SEBEPI – VENDBANIMI I LASHTE NE SIUJDHESEN E SAZANIT

Nga Prof.Bardhosh Gace
Derguar per Kuvendin nga:Pierre-P Simsia
Shumekujt i ka rene ne sy duke qendruar ne brigjet e Vlores, se tej ne horizont shfaqet mes kaltersise ishulli i Sazanit, i cili ne mugetirat e jetes qendron si nje kala shkembore mbi dallget e Adriatikut. Me historine e Sazanit, Karaburunit dhe brigjet e Vlores eshte e lidhur ngushte jeta e banoreve te kesaj treve, e cila deshmohet qysh ne kohet ilirike. Emri i ketij ishulli Sason, permendet nga mjaft dijetare te botes antike si: Skylapsi, Polybi, Luciami, Plini e Ptolemeu.
Ishulli i Sazanit me siperfaqe 5.5 km ndodhet 17 km larg portit detar (Skeles) se Vlores. Qysh ne shekullin e VI para Krishtit ai shenohet nga mjaft gjeografe greke dhe romake me emrin Sason. Nje kohe te gjate ai ishte nen zoterimin e Venedikut, por ne shekullin e XV me pushtimin e vendit tone prej osmaneve, u pushtua prej tyre. Qysh ne regjistrimet osmane 1431 e kohe me pare, ne maredheniet tregetare e kancelarike, ne ishullin e Sazanit ngre krye nje vendbanim i vecante me emrin Sebep. Ky vendbanim permendet edhe nga kronikani turk Abdu Ali Evrenozi rreth vitit 1658, si edhe ne kohen e zoterimit te Pashait te Janines, Ali pashe Tepelena.
Fshati Sebep ne ishullin e Sazanit, ne vitin 1780 zoteronte rreth 47 shtepi, si dhe kishen e Shen Kollit, ne brigjet lindore te tij.
Banoret e fshatit ishin detare te zote, ata kishin maredhenie tregetare me Brindisin, Venecian, Triesten, Dubrovnikun, Spanjen, Francen, Egjiptin, Malten, Ulqinin, Himaren, Vloren dhe Durresin. Flota detare e Sebepit, ne vitin 1802 perbehej nga 34 anije. per riparimin dhe ndertimin e tyre, ne gjirin e Shen Kollit ishte ngritur edhe nje kantier anijesh.
Ne fshatin Sebep, ne kishen e Shen Kollit, ne vitet 1765-1792 sherbente prifti Dhimiter Nota, ose sic deshmohet ne kronikat e kohes, Papa Dhimitri., i cili kishte kryer shkollen fetare ne Spanje.
Po ne Spanje u shkollua per prift edhe i biri, Peter Nota, i cili ne vitin 1796, ne moshen 20- vjecare zevendesoi te atin, i cili ishte plagosur ne nje beteje te detareve te Sazanit me saracenet, kur udhetonin nga Brindisi per ne brigjet e ishullit. Papa Dhimitri ishte nje personalitet i njohur, i kishes shqiptare, sipas Niko Dupit, ne Narte, Papa Dhimitri kishte lidhje te ngushte me kishen e Palermos ne Itali dhe prej arberesheve praktikonte meshen shqip ne Kishen e Shen Kollit sipas riteve bizantine.
Familja Nota ne fshatin Sebep te Sazanit, qysh ne shekullin e XVII kishte patur miqesi te ngushta me familjen Vlora, si dhe me mjaft te tjere ne Dukat, Kanine, Berat, Vlore dhe Fier. Nje miqesi te vecante papa Dhimitri e me pas dy bijte e tij, Petrua e Mehilli, paten edhe me Ismail Pashe Vloren dhe Ibrahim Pashe Vloren. Thuhet se, sa here Ibrahim Pashe Vlora shkonte ne ishullin e Sazanit, rrinte me jave te tera duke gjuajtur kafshe te egra, sorkadhe, dhi e lepuj ne pyjet e ishullit.
Ne fillim te shekullit XIX, Ali Pashe Tepelena nisi te ushtronte pushtetin e vet edhe ne krahinat e vetqeverisura si Himara, Suli, Laberia e gjer ne ishullin e Sazanit. Ekspeditat e Pashait te Janines ndeshen ne rezistencen e banoreve te Himares dhe te ishullit te Sazanit. Papa Dhimitri me te birin, Pap Petron udhetuan per ne qender te Sanxhakbeut ne Berat, se bashku me pese perfaqesues nga paria e fshatit Sebep dhe kerkuan ndihmen e Sanxhakbeut, Ibrahim Pashe Vlora. Qendresa e banoreve te Sebepit zgjati 8-9 muaj, por zemerimi i Pashait te Janines beri qe ta rrafshonte kete vendbanim te lashte. Niko Dupi ne kujtesen e tij shkruan: “Pas luftimeve te fshatareve te Sebepit ne Sazan me ushtaret e Ali Pashe Tepelenes, 13 familje u internuan ne Salahore te Greqise. Midis tyre ishte edhe prifti Papa Dhimitri me familjen, i cili vdiq ne Salahore tre mote me pas. Atje u internua edhe i biri, Papa Petroja, i cili u kap nga ushtaret e pashait ne fshatin Ramice, ku shoqeronte Ibrahim Pashe Vloren…”
Shkretimin dhe rrafshimin e ishullit te Sazanit dhe sidomos te fshatit Sebep ne kete siujdhese e deshmon edhe studiuesi italian Antonio Baldaci ne vepren e vet “Intinerari Albanesi 1982-1902”, botuar ne Rome ne faqet e se ciles ai nenvizon: “Thuhet se, kur piratet e Ali Pashe Tepelenes shkaterruan fshatin Sebep ne bregumn e Sazanit, te arratisurit gjeten strehim ne lagunen e Vlores, sidomos ne manastirin e Zvernecit, ku formuan ato pak fshatra, duke ruajtur fene dhe gjuhen e baballareve te vet…”
Edhe historiani grek P. Arvantinoi, ne librin e tij “Pershkrimi i Epirit” jep mjaft te dhena per popullimin e ketij vendbanimi me banoret qe erdhen aty nga ishulli i Sazanit, te cilet punonin atje si detare dhe mjeshter te nxjerrjes se kripes…”
Sipas ketij historiografi, ne historine e meparshme te fshatit Sebep ne ishullin e Sazanit, pershkruhen mjaft beteja te banoreve vendas me piratet e detit qe vinin aty nga brigjet e Dubrovnikut, Spanjes, Afrikes dhe vendeve te tjera te Mesdheut. Edhe studiuesi austriak Karl Pac ne vepren e vet, botuar ne Vjene ne vitin 1904, pohon faktin se: “Zverneci eshte populluar me banoret e ardhur nga ishulli i Sazanit ne ujrat Adriatike…”
Kur Petro Nota u kthye nga internimi ne Salahor ne vitin 1823, familjen e vet dhe banoret e ishullit i gjeti te vendosur ne kodren Plake buze detit ne Zvernec, ku kishin krijuar edhe nje mol te vogel (Sqele) me 18 barka peshkimi. Perballe ketij fshati qendronte ishulli i vogel i Manastirit te Shen Merise. Ne kete vend, ne kohet tona, arkeologet kane zbuluar edhe rrenojat e nje vendbanimi te hershem antik.
Thuhet se Petro Nota u morr me peshkim, nje nga toponimet ne afersi te Manastirit gjer vone eshte thirrur me emrin Kepi i Petros dhe Dajlani i Petros. Ne vitet 1830-1848 krahas gjuetise se peshkut ne dajlan ai u caktua nga sanxhaku i Beratit si “Mydyr i Kripes”, duke drejtuar 156 punetore nga Zverneci, Narta, Panajaja e Skrofotina, qe punonin ne kriporen e Zvernecit.
Pas shpalljes se Tanzimatit nga Porta e Larte ne vitin 1845, ne sanxhakun e Beratit Mytesarif u emerua Hysen Pashe Vrioni, i clili mori masa te rrepta, duke carmatosur popullsine, shtimin e taksave dhe marrjen e djemve ushtare (nizame). Ne keto kushte ne Myzeqene e Vlores, Laberi, Mallakaster e krahina te tjera, per ter kundershtuar Porten e Larte, u ndermor kryengritja kunder zbatimit me dhune te reformave. Ne qershor te vitit 1847, Petro Nota mori pjese ne kuvendin e Mesaplikut, se bashku me perfaqesues te tjere nga Myzeqeja dhe Topalltija, ne mbeshtetje te kesaj kryengritje fshatare kunder pushtuesve. Petro Nota se bashku me kapedane te tjere nga Myzeqeja moren pjese ne luftimet kunder forcave turke ne Mallakaster dhe ne Berat. Ne rrethimin e kalase se Beratit ai u plagos rende nga nje cifel mortaje duke humbur njerin krah. Duke folur per kete kryengritje, Sami Frasheri ve ne dukje se, “kjo kryengritje kerkoi bashkimin e gjithe trojeve shqiptare ne nje Shqiperi autonome…”
Pas kesaj kryengritjeje, Petro Nota dhe familja e tij u vendos ne lagjen Vrenez te Vlores. Megjithate, ai ende zoteronte dajlanin e Jangjecit. Ne kete dajlan ende ndodheshin rrenojat e kalase se Jangjecit, qe sic thone udhepershkruesit Evlija Celebi, Pier Reiz dhe Karl Paci, ishte rrenuar qysh me 1531 prej Sulltan Sulejmanit dhe me gurret e saj ishte ndertuar kalaja e Vlores. Ne keto kohe, Petro Nota u kthye ne bektashi dhe njerit prej djemve te tij ia vuri emrin Abdullah Nota. Sipas Niko Dupit nga Narta “Abdullai kishte kryer shkollen e mesme bujqesore ne Kajro, merrej me vreshtari, ullishta, peme, kultivimin e orizit, por edhe me rritjen e peshkut ne Dajlan te Zvernecit. Abdullai ishte i nipi i Papa Notes dhe kur familja e tij u vendos ne Vrenez te Vlores, ai u kthye ne bektashi dhe ka ndihmuar teqene e Kuzum Babait…”
Emrin e Abdullah Notes e ndeshim edhe ne dokumentet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si nje nga veprimtaret e saj dhe mbeshtetes te atdhetarit Mustafa Pashe Vlora. Krahas mbledhjeve e takimeve ne Vlore per realizimin e programit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, mori pjese edhe ne takimet e kuvendet qe u zhvilluan nga Mustafa Pashe Vlora ne Laberi (gjate vizites qe Abdyl Frasheri dhe Mustafa Pashe Vlora zhvilluan ne Mesaplik, Vranisht, Himare), ne Kuvendin e Gjirokastres 1880, ne Kuvendin e prevezes etj. Duke vene ne dukje veprimtarine kombetare te Abdullah Notes ne krah te Mustafa Pashe Vlores dhe Abdyl Frasherit, si edhe bashkpunimin e tij me atdhetaret e asaj kohe ne Himare e Laberi si: Odhise Kasneci,Sulejman Aliko, Veli Duka, Beqir Hallko, Musa Bedo, Xhemil bej Vlora etj, Niko Dupi ne kujtimet e tij shenon: “Prej Nako Qirkos ne Narte kam mesuar se, Abdullah Nota ishte ai, qe me nje grup vlonjatesh shoqeronin Abdyl Frasherin ne udhetimet e tij nga Vlora ne Fier. Ato kohe kishte dale lumi i Vjoses dhe duke kapercyer lumin e rrembyer, u mbyt shoqeruesi i Abdyl Frasherit. Abdullahu e kapi prej rripi te mesit Abdyl Beun dhe e nxuar ne bregun perballe”.
Sic ve ne dukje edhe nenkonsulli i Austro-Hungarise ne Vlore, Kalcavara, ne relacionet e tij derguar Vjenes me 1878-1881, ne qytetin e Vlores dhe krahinat e saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, gjeti nje nga vatrat me te zjarrta kombetare, pasi rreth Mustafa Pashe Vlores, nenkryetarit te kesaj Lidhjeje qendronin mjaft luftetare te shquar popullore nga Vlora, Dukati, Himara, Lumi i Vlores, Kurveleshi e treva te tjera. Midis tyre ishte edhe Abdullah Nota, i cili shpresonte ne realizimin e Autonomise se Shqiperise…
Mjaft te dhena e rrefime tregojne se Abdullah Nota, Musa Bodo Dukati, si dhe Xhafer bej Vlora, disa here kishin udhetuar me porosi te Mustafa Pashe Vlores ne Prizren dhe ne Diber ku ishin takuar me kreret e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit: Zija Prishtinen e Iljaz Pashe Dibren, per te bashkevepruar ne realizimin e programit te Lidhjes. Udhetime te tilla Abdullah Nota e Bedri Bodua kishin bere edhe ne teqene Fushe-Krujes te Baba Hyseni, si dhe te Dervish bej Arbana ne Arbane te Tiranes, te cilet ishin si qendra te nderlidhjes se atdhetareve te jugut me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.
Ne maj 1880, Abdullah Nota se bashku me Sulejman Alikon dhe Musa Bodo Dukatin shkuan ne Janine dhe ne Gjirokaster, ku pritej te vinte Abdyl Frasheri dhe udheheqes te tjere te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nga viset jugore te vendit dhe Cameria, per te kuvenduar “per te realizuar bashkimin e trojeve te tyre ne nje vilajet te vetem”.
Ate dite u lind edhe djali i tij, Ibrahim Abdullahu. Ne shenimet e veta historike, Niko Dupi ve ne dukje se: “Kur lindi Ibrahimi, babai i tij Abdullahu ndodhej ne Janine dhe ne Preveze me Abdyl Frasherin, pasi ai ishte nje nga mbeshtetesit kryesore te Mustafa pashe Vlores dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Pas rrenies se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1881, Abdullah Nota, Musa Bodo dhe mjaft atdhetare te tjere u arrestuan dhe u internuan se bashku me Nazif
Frasherin dhe Vejsel Prevezen ne Stamboll e me pas ne Alep, ku qendroi pese vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *