Leter nga Cikagoja

 I respektuari vëlla Alfons,

Orët e historisë së Atdheut po na bashkojnë në kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Detroit!Pesqind vjet vetmi,thoshte Ismail Qemaili,Burri i madh i kombit që e shpalli (në vehte)pavarësinë e Shqipërisë.Njëqind vjet ndarje me murrin me therra që nuk e pashë Shkodrën e Gurakqit,nuk e pashë tim vëlla Alfons Grishën!Në Drenice plisat e Shaban Palluzhës përgjakën,ndërsa naqallniket e shkinise ma mbytën babain tim!

Njeqind vjet me sy kah Dielli i Atdheut!Dhe,emocionet paksa me bejnë me lot burri…!Perseri marr force dhe sec me kujtohet:
Nuk është turp me qajtë për Atdheun,thotë fjala e popullit!

Pres me gëzim çastët e kremtimit të festës së pavarësisë së Atdheut më të shtrenjtë të Shqipërisë.Ekam Nënmadhe,e kam Djep dhe erëtoka kundrmon me lulet më të bukura në botë.Me krqejt hallet Nënmadhja ime Shqipëri është më e mira!Po ti shoh plagët,gjakun për liri të atye qindra burrave dhe te grave që ranë në tokën jallane!

Do të kem për nder të flasë për Burrin e Madh të Kombit Shqiptar Ismail Qemaili dhe Luigj Gurakuqi që bënë Atdhe të Shqiptarizmës!

SHSHA-ja nga Çikago do të marrë pjesë në kremtimin e festës së pavarësisë në Detroit.Do të vijmë me harenë kombëtare që bashkarisht të festojmë ditën e madhe për Atdheun!Do vijmë në mesin tuaj vëllazër:

Kryetari i SHSHA-së
Prof.dr.Asrit Mehmeti,
Drejtori Ekzekutiv,
Prof.Skënder Karaçica
Sekretari,
Mahmut Skenderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *