BEQIR SINA, New Jersey
Zgjedhjet presidenciale 2012 : “Ekonomia shfaqet në anketa si thembra e Akilit për Presidentin.”
TRENTON NJ: Fushata presidenciale, në Shtetet e Bashkuara, kur tani kan mbetur edhe 86 ditë nga dita e votimeve, që do të mbahen të martën e parë, të muajit nëntorë( 6 nëntorë), është e përqendruar më së shumti në “sllogane” dhe deklerata të ashpëra ndaj njeri tjetrit të dy kampeve të kandidatëve, pra në akuza dhe kundër akuza, ndaj njeri tjetrit.
Të cilat, dje sipas shtypit amerikan arritën “kulmin” kur dy palët nëpërmjet rivaleve të tyre nuk kursyen edhe deklerata të tilla; si ajo “vërejtja” e Zëvendëspresidentit Biden që tha se ” politikat e Mitt Romney – do të ‘vënë përsëri në pranga të gjithë Amerikanët” . Ndërkohë, që edhe ekipi i Republikanëve – GOP, ka për akuzë ndaj Presidentit Barack Obama dhe ekipit të tij – se ata “janë duke kërkuar për “përçarje dhe ndarje” të amerikanëve, hapa të gabuar dhe hipokrizi.”
Sfidanti republikan Mitt Romney mbas një fushate, e cila ashtu si e ajo e Presidentit Barack Obama deri tani ishte e përqendruar në atë të mbledhjeve të fondeve dhe për në ndryshim nga fushata e viti 2008 kur Obama kryesonte ndjeshëm ndaj rivalit të tij republikan John McCain, tani kryesohet nga Mitt Romney.
Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e opinionit amerikan thonë analistët e këtyre zgjedhjeve tani mbasi bëri zgjedhjen të ashtuquajtur e guximshme, në “përzgjedhjen” e Paul Ryan një ndjekës i fortë i politikave ekonomike konservatore, dhe afrimi i të dyja Kuvendeve, “beteja”, për në Shtëpinë e Bardhë, është përqëndruar me akuzat reciproke, me dinamikë të fortë. Kandidati demokrat, presidenti aktual Barack Obama vazhdimisht “sulmin” ndaj Romney-t e ka fokusuar në atë që ai e ” quan atë vrasës të punësimit”.
Ndërkohë, që duhet thënë se edhe vetë Romney, gjatë kësaj fushate të gjatë, tipike amerikane, kjo e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, (fushatat zgjedhore në Amerikë, janë më të gjatat dhe më të kushtueshmet në botë) zhvilloi një fushatë të ashpër kundër Obamës, duke e sulmuar tek mospërmbushja e premtimeve të para katër vjetëve dhe tek gjendja ekonomike, taksat, hapja e vendeve të reja të punës dhe e ashtuquajtura Obamacare – programi shëndetësor.
Kandidati republikan Mitt Romney po përpiqet ta përqëndrojë debatin e tij mbi gjendjen e ekonomisë gjatë mandatit të Presidentit Obama, që shfaqet në anketa si thembra e Akilit për Presidentin.”Objektivi i tij , ka thënë Romney, nuk është të hapë vende pune, por të përpiqet të mbajë vendin e tij të punës. Prandaj edhe do të humbasë në zgjedhje”.
Një tjetër çështje, që ka shumë rëndësi në fund të kësaj fushate, e cila ka një vit që ka nisur, është ajo që këtu në Shtetet e Bashkuara bëhet nga dy rivalët e vjetër dhe të vetëm ata Republikanët që kan simbol “elefantin” dhe Demokratët, simbol të tyre “gomarin”, tek zgjedhja e Presidentit të Konventës – Kuvendit dhe që është njëkohësisht dhe folësi kryesorë – key note. Mbasi, aty përdoret dhe ajo retorika amerikane e politikanëve më me ndikim dhe më populistë, për atë kohë fushate.
Vetë Presidenti Barack Obama ka qenë folësi kryesorë – key note, 2004, në Kuvendin Demokratikë Kombëtarë, që u mbajtë më 27 korrik 2004, në Fleet Center në Boston
Obama, i cili u bë ashtu si thirret këtu “një yllë në ngjitje” duket se për të marrë edhe një rimandatim për Shtëpinë e Bardhë, sipas disa vëzhguesve, është përqëndruar tani në fund – tek zgjedhja e demokratëve në rolin e udhëheqësit të ardhshëm të Konventës dhe të folësit kryesorë – key note, e cila do të zhvillohet në Charlotte në 7 shtator, të një figure si ish-presidenti, Bill Clinton
Në fakt vëzhguesit e këtyre zgjedhjeve thonë se Bill Clintoni, për momentin ka qenë zgjedhja më e mirë e Obamës, dhe partisë Demokrate mbasi ai dihet se është një nga ish-presidentët më popullorë të Shteteve të Bashkuara,. Pra, është ai që “de juro dhe de facto” që do të nominojë sipas statusit, Barack Obamën si kandidat për president .Një formalitet i zakonshëm këtu në SHBA, nga të dy Kuvendet.
Kjo është parë këtu në SHBA, si një lëvizje që për shumë analistë, tregon nevojën nga ana e demokratëve për të goditur në zemrat e votuesve, të cilët kanë qenë skeptikë për politikat ekonomike të ndërmarra nga ana e Obamës. Demokratët, tani duket se janë vënë në alarm edhe nga rënia e pikëve në sondazhet e fundit mbi zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ku pothuajse në të gjitha sondazhet diferenca është më se e ngushtë.
Tani që gjithçka ka ardhur deri tek Kuvendet e të dy partive, Mitt Romney mbasi zgjodhi Paul Ryan si kandidatin për zëvendëspresident, ashtu si rivali i tij dhe Demokratët tani nga vëzhguesit thuhet se zgjodhi edhe ai “heroin” e tij, Chris Christie, guvernatorin – kryeqeveritarin e New Jersey-t, që ai të jetë udhëheqësi dhe ai që do të jap fjalimin kryesor në Kuvendin GOP në 27 gusht në Tampa Florida.
“Unë do të përpiqemi të them disa të vërteta shumë të drejtpërdrejta për njerëzit në vend lidhur me problemet dhe të vështirësive që ne jemi dhe faktin që ne Republikanët duhet të ndreqim këto probleme, megjithse, nuk do të jetë e lehtë për asnjë prej problemeve të tyre,” tha guvernatori i New Jerseyt Chris Christie, për gazetën kombëtare USA Today. Fjalimi i Chris Christie do të jetë kumbues dhe i ngjashm me ato që në Kuvendet të tilla si Demokratë dhe Republikanët i mbajnë. Fjalimi i tij në 27 korrik në Qëndrën e Kuvendeve në Tampa Florida do të shoqërohet me këngën e albumit të Bruce Springsteen-së, “Të vërteta dhe të drejtpërdrejta ” Ne jemi në telashe, Amerika ” Direct & Hard Truths: We’re In Trouble, America.”
Romney vetë do të jet në Florida i shoqëruar nga Marco Rubio senatori i këtij shteti, i cili është e ardhmja e GOP ose ai që mund të bëjë për vete votat latine në Florida.