Deklarate

 

 

 

 

 

 

 

Shoqata Atdhetare  Fondi Humanitar   Shoqata Shqiptaro-      Shoqata              Levizja

“Malesia e Madhe”   “Malesia”      Amerikane “Ana e Malit”  “Dede Gjo Luli” “Atdheu naBashkon”

         Michigan        New York             New York                    New York            New York

 

POZITA E SHQIPTARVE NE MALE TE ZI ME KEQ SOT SE DJE!!!

Me vëmendje të plotë jemi duke përcjell  situatën dhe rrjedhat politike shqetësuese te shqiptarëve në Mal të Zi. Ne si Diasporë edhe më parë me mënyra të ndryshme kemi shpreh pakënaqësit tona dhe ia kemi paraqit instancave kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare situaten jo të mirë të shqiptarve në atë shtet. Prandaj edhe në të ardhmen do të vazhdojmë dhe do të përdorim cdo mjet juridik, demokratik dhe të drejtë ndërkombëtare kundër politikës diskriminuese të Malit të Zi, deri në realizimin e të drejtave tona qytetare dhe kombëtare.. Shqiptarët në këtë shtet as në shekullin  XXI nuk po arrijnë të realizojnë as minimumin e të drejtave elementare si popull autokton në tokat e tyre shekullore, të drejta këto të parapara edhe me kushtetutën e Malit te Zi dhe te garantuara me të gjitha standardet dhe konventat ndërkombëtare për popujt autokton. Kjo  padrejtësi më së miri u dëshmua kohëve të fundit dhe vazhdon edhe sot, kur Parlamenti i Malit të Zi, me shumicë votash, miratoi disa ligje me të cilat drejtpërdrejtë cenohen të drejtat e shqiptarëve, popull ky autokton qe sot jeton nën administrimin e shtetit malazez. Me te drejte munde te konstatohet se shqiptarët ne Male te Zi kane pasur më shumë të drejta ligjore para disa kohe se sot.

 

Ja disa ligje të reja qe bien ndesh edhe me ligjet e deritashme të këtij shteti.

– Ligji për regjistrimin e popullsisë;

Falë mënyrës së regjistrimit të popullsisë, që u bë në Male të Zi, me qëllime të caktuara, rezultoi se në këtë regjistrim pat më pak shqiptarë se ne regjistrimin e fundit. Realiteti konstaton të kundërtën.

 

– Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve;

Me këtë ligj domosdo bie numri i garantuar i deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Me parë njësia e dytë zgjedhore, që përfshinte territorin ku kryesisht jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, jepte pesë deputetë, kurse tani tërë Mali i Zi është një njësi zgjedhore, kurse tani 3 përqindëshi është minimumi për të fituar të drejtën e hyrjes në parlament.
– Ligji mbi rendin dhe qetësinë, si dhe Ligji për simbolet kombëtare – Flamuri;
Ky ligj parasheh qe për përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar nevojitet leje e

posaçme nga organet kompetente te shtetit, përndryshe parashihet  gjoba.

Flamuri Kombëtar është simboli më dashur për çdo popull.

 

– Ligji mbi ndarjen territoriale ne Male të Zi, ose Ligji për komuna.Ky ligj nuk parasheh komuna te reja, do te thotë se Malësia mbetet pa Komunë të Plot.

Këto, dhe te tjera ligje janë goditje e rëndë për popullin shqiptar në ato troje. Këtij populli po iu mohohen edhe të drejtat me elementare të tije. Sa për ilustrim po cekim te drejtën per vetadministrim dhe vetëqeverisje lokale. Në shtete demokratike kërkohet vetëm plotësimi i kushteve për formimin e Komunave të reja. Malësia këto kushte i plotëson  me pare se shume komuna tjera ekzistuese ne Mal te Zi. Por ne këtë raste mungon vetëm vullneti politik i qeverise malazeze.

Konstatimi i qeverise malazeze se Komuna e Malësisë nuk do te qëndronte ekonomikisht është  hedhe poshtë me Elaboratin e punuar nga ekspertët shqiptarë, si dhe me Elaboratin e  ish ambasadorit te Malit te Zi ne Washington Z. Miodrag Vllahoviq.

Zvarritja e mosdhënies se komunës se plotë ka për qellim realizimin e asimilimit të Malësisë, duke vazhduar ndërtimin e vendbanimeve te reja jo shqiptare, gjë që ka bërë që viteve të fundit struktura e popullatës të ndryshoje 35% ne dëm të shqiptarëve.

Sipas parimit të juristit  të Austrisë, i njohur botërisht– Hans Kelzen, hierarkia e normave fillon nga Kushtetuta, marrëveshjet politike, te drejtat ndërkombëtare, si dhe nga ligjet. Kjo nënkupton që çdo ligj i nxjerrë nga Parlamenti i Malit të Zi, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe te drejtat ndërkombëtare, te parapara me Konventën Evropiane dhe te ratifikuara nga shteti malazez, ne këtë raste për  ligjet e lartpërmendura.

Ligjet e reja të sipërpërmendura, të miratuara në Parlamentin e Malit te Zi, janë në kundërshtim absolut edhe me kushtetutën, aktin më të lartë juridik të atij shteti, si dhe bie ndesh plotësisht me Konventën Evropiane për Popujt Autokton, siç jemi ne shqiptaret në Mal te Zi . Prandaj këto ligje duhet tė shfuqizohen dhe te shpallen të pavlefshme, sepse janë në kundërshtim me te drejtat ndërkombëtare.

Këto ligje të  miratuara, janë ligje shoviniste, asimiluese dhe diskriminuese, duke treguar edhe njëherë qartë se politika e Malit të Zi, si qëllim kryesor të saj, ka asimilimin përfundimtar dhe të plotë  të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ne si diasporë u bëjmë apel partive dhe deputetëve shqiptare, që sa më parë:            

 – t’i dërgojnë këto ligje në gjykatat përkatëse vendore dhe ndërkombëtare;

–  te bojkotojnë dhe pezullojnë pjesëmarrjen në Parlamentin malazez derisa të mos shfuqizohen ose të mos ndryshohen këto ligje;

– kryetari i Komunës Urbane të Tuzit të shpall Komunën e plotë të

Malësisë.

 

Përndryshe do te mbeten ne histori si shërbëtorë të pushteteve sllave në dëm të interesave shqiptare.

Çdo akt tjetër i marrë nga politikanët tanë do të jetë në kundërshtim të PLOTĖ më vullnetin  dhe interesat e qytetarëve të Malësisë, shqiptarëve ne Male te Zi dhe Diasporës ne përgjithësi!!!

 

 

 

 

   Gjergj Ivezaj           Mark Berishaj        Naser Cobaj                Sander Sinishtaj        Dr. Palok Camaj          

Shoqata Atdhetare     Fondi Humanitar   Shoqata Shqiptaro-             Shoqata                   Levizja

“Malesia e Madhe”       “Malesia”            Amerikane “Ana e Malit”    “Dede Gjo Luli”     “Atdheu ne Bashkon”

         Michigan         New York               New York                       New York                  New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *