Polarizimi i shoqerise ne baza fetare – nje fenomen teper shqetesues

Hatixhe Latifi-Pupovci

 

Ne Kosove, si shumecka qe po funksionon keq, po ndodhe edhe nje fenomen teper shqetesues – polarizimi i shoqerise ne baza fetare. Shqiptaret perkunder tri konfesioneve gati se kurr nuk kane bere fyrje publike ne baza fetare. Por, tani jemi ne nje situate kur i eshte “shpalle” lufte njerit komunitet fetar – komunitetit islam. Per pasoje eshte krijuar dipoli shoqeror me “polin islamist” dhe “polin islamofob”. Diteve te fundit eshte diskutuar me te drejte gjuha e rende e perdorur nga nje hoxhe me rastin e predikimt. Dhe, degjuam fyerje te patolerueshme nga te dyja palet, gjuhe shqetesuese per shqiptaret. Perderisa ky hoxhe (person publik) me rastin e predikimit perdor fjale fyese per femrat e “pandershme” ne anen tjeter “reagojne” analiste (poashtu persona publike) me ofendime ndaj islamisteve (ketu e kam fjalen per ata qe e praktikojne islamin) duke i quajtur “krijesa te cuditshme”, “zedhenes te apokalipsit” “njerez jonormale” etj. etj. Pra, nje konfrontim i ashper publik i islamisteve e islamofobeve. Dhuna shkakton dhune, sulmi shkakton kundersulmin – eshte ligj i natyres ky. Por, cili eshte shkaku e cila pasoja e kesaj “lufte” eshte e veshtire te definohet. Qe nga paslufta, shoqeria kosovare ka filluar te shqetesohet per rritjen e numrit te islamisteve – individeve me “mjekrra” e me “mbulesa” Si pasoje e kesaj, islamofobet kane bere dhe po bejne ofendime nga me te ndryshmet, gje qe po e radikalizon edhe me shume komunitetin islam. Islamofobet nuk do te duhej te shqetesoheshin nga personat qe praktikojne fene me gjithe mbajtjen e simboleve fetare, qofte ajo mjekerr apo mbulese. Menyra e veshjes ne sferen publike mund te jete ceshtje e debatit publik, duke e gjetur mesataren dhe te pranueshmen ne mes te ceshtjeve te sigurise publike, ku mund te diskutohen veshje te caktuara si ferexhet, burka etj dhe ate te moralit publik, ku mund te diskutohen teprimet erotizuese dhe veshjet provokative. Dhe, nese ndalohet njera, do te duhej ndaluar edhe tjetra.

Ajo qe duhet te shqetesonte shoqerine tone eshte menyra e funksionimit te institucioneve dhe shoqatave fetare neper Kosove. Prandaj, bashkesite fetare (pikepyetje nese ne krye te tyre ekzistojne personat e qelluar) duhet te kete nen kontrolle situaten, duhet te jete ne dijeni per cdo gje qe tangon funksionimin e komuniteteve fetare. Ato duhet te merren me seriozitetin me te madh ne perzgjedhjen e klerikeve, sepse ata jane persona me ndikim ne masa te gjera njerezish. Ata, sikurse edhe analistet jane te demshem, nese nuk jane te ngritur e profesionale, nese nuk “peshojne” fjalen e tyre publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *