Grabitet ambasada shqiptare në Athinë, ndërkohë që maqedonasit djegin flamurin shqiptar

Grabitet ambasada shqiptare në Athinë, ndërkohë që maqedonasit djegin flamurin shqiptar

ATHINE (Bota Sot) “Hristijanska organizacija” ose “Organizata e Krishterë”, ka prezantuar një video, të cilën e ka shpërndarë në internet dhe fton maqedonasit joshqiptarë që “të zhduken” shqiptarët myslimanë, ndërsa në Athinë grabitet ambasada shqiptare. Para se të djegin flamurin, me në sfond një këngë të afërt me ato liturgjike, maskat kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni dhe në përgjithësi ku jetojnë shqipfolësit, duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve. “Mos provoni të digjni tempujt e shenjtë të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse mor myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, thonë në mesazhin e tyre këta racistë të maskuar në mesazhin filmik. Ndërkaq, një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në ambasadën shqiptare në Athinë. Lajmi konfirmohet nga vetë ambasadori shqiptar në Greqi, Dashnor Dervishi, i cili tha se “gjatë natës së kaluar, persona ende të paidentifikuar nga policia, kanë kapërcyer murin rrethues, kanë hyrë në territorin e ambasadës dhe kanë vjedhur një sasi parash, që ndodheshin në 2 bankomate brenda ndërtesës, pa prekur asgjë tjetër”. Sipas ambasadorit, bëhet fjalë për paratë e mbledhura nga emigrantët shqiptarë, që kanë aplikuar për pasaporta biometrike. Dervishi nuk dha një shifër të saktë të parave që mungojnë, por sipas tij, ishte “një sasi e konsiderueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *