Ndërroi jetë Arbër Xhaferi

Kryetari i nderit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka ndëruar jetë sot me 15 Gusht 2012, rreth orës 16 pasdite. Këtë lajm në momentet e para e kanë konfirmuar kompetentët nga Klinika për Neurologji,

I morrëm të gjitha masat e nevojshme, por për fat të keq ndodhi më e keqja – tha neurokirurgu, DR. Sllobodan Damjanovski.

Kryetari i nderit i partisë shqiptare në opozitë javën e kaluar u gjet në gjendje kome në banesën e tij në Tetovë, pas një sulmi në tru. Ai vite me radhë vuante nga sëmundja e parkinsonit, ndërsa për shkaqe shëndetësore pas drejtimit 12 vjeçar u tërhoq nga pozita e liderit të PDSH-së në vitin 2007.

Xhaferi u lind në Tetovë më 24 janar të vitit 1948, ndërsa fakultetin Filozofik e kreu në Beograd. Deri në vitet ’90-ta ka punuar në Televizionin e Prishtinës, si redaktor i programit kulturor. Për disa vite ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë.

One thought on “Ndërroi jetë Arbër Xhaferi

  1. Humbja e Arbër Xhaferit,është një humbje e madhe jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni,por edhe në mbarë hapësirën shqiptare,qoftë në rrafshin kombëtarë dhe ate kulturor.I pavdekshëm qoftë kujtimi për te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *