IMZOT NIKOLLË KAÇORRI – FIGURË E NDRITUR E KOMBIT SHQIPTAR.

Me daten 24 Nentor 2102, ne Kishen ” Zoja Pajtore” u mbajt Akademia Shkencore per 100 Vjetorin e Pavaresise, nen kujdesin e Komisionit Organizativ te Komunitetit Shqiptar ne Michigan. Me kete kumtese po fillojme botimin e te gjitha kumtesave qe u paraqiten ne kete Akademi, si dhe nje pershkrim te mevonshem ne lidhje me kete aktivitet shume te realizuar.

Redaksia e Revistes” Kuvendi”
Gjovalin Kaçorri

Te nderuar bashkeatdhetare,

Te nderuar klerike,

Zonja e zotrinj,

Jemi mbledhur sot ne kete akademi solemne per te perkujtuar ngjarjen me te rendesishme ne historine e kombit tone ate te shpalljes se pamvaresise.

Si çdo ngjareje tjeter dhe kjo ngjarje e rendesishme historike ka protagonistet e saje te cilet me idealizem, pune e perkushtim patriotik e atdhetar, me sakrifica te medha e te panumerta, kryen me 28 nendore 1912 aktin e madh historik Ate te shpalljes se Shqiperise “Me vete,te lire, dhe te mosvarme”.

Dhe, une kam nderin nga kjo foltore,te falenderoj organizatoret e kesaje akademie qe me dhane mundesine dhe privilegjin te referoj sot para jush per njerin nga protagonistet kryesore te kesaj ngjarje te madhe kombetare, krahun e djathte te Ismail Qemalit, nekryetarin e qeverise se Vlores, Imzot Nikolle Kaçorri.

Te nderuar pjesmarres

Dom Nikoll Kaçorri nuk hyri rastesisht ne panteonin e historise. Ai u rrit dhe u edukua ne nje ambient atdhetare dhe patriotik. Ne personin e tije meshiroheshin tiparet dhe vlerat me te mira te popullit tone. Nuk mund te flasesh per dom Nikollen pa permendur Mirditen prej nga kishte prejardhjen e cila ka nje kontribut te madh dhe te veçante ne historine e Shqiperise. Mirdita ka qene njesi me vete dhe kompakte shume shekuj me pare dhe ka dhene kontribute te medha ne zhvillimin e kultures e historise kombetare. Ajo daton qe nga koha e krijimit te shtetit te Arberit me 1190, ne kohen e Skenderbeut me vellezerit Gazulli, te cilet ishin ambasadoret e tije ne ate kohe dhe profesore universiteti ne Raguze, me atdhetarin e madh Pashko Vasen. Me deren e Kapidanit e cila i ka prire Mirdites gjith kohen e qe perben nje histori me vete me permasa kombetare, me Abat Doçin rilindasin e shquar dhe nje nga hartuesit e alfabetit tone, me Fishten i cili ishte dhe kryetare i komisionit te Alfabetit ne Kongresin e Manastirit ku u hodhen themelet e shkrimit te gjuhes shqipe, vazhdon me ngritjen e flamurit ne kuvendin e Fanit dhe krijimin e qeverise se Kimzes me 27 Prill 1911, etj, etj. Pikerisht kjo e kaluar dhe keto ngjarje historike ndikuan ne formimin e atdhetarit dhe patriotit te ardhshem Nikoll Kaçorri.

Imzot Nikollë Kaçorri ka lindur në fshatin Krejë të Lurës ne vitin 1862, me baba katolik dhe me nene myslimane nga dera e Vladajve. Lindi pra në një shtëpi ku festoheshin Pashkët dhe Bajrami, ku harmonia në familje ishte një model për mirë. Askund në Shqipëri nuk gjenë zbatim kaq te mire, shprehja e përjetshme e Vaso Pashës “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” .Ndryshe prej moshatarëve të tjerë, ai pat fatin të ndiqte mësimet në Seminarin Papnor të Shkodrës, në shkollën me të organizuar që ishte atëherë në Shqiperi. Me 1882 perfundon kolegjin urban per retorikë e gramatikë .Nga viti 1882 deri në vitin 1888 studion në Romë per teologji . Nga viti 1888 deri ne vitin 1893 studion per filozofi dhe shkenca politike në Universitetin e“Zeking” të Zyrihut në Zvicer dhe në Austri. U kthye në Atdhe në vitin 1884 dhe po atë vit u shugurue meshtar në Shkodër. Mbas rreth gjashtë muejsh shërbim në qytet, e caktuen meshtar në Delbnisht të Kurbinit, trevë që vlonte nga zjarri për çlirim nga zgjedha ottomane. Mbas pesë vjetësh pune ne Delbnisht e caktuen në Durrës, sekretare te ipeshkvnise, që ishte qendër e Dioçezës,
Një vit mbasi shkoi në Durrës, pra më 1892, emrohet Ipeshkëv i Dioçezës së Durrësit dhe asht ndër meshtarët e parë shqiptarë, që për merita të veçanta, dekorohet nga Vatikani me “Kryqin e artë”, mirënjohja ma e lartë që jepej nga Papati.

Me vendosjen ne Durresnis dhe veprimtaria e tij e shumëfishtë: prift në kishë, mësues në shkollën e ngritur nga Austro-Hungaria dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare
Imzot Kaçorri përkrahu, nxiti dhe bashkëthemeloi me atdhetarë e intelektualë të tjerë vendas shoqatat e para në Durrës, “Vllaznia” dhe “Bashkimi”(1907-1909), që kishin si synim të mirëfilltë përpjekjet per te dalë nga zgjedha turke. Atje takoheshin intelektualët më ne ze, duke pasë si synim të pare e sa ma të afërt rilindjen e Shqiperisë, arsimimin dhe gjuhën shqipe. Dom Nikollë Kaçorri ishte përhapës i librit shqip, dhe po ashtu i shtypit shqiptar patriotik. Duke shfrytëzuar dashamirësinë e Vjenës për kulturën shqiptare dhe marrëdhëniet e tij të mira me konsujt e austro-hungarezë në Durrës e Shkodër, Dom Nikollë Kaçorri ishte personi kyç për futjen e librave shqip në Durrës. Ekzemplarët e gazetës Albania të Faik Konicës, e cila dilte që prej 1896, mbërrinin në adresën e famullisë së Durrësit. Për këtë arsye pati konflikte me shumë institucione të asaj kohe, e sidomos me patriarkun grek.

Ai ishte pjesëmarrës i shumë lëvizjeve kulturore dhe politike shqiptare siq ishte kryengritja e Kurbinit. (1905-1907) Ai beshpirti dhe frymezuesi i qëndresës antiosmane të Kurbinit, i nxiti e i organizojë në kryengritje të armatosur, u siguroi dhe armë e municion per te filluar luften kunder pushtesve. Pikerisht ne saje dhe te kesaje ndihme e kontributi te Imzot Nikolle Kaçorrit, në vitet 1905-1907, Kthella dhe Kurbini u benë një nga vatrat ma të nxehta në luftë kundër turkut, që tashma kishte shpërthye anë e kand Shqiprisë.Gjatë kësaj periudhe, Nikollë Kaçorri personalisht kontaktoi me shumë diplomatë austriakë në Durrës dhe kërkonte angazhim serioz për të zbardhur gjendjen e rëndë në Kurbin që kishte krijuar Esat Pasha me forcat turke. Edhe pse i ndjekur e i përndjekur, Imzot Kaçorri nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me çetat kryegritëse, sidomos ato që vepronin në zonën e Kurbinit dhe në Malësitë e Kthellës, ku përfshihej edhe vendlindja e tij Krej Lura.
Imzot Nikolle Kaçorri luen rolin kryesor në bashkrendimin e lëvizjes kombëtare edhe jashtë Durrësit, qe vërtetohet edhe nga letërkëmbimet me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin, Aqif Pashë Elbasanin, Shtjefën Gjeçovin, Haxhi Vebi Dibrën etj. Për veprimtarinë e tij të gjithanshme antiosmane, ai u vu ne shenjestër te sundimtarëve anadollakë, që e hodhen në gjyq, e dënuen dhe e ridënuen me burg, Por Imzot Nikollë Kaçorri nuk e ndërpreu aspak veprimtarinë e tij, përkundrazi: Në vjeshtën e vitit 1908 e gjejmë në Manastir si përfaqësues të Durrësit, përkrah Mitat Frasherit,At Gjergj Fishtës, Luigj Gurakuqit, Dom Ndre Mjedës e atdhetarëve të tjerë, që arriten të imponoheshin për pranimin e alfabetit me shkronja latine. Në Kongresin e Dibrës, në verën e 1909-ës, pjesëmarrja e Dom Nikollë Kaçorrit dhe delegatëve të tjerë të Durrësit u minua nga administrata osmane e qytetit, e cila e konsideroi të parregullt mbledhjen që caktoi delegatët. Dom Nikollë Kaçorri reagoi rreptë, e dorëzoi mandatin e tij në mënyrë demonstrative. Mbas një viti ai do të merrte pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit, dhe do të behej mbështetje e rendësishme financiare për subvencionimin e Normales historike, ku drejtor u caktue miku i tij Luigj Gurakuqi.
Në Durrës gjendja e tij behej gjithmonë e me e vështirë. Ishte një paradoks, por ai u gjend në mes dy zjarreve, pushtetarëve otoman që e kishin përherë nën mbikqyrje, e në bashkpunim me ta edhe nga dhespoti i Kishës Ortodokse, Jakovi. Nderkohe qe popullsia muslimane e Durrësit dhe e Shijakut, edhe pse e ndërsyeme liksht kundër tij nga turqit, nuk e tradhëtoi kurrë, por përkundrazi, e mbështeti, e mbrojti, shpesh herë edhe me armë.
Bashkëkohësit e përshkruejnë si një klerik te forte,parimore e konseguent qe nuk leshonte pe ne drejtim te mbrojtjes se çeshtjes kombetare. Ishte kohë kryengritjesh për liri dhe meshtari nuk i shmangej as luftës së armatosur.
Përndjekjet, gjyqet, kërcënimet kundër tij nuk pushuan per asnjë çast, aq sa gjendjen e tij e përcollën jo vetëm gazetat shqiptare të mërgimit, si gazeta“Dielli”, por edhe gazetat e hueja si “Corriere di Trieste” apo shtypi austriak me të cilin ishte i lidhun posaçrisht edhe për shkak të njohjes së gjuhës, pse atje kishte krye studimet.

Për Dom Nikollë Kaçorrin, vitet që pasuan deri në shpalljen e pavarësisë ishin të ngjeshura me veprimtari politike me format kombëtar. Ai tashme kishte afirmuar staturën e një veprimtari të rëndësishëm për lëvizjen kombëtare, i cili kishte dhënë mësime shqipeje, kishte përhapur librin shqip, kishte furnizuar kryengritësit me armë, kishte udhëhequr kryengritjet, me pak fjalë, kishte punuar për kombin në të gjitha format.
Në prag të shpalljes së Pavaresise, Imzot Kaçorri i dërgoi një memorandum Mbretit të Austro-Hungarisë, Franc Jozefi I-re,te cilin e fillon me keto fjale:

“Shumë të vështira e të rrezikshme janë këto ditë për ne shqiptarët e për nanën tonë Shqipninë që të katër shtetet e Ballkanit po dojn me e përpi e me coptu”. Ky memorandum i shkruar dhe përgatitur prej Imzot Nikollë Kacorrit, mban datën 12 nëntor 1912, gjashtëmbëdhjetë ditë para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Përveç imzot Nikollë Kacorrit, nënshkrues të këtij memorandumi janë edhe zotërinjtë, Mustafa Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Abdi Beu, Murat Toptani, Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Në këtë memorandum praqitej e vërteta mbi Shqipërinë dhe i kërkohej ndihmë mbretit të Austro Hungarisë që shteti shqiptar mos të gllabërohet nga sfingsat sllavë, grek e turq. Këtu kërkohej që të njihet shteti shqiptar “në katër vilajetet e Shqypnisë me Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë”. Këtu jepej edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milionë frymë, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika.
Dergimi i ketije meorandumi parapërgatiti vizitën që do të bante delegacioni shqiptar me në krye Ismail Qemalin në Vjenë. Vetë Ismail Qemali u befasue me njohjen e gjendjes aq mirë nga Ministria e Jashtme Austriake, që ka qenë mbështetja kryesore për Shpalljen e Pavarvsisë në Konferencën e Fuqive të Mëdha e sidomos në kundërvenjen Rusisë, si mbështetësja kryesore e planeve të Serbisë, Bullgarisë e Greqisë për coptimin e Shqiperisë. Kete e kishte bere te mundur korespondenca qe kishte Imzot Nikolle Kaçorri me kancelerine e Vjenes
Ishte Ai që priti delegacionin e mërgatës, që arriti nga Trieste me datë 22 Nendor 1912. Durrësi ishte parashikue nga atdhetarët si qyteti ku do të behej Shpallja e Pavarësisë. Mirëpo, qeveria turke urdheroi vezirin në Janinë të dërgonte forca ushtarake atje e të zhdukte edhe fizikisht atdhetarët shqiptarë, që donin të shpallnin Pavarësinë. Në këto rrethana, me këshillen e Imzot Kaçorrit, delegatët e zgjedhur nga krahina të ndryshme të primë nga dom Nikolle Kaçorri u nisën drejt Vlorës, të siguruem nga atdhetarë durrsakë e kështu me radhë gjatë gjithë rrugës.

Kuvendi i Vlorës, i çelur në orën 14,°° të datës 28 Nandor 1912, miratoi Shpalljen e Pavarësisë. Firmë e dytë, mbas Ismail Qemalit, ishte Imzot Nikollë Kaçorri. Kështu, Më 28 Nandor 1912 mendjet me të ndrituna të kombit shqiptar të mbledhura në Kuvendin Kombëtar në Vlorë “me një ze vendosen që Shqiperia më sot të bahet në vete, e lire, e mosvarme Kuvendi zgjodhi qeverinë e Imzot Kaçorri u zgjodh unanimisht zëvendëskryeministër i Qeverisë së Parë Shqiptare mbas 450 vjet roberie.
Roli dhe autoriteti i Imzot Kaçorrit në atë qeveri ka qenë i dorës së parë, edhe per faktin se Ismail Qemali, që mbante edhe detryrën e Minsitrit të Jashtem, qendroi me shumë nëpër kançelaritë e Europës për njohjen e Shtetit të ri Shqiptar dhe në përpjekje për moscoptimin e vendit.
Por ngjarjet do të ridhnin jo ashtu si kishin endërruar atdhetarët. Lufta Ballkanike, pabesia e Esat Pashë Toptanit dhe e mahmurëve të tjerë me trup në trojet arbnore, po me mendje e zemër në Stamboll, benë që Qeveria e Ismail bej Vlorës të mos jetonte gjatë.
Nikollë Kaçorri u kthye në Durrës. Aty ai do të ndeshej me një nga ngjarjet me të shëmtuara në historinë shqiptare. Renegati Haxhi Qamili do t’i digjte qelën ku banonte dhe t’i shkatrronte bibliotekën e tij personale, ndër me të pasurat në Shqiperi në atë kohë.
Pas dështimit të Qeverisë së Ismail Qemalit, Imzot Kaçorri nuk u step, edhe pse ne situata e rrethana te veshtira nuk e ndali veprimtarine kombetare e atdhare. Ai bashkë me Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujen, Fahri Gjilanin,Themostokli Germenjin etj., themeluen lidhjen “Për Atdheun e për Thronin”, që të mund të ndalnin sado pak atë hemorogji të tmerrëshme kombëtare që po shkaktonin atdhemohuesit si Esat Toptani, Haxhi Qamili etj.
Në ato vite të trazueme të Luftës së Parë Botnore, në rrethana politike e vetjake që kanë mbetë mister, Imzot Nikolle Kaçorri emigron në Vjenë, ku edhe ndërron jetë me 29 Maj 1917. Ai vdiq i ri, por vepra që la pas në luftë për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit kombëtar është një udhërrëfyes për brezat e rinjë.

Por tragjedia personale e Imzot Kaçorrit do të vazhdonte e mund të themi vazhdon edhe sot e kësaj dite. Një mur heshtjeje, i plumtë, u vendos përreth tij. Deri më 1962, që përkonte me 50-vjetorin e Shpalljes së Pavarvsisë, emri i tij u harrua plotësisht. E si shpërblim, për veprimtarinë e tij atdhetare e dekoruan ne kete pervjetor me urdhënin “Për veprimtari patriotike te klasit të dytë”! Atë, viganin e alfabetit dhe te pavaresise, me një medalje të klasit të dytë?!

Në përmendoren e Pavarësisë nuk u paraqit truporja e tij e shejtë. Në asnjë vepër arti, aq të shumta për Pavarësinë, nuk u pikturue fytyra e tij e ndershme. Në faksimilen e Aktit të Pavarësisë u arritë deri atje sa iu hoq firma e bukur. Në filmin“Nandori i dytë”, kushtue Shpalljes së Pavarësisë, del vetëm një herë, po jo në ballkonin ku u valëvit Flamuri i shejtë. Në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Imzot Nikollë Kaçorrit i kushtohen vetëm 27 gjysma rreshtash,

Fatkeqësisht edhe mbas vitit 1990 mbahet i njeti qendrim ndaj figures se Tije,si ne kohen e regjimit te Zogut dhe atije komunist.Vetëm sa u tha ndonjë fjalë, vetëm sa u shkrue ndonjë artikull, sa me thenë se po e kujtojmë. Rasti me i shemtuem eshte neglizhenca dhe indiferenca e pa falshme qe tregoi shteti shqiptar me rastin e ardhjes se eshtrave te imzot Kaçorrit mbas 95 vjetesh ne atdhe. Nënkryetari i qeverisë së Vlorës nuk është pritur nga asnjë qeveritar shqiptar, madje as nga ndonjë i rangut më të ulët. Në Rinas nuk kishte asnjë shenjë protokolli qeveritar për themeluesin e parë të kësaj qeverie. Për turpin e qeverisë, nje nga themeluesit e shtetit e te alfabetit shqip, patrioti i mirënjohur erdhi ne Rinas si ndonjë njeri që mund të ishte vrare duke transportuar drogë. Madje zyra e protokollit qeveritar nuk ka lejuar të afrojë makinën pranë avionit që arkivoli të mos merrej nën dore si të ishte ndonjë valixhe. Më pas eshtrat e dom Nikollë Kaçorit janë transportuar me një karrocë mallrash dhe me makina private nga te afermit per ne Durres, ne katedralen Shen Luçia.

Me te drejte u kthyen eshtrat e mbretit Zog ne atdhe, por ato u priten me nje protokoll zyrtar mjaft pompoz. Ne ceremonine e rastit ku merrnin pjese figurat me te larta te shtetit, Presidenti Nishani deklaron:”Ja kishim borxh” . Po mire. Por une e pyes zotin president, dom Nikoll Kaçorrit gurthemelit te shtetit shqiptar, nenkrytarit te te pares qeveri te Shqiperise nuk ja kishit borxh ta respektonit e nderonit si i ka hije nje patrioti si Ai.

Mire dje, po sot, kujt i ben hije dom Nikolle Kaçorri? Jo zotrinj qeveritare,historiane e lektore, figura e Imzot Nikollë Kaçorrit eshte e pandashme nga akti i shpalljes se pavaresise, eshte e pandashme nga Ismail Qemali. Atije i takon të jetë prezent kudo pranë tij, në cdo monument a statuje, në cdo stendë muzeumi apo poster propogande, në cdo kumtesë e jubileum, se i tille eshte Ai në kujtesen e shqiptarve. Vargjet qe po citoi me poshte, te cilat populli i thuri ne ato kohe te stuhishme e misherojne kete binom te historise tone kombetare:

Dom Nikolla shqipja e malit

Krahu i djathte i Ismail Qemalit

Te nderuar pjesmarres

Duke perfunduar, shpresoj se 100 vjetori i pavarsisë, eshte nje rast i mirë për historianët, shtetin dhe institucionet e tije, për të bere rishikimin e ktij momenti historik, per te plotesuar e vleresuar me vertetesi kete ngjarje madhore te kombit tone, si dhe protagonistet e saje,te lene me qellim ne harrese, duke i vendosur ne vendin qe u takon.

Ata benë historinë. Nuk kanë nevojë për lavdi, sepse janë lavdia vetë. Kemi nevojë ne për ta, që ta kuptojmë cilët kemi qenë e cilët jemi.
Ata janë përfaqësuesit e genit tonë.

Ju faleminderit per vemendjen

Gjovalin Kaçorri

Michigan 24 nendore 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *