës së Ftohtë” ndaj tempujve të dijes: Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës.
Qeveria nuk mund të bajnë “Reformë të Madhe” duke sulmue së parit “Universitete të vegjël” si UNT me 400 studentë, po t’ia fillanisin edhe nga ato universitete me mbi 4.000 studentë?! Apo tjetra: Qeveria t’ia fillojnë kësisoj nga ndërmarrjet e saj shtetërore që i kanë milionë dollarë detyrime tatimore shtetit ndër vite?! Mbasandej t’i vnojnë në kërkesë e shtrengesë tatimore të këtilla universitetet publike private, po kurrsesi të mos ua ndërpresë kësisoj vitin akademik, të mos luaj me shenjtërinë e tyre dijetare, të mos i mbullin forcërisht ato.
Në koft se hapen letrat del se Qeveria i mbetet me mjaft detyrime qeverisjeje universiteteve publike private pasi investimet e saj janë tejet të ulëta, në përqindje të papërfillshme në GDP-në e Shqipërisë Londineze e të pakrahasuesshme me mesataren e Bashkimit Europian apo të Amerikës. Gjithashtu, Shqipëria jonë nuk ka ndonjë studim aktual apo perspektiv mbi nevojat për punësime në të gjitha hallkat e shtetit e biznesit të studentëve që i kryejnë studimet në këto universitete?!
Qeveria Rama duket se e ka shenjue keqas UNT, përndryshe mund të priste deri në vjeshtën e sivjetme 2014 e ta mos e lejonte kit’ universitet të fillonte rregjistrimet pa i shlye detyrimet tatimore të prapamebtura apo të tepërta, me ose pa gjoba e interesa, etj. e jo të ndërhynte egërsisht me ndërprerje të vitit akademik.
Hjekësia e egërsia qeveritare ndaj UNT duket edhe tek faktet e pohueme publikisht: Administratori i këtij universiteti, Admir Mulaj i shkolluar në Francë, rrëfen për masmediat se ka pasë marrëveshje paraprake me DPTT për të shlye fillimisht 30 për qind të detyrimit tatimor të akumuluar e pastaj pagimi në këste i shumës së mbetur. Thuhet publikisht se ky 30 përqindësh është pague një ditë para 25 prillit 2014. Atëherë: kujt i interesonte ma së tepërmi ndërprerja e vitit akademik, mbyllja e UNT?!  Pikëpyetja bahet edhe ma e madhe kur vet presidenti i UNT, Vladimir Mulaj, një jurist e veprimtar i mirënjohur, deklaron: “Në vend që të negociojmë dhe të paguajmë, sipas ligjit tatimor, pjesën tjetër me këste, ku afati i kësaj pagese është deri në dhjetor të vitit 2015”. Rektori i UNT, prof. dr. Agron Lamaj e përforcon këtë fakt teksa i dijenon një gazete të përditshme: “Organi tatimor në mënyrë të njënashme ka ndërprerë negociatat”. Në media fjalaflitet se për një pjesë të detyrimeve tatimore ka kundërshti të kahershme e të argumentuara nga UNT.
Natyrisht Qeveria e Rilindjes duhet të bajnë kujdes partneriteti, të tregojnë durim qeverisjeje, sepse këto universitete publike private janë krejt të rinj në moshë, terren të vështirë e përvojë të pakët. Europa ka ngrit universitete qyshse në vitin 1088 në Bolonja të Italisë e në Shqipëri e kemi të parin universitet në vitin 1957, Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Universiteti Ndërkombëtar i Tiranës është veçse pesëvjeçar, një prej tempujve të arsimit e shkencës panshqiptare, me studentë nga të gjitha trevat etnike shqiptare: Mali i Zi, Kosovë, Maqedoni, Lugina e Preshevës, një universitet që e ka dëshmue vetëveten dhe premton për të nseërmen shqiptare.
6.
Shkrimtari e dramaturgu i madh i Rilindjes Europiane, Viktor Hygo (1802-1885), i njohur si “babai i Romantizmit”, i vlerësuar si një nga figurat dominuese të letërsisë franceze të shek. XIX, e ka një thanie aksiometrike, devizë të përbotshme: “Kush hap një shkollë, mbyll një burg”.
Krejt ndryshe po vepron Qeveria Rama, e cila ia ndërpret vitin akademik Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, ia mbyll dyert e dijes. Po me të madhin Viktor Hygo të Rilindjes Europiane çka patën “rilindasit” e Tiranës, tue iu kundërvu më 25 prill 2014 devizës filozofike e biblike të tij?!
Universitetet janë shenjtëri e dijes për kohën e brezat. Një shtet që synon t’i mbyllin ato ka marrë rrugën e djallit.
 
             

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *