Shkombëtarizimi i shqiptarëve në trojet e okupuara…

Mr.Fejzulla ABDULLAI

SHKOMBËTARIZIMI I SHQIPTARËVE NË TROJET E OKUPUARA- NJË NGA ALTERNATIVAT SLLAVE PËR KRIJIMIN E HAPËSIRAVE ETNIKISHT TË PASTËRTA

Shikuar në një restrospektivë historike, popujt sllavë kurdoherë kanë bërë një luftë ekspansioniste ndaj trojeve të etniteteve të tjerë që e kanë populluar Ballkanin. Lufta e tyre ka qenë e dyfishtë: e para, në atë diplomatike-propagandistike dhe,e dyta,në atë ushtarake-ekspanzioniste.

Nga ky fakt, parashtrohet pyetija: Kundër kujt ka luftuar më tepër ky popull i ardhur nga stepat ruse që me dyndje të mëdha i okupoj trojet ilire, kush ka qenë shkaktar i një lufte shkombëtarizuese-okupuese dhe pse? Kuptohet këtë luftë e kanë shkaktuar popujt e ardhur, ata që kanë patur interes për ekspanzion, përkatësisht për pushtimin e vendeve me një strategji që do t’i shkonte për shtat politikës së tyre dhe pas mundësisë të ishin etnikisht të pastërta. Këta kanë qenë (dhe janë) sllavët, përkatësisht serbët dhe në kohën e fundit po paraqiten edhe sllavomaqedonët. Nga ky shkak, Serbia në shekullin e kaluar ka përpiluar me qindra plane për Kosovën të cilët kanë pasur vetëm një qëllim, pushtimin e Kosovës dhe largimin e shqiptarëve nga këto troje. Lufta ka qenë pra kryesisht ndaj Shqiptarëve ngase me marrjen e trojeve shqiptare do realizohej objektivi i qëllimeve  gjeopolitike të tyre. Që të realizoheshin qëllimet e këtilla okupuese, qeveria serbe e pa të arsyeshme se do duhej të zhvillohej edhe një luftë e paskrupullt në shkombëtarizimin e shqiptarëve, krahas me këtë edhe në shfarrosjen e tyre nga trojet e veta (qoftë me likvidime fizike, apo shpërngulje) si alternativë për krijimin e hapësirave etnikisht të pastërta. Në këtë mënyrë, sipas tyre, të gjitha tokat e okupuara shqiptare do të ishin të “populluara” e pastaj të kolonizuara vetëm me një popullatë serbe (sllave) e cila më tutje do të administronte pa kurfarë pengese.

Në kontekstin e këtij shkrimi, do përmbahemi vetëm në plotikën shkombëtarizuese që e ka ushtëruar ky popull barbar ndaj Shqiptarëve dhe për metodat e ndryshme dhe masat  e marra që janë përdorur në realizimin sa më efikas të  programeve sekrete qeveritare.

Në politikën shfarosëse të shqiptarëve, patologjia borgjeze serbomadhe ka përdorur metoda të ndryshme për realizimin e masave të marra të cilat do mundësonin që në çdo mënyrë të kryhej asimilimi ose zhdukja fizike e shqiptarëve në trojet e okupuara. Për realizimin e këtij qëllimi është punuar me vendosmëri. Ose të asimilohen tërësisht shqiptarët, ose të largohen nga trojet njëherë e përgjithmonë. Piksynimi i kësaj politike, siç u përmend më lartë, ka qenë që aty të krijohen hapësira homogjene, përkatësisht etnikisht të pastërta.

 Masat e marra në realizimin e politikës shkombëtarizuese

 Për arritjen e objektivit thelbësor, përkatësisht për asimilimin e plotë të shqiptarëve në trojet e okupuara dhe krijimin e hapësirave etnikisht të pastërta, borgjezia serbe vuri në përdorim mjete ndonëse më efikase të cilat do t’i vinin shqiptarët në një akt të kryer, që ata aty të mos ekzistonin njëherë e përgjithmonë. Me fjalë të tjera, të asimiloheshin ose të zhdukeshin fizikisht.

Mjetet e dhunës që u aplikuan nga ana e qeverisë shoviniste serbe për shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe serbizimin e tokave të okupuara, kanë qenë të shumëfishta. Kryesiht janë marrë masa në ndërrimin e emrave ( njerëzve, qyteteve), ndërrimi i përkatësisë fetare, ndalimi i shkollave shqipe dhe hapja e atyre serbe dhe shumë elemente të tjera të karakterit kulturor që i përkisnin kombit shqiptar.

Ndërrimi i emrave të qyteteve, përkatësisht vendbanimeve është bërë me kontinuitet. Me marrjen (okupimin) e Kosovës, serbët filluan t’i ndërrojnë emrat e qyteteve në ato sllave. Kështu, p.sh.,Në territorin e Kosovës, qytetit të Ferizajt ja ndërruan emrin në Uroshevac, e shumë qyteteve të tjerë. Madje me okupimin e një pjese të Shqipërisë, po ashtu bënë ndërrimin e emrave të qyteteve. Durrësin e quajtën me emrin sllav Draç, Ulqinin me emrin Ulcinj, ose Tivarin me emrin Bar. Në pjesën shqiptare në Maqedoni, Shkupin në Skoplje (maqedonisht Skopje), Dibrën në Debar, Kërçovën në Kiçevo e kështu me radhë. Në këtë kohë serbizimit të shqiptarëve bujë të madhe  u pat dhënë edhe shtypi i kohës. Revista “Makedonski Gllas” vinte në dukje se në trojet e okupuara po kryhet me përkushtim serbizimi i shqiptarëve. Kjo mund të shihej në tabelat e firmave të cilave u shtohej prapashtesa “viç”. Këtë e pat vërejtur edhe kundërshtari i politikës serbe, Dimitrije Tucoviq, i cili kudo që kish shkuar vërente emrat e firmave me prapashtesa serbe. Ndërrime të kësaj natyre janë bërë edhe në emrat e njerëzve.

Duke u nisur nga fakti se në trojet e okupuara ku serbët synojnë se nuk ka pasur shqiptarë por vetëm serbë, të dhënat historike e flasin të kundërtën. Në dokumentet e gjetura, ose në studime shkencore mund të shihet se aty kanë jetuar vetëm shqiptarë, por jo edhe serbë. Ndaj edhe shqiptarët aty janë autoktonë, kurse sllavët (serbët, sllavomaqedonët, malazezasit), siç është e njohur botërisht, janë të ardhur. Rritjen e numrit të serbëve në trojet ku ata i kanë okupuar, e ka bërë konvertimi me detyrim i shqiptarëve në serbë, gjë që shihet në prapashtesat e emrave. Shumë krerë serbë në kohën e nemanjiqëve kanë patur prejardhje pellazgo-ilire. Stefan Nemanja,p.sh., ka qenë me mbiemër Nimani, një herë katolik e pastaj sllav. Po japim edhe disa shembuj të tjerë me emrat e shqiptarëve të konfesionit katolik. Gjuka-Gjukiç (Gjukoviç), Bojku-Bojkoviç (Bojiç), Gashi-Gashiç (Gashanin), Shala-Shaliç, Shurka-Gjurkoviç, Gruda-Grudiç, Zogu-Zogoviç, Daci-Daciç e kështu me radhë. Madje, prijësit e një kishe ortodokse në Mal të Zi (1885) kanë qenë shqiptarë malësorë të sllavizuar. Shembuj të këtillë ndër popullatën sllave ka shumë. Bile sipas disa të dhënave edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ka qenë me prejardhje malësore (shqiptare). Gjithashtu, shumë shqiptarë katolikë me ndërrimin e fesë nga ana e okupuesëve osmanë e humbën edhe gjuhën shqipe. Këta malësorë të islamizuar qeveria shoviniste serbe asnjëherë nuk ka pranuar se mund të kenë ndonjë origjinë shqiptare (Revista KUVENDI, Detroit 2011, faqe 139-144).

Pasi popullsia shqiptare e asaj kohe ka qenë në nivelin e ulët arsimor, por me ndjenja të forta fetare, brutaliteti serbomadh ndaj tyre ka qenë i ashpërt edhe në ndërrimin e fesë në radhë të parë asaj katolike, ndërkohë edhe asaj myslimane në ortodokse. Në konvertimin e besimit fetar masat serbe kanë qenë tejet të ashpërta, brutale dhe me një qëndrim mizor të paparë. Këtë e bënin me qëllim se, pasi të konvertoheshin, duke humbur edhe gjuhën, shumë lehtë do të asimiloheshin. Për shkombëtarizimin e shqiptarëve me anën e një dhune të tmershëme, flet edhe gazetarja angleze në fillim të shekullit të kaluar, Edith DURHAM. Kjo dashamirëse e shqiptarëve në vizitën që e pat bërë në trojet shqiptare të okupuara  nga ana e serbomalazezëve, i ka parë drejtpërsëdrejti dhimbjet e shqiptarëve të shkaktuara nga  mizoritë e paduruara që ua bënin serbët e malazestë.

Veprat e një patologjije çnjerëzore, nënvizon ajo, ushtëria serbe nuk i fshihte, por, përkundrazi, ajo mburej me to. Nga biseda me një oficer serb i dëgjon me dhimbje këto fjalë: “… brenda dy vjetëve asnjë njeri në tokat e pushtuara s’do guxonte të fliste, atë gjuhë të ndyrë (shqipen f.a.)”. Myslimanëve u thoshin të zgjidhnin  “ja pagëzmin ja vdekjen, dhe shtinin mbi ta kur kundërshtonin. Gratë mbasi i zhvishnin i dërgonin bashkë me fëmijët e tyre në kishë për t’u pagëzuar”. Nga ky oficer i ndëgjon edhe këtofjalë: “Brenda një brezi ne do të serbizojmë atë popull”. Në një takim që pati me governatorin e Podgoricës, S.Markoviq, nuk qe e befasuar kur personalisht prej tij dëgjoj fjalët e urrejtjes. Ai e kishte ndaluar t’u jepeshin ushqime fshatarëve të fshatrave shqiptare të shkatërruara. Këtë e justifikonte me faktin se “…për ta qe e thënë të vdesin”. Jo vetëm kaq, më vonë E.Durham kish marrë një lajm mjaft prekës nga qyteti i Gjakovës. Bëhej në dije se At Paliçin (françeskan), i cili kishte kundërshtuar të bënte shenjën e kryqit sipas zakonit ortodoks, e kishin prerë me bajonetë. Këtë akt të shëmtuar ndaj një kleriku katolik e pat përgënjeshtruar qeveria malazeze e Podgoricës. Mirpo më vonë, me investigimet që i pat bërë qeveria Austriake me rastin e këtij kleriku, në sajë të provave që u gjetën, u konstatua se krimi i kryer  qe i vërtetë (E. Durham: Njëzet vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë 2001, faqe 249).

Me reagimin e Fuqive të Mëdha ndaj kësaj politike shkombëtarizuese, qeveria fashistoide serbe qe e detyruar disi ta zvogëlojë vrullin ugurzi ndaj shqiptarëve. Ajo tani filloi të veprojë në mënyrë të maskuar. Në komandat që i jepte Komanda Supreme nga Beogradi më 1913, kërkohej që në Kosovë të mos vazhdojë me forcë konvertimi i fesë, qoftë asaj katolike ose asaj myslimane në fenë ortodokse, por të pritej gjersa të vendosej, siç thoshin ata, “rregulli”.

Politikën shkombëtarizuese ndaj shqiptarëve, serbët e patën të fokusuar edhe në fushën e arsimit. Autoritetet borgjeze duke qenë të ngarkuar tejmase me shkallën e urrejtjes, synonin që të zhduknin çdo gjë që ka qenë shqiptare në aspektin arsimor, kulturor e fetar. Aty u ndalua çdo veprimtari e karakterit arsimor e kulturor në gjuhën amtare shqipe. Shqiptarëve u qe ndaluar hapja e shkollave shqipe, ose e ndonjë aktiviteti tjetër që kish të bënte me kultivimin e kulturës kombëtare. Për serbizimin e brezave të reja në tokat e okupuara, serbët filluan sistematikisht të hapnin shkolla në gjuhën serbe. Për kryerjen e këtij misioni qenë të angazhuar organet e pushtetit ushtarak-policor. Angazhimi i tyre ka qenë sepse vetëm nëpërmjet të këtyre organeve të cilët, duke përdorur forcën e dhunës, do mundej disi të realizohej ky mision i “shenjtë”. Ata ishin të mendimit se rruga më e drejtë për asimilimin e plotë të shqiptarëve është vetëm me një edukim kulturor, arsimor e politik në frymën serbe.

Autorët serbë në përkrahje të politikës antishqiptare

 Shkencëtarët serbë dhe proserbë të mbështetur në tezat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe (ASHAS) dhe të përkrahur nga politikanët të cilët vazhdimisht zhvillonin një politikë gjenocidale dhe shfarosëse antishqiptare, janë: Jovan Cvijiq, Vlladan Gjorgjeviq, Ivo Andriq, Risto Nikoliq, Vasa Çubriloviq, Atanasije Urosheviq dhe Jovan Trifunoski(ky i fundit proserb nga Maqedonia).

 Ndër autorët e përmendur që për herë të parë orvatet në mënyrë “shkencore” ta argumentojë depërtimin e shqiptareve në “trojet sllave”, është Jovan Cvijiq. Në veprat veta shkencore të karakterit antropogjeografik, ( si ky kanë vepruar edhe shumë studiuesë e politikanë të kohës), në tërësi thotë se shqiptarët në “trojet sllave” ku jetojnë sot, janë të ardhur pas invazionit të turqëve osmanlinj në Ballkan, përkatësisht ata (shqiptarët) një pjesë të “trojeve sllave” i okupuan gjatë shek. të 17 e të 18. Invazioni i shqiptarëve, sipas tij, pat qenë i dhunshëm ngase popullatën sllave me forcë e paskan detyruar t’i lëshojë shtëpitë e veta. Në “konstatime të këtilla” patën ardhur edhe autorët e më vonshëm në studimet e tyre. Imigrimi  i planifikuar i muslimanëve shqiptarë në “tokat sllave” jo vetëm që detyroj largimin e bujqëve serbë, por edhe shkatërroi masën kompakte serbe, duke shkaktuar oaza me popullsi të përzjerë krishtiane-muslimane. Dhuna të këtilla, sipas autorëve serbë, në “Serbinë e Vjetër” vazhdojnë shekuj me radhë. Në sajë të një studimi që pat bërë Akademia Serbe e Shkencave, qenka kostatuar se gjatë shekullit të 18  e të 19 nga Serbia e Vjetër paskan emigruar në Mbretërinë Serbe, përkatësisht në territorin Serb rreth gjysëm miljonë njerës! Shpërnguljet më të mëdha paskan qenë gjatë kryengritjeve serbe (1804-1815) dhe luftërave serbo-turke (1876-1878). Popullsia e mbetur qe islamizuar. Si shembull merret Gora, Drenica, Prekorupla, Medvegja, e vende të tjera. Konstatimet e këtilla të këtij institucioni të lartë shkencor janë të bazuara në argumente dhe fakte të falsifikuara, gjë qëmund të shihet qartë në studimet e autorëve të huajë ku bëhet fjalë për lëvizjen e popullatës serbë në këtë kohë. Sipas studiuesit Bebler,serbët nga trojet shqiptare nuk kanë emigruar nga dhuna e shqiptarëve siç pretendojnë ata, por për shkak të disfatave të tyre që i pësuan nga luftërat për okupimin e trojeve të huajë, përkatësisht të atyre shqiptare.

 Politika serbe mbi shkombëtarizimin e shqiptarëve  gjen mbështetje edhe tek autorët maqedonë

 Qëndrimi i politikës shkombëtarizuese serbe ndaj shqiptarëve sot gjen mbështetje të fortë nga akademikët maqedonas, të cilët nëpërmjet të ashtuquajturës Enciklopedi maqedonase (për shkak të qëndrimit antishqiptar, kjo Enciklopedi kategorikisht u hodh poshtë nga shqipatrët )këtë synojnë ta vërtetojnë me fakte që s’kanë kurfarë mbështetje shkencore. Në fakt, kjo Enciklopedi, sipas vlerësimeve që i kanë bërë shkencëtarët shqiptarë dhe politikanët shqiptarë në Maqedoni e më gjerë, shkakton një urrejtje ndëretnike (do të thuhej edhe luftënxitëse) në mes shqiptarëve e maqedonasve.

 Në procesin e shkombëtarizimit të shqiptarëve nuk ka qenë angazhuar vetëm  qeveria serbe, por edhe ajo maqedonase (sllavomaqedone). Në kohën e fundit kur qeveria e këtij shteti në mënyra të ndryshme po synon të krijojë historinë e popullit të vet, vazhdimisht mundohet që ta mohojë historinë e shqiptarëve në trojet e veta. Shumë autorë maqedonas që janë në shërbim të kësaj politike, me fakte dhe argumete të falsifikuara orvaten që t’u tregojnë qarqeve politike e shkencore se shqiptarët në Maqedoni janë të ardhur nga viset malore të Shqipërisë gjatë shekullit të XVII e të XVIII, kurse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë maqedonë të shqiptarizuar. Sipas tyre, shqiptarët sot në Maqedoni paraqesin një etnitet minoritar edhe pse i ka mbi 30%. Qëndrimet antishqiptare në këtë vend të posaformuar, që akoma nuk ka emrin dhe simbolet e veta dhe që nuk është akoma i pranuar botërisht nga tërë shtetet e jashtëm, shumë qartë janë të paraqitura në Enciklopedinë famëkeqe (edicion i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedone) e përkrahur dhe e financuar nga qeveria.

Institucioni më i lartë shkencor maqedonas, Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedone (ASHAM), qëndrimet e veta nacionaliste dhe antishqiptare, dhe “konstatimet” se shqiptarët janë ardhacakë në “trojet sllave” dhe se një pjesë e tyre janë maqedonë të shqipatrizuar, pakurfarë mbështetje shkencore, në këtë Enciklopedi i ka shpallur haptas. Ky nuk është një rast i veçantë sepse historiografia maqedone, pa edhe ajo slllave nëpërgjithësi, çdo herë popullin shqiptar aty ku jeton sot me shekuj, e ka quajtur si të huaj dhe cilësuar si një popull të pacivilizuar, agresiv dhe okupues të trojeve të huaja.

Akademikët maqedonas për të kaluarën historike të popullit shqiptar, pa kuarfarë dyshimi, janë bazuar në tezat e mirënjohura antishqiptare të shkencëtarëve serbë dhe të atyre maqedonas që kanë qenë me qëndrime proserbe. Pastaj janë bazuar edhe në politikanët serbë që historikisht, haptas kanë kryer një luftë antishqiptare, jovetëm në trojet ku jetojnë sot shqiptarët por edhe më gjerë.

Si i shikojnë autorët e huaj qëndrimet serbosllave ndaj shqiptarëve

Ndërkaq, Mlladen Klemençiq, një studiues i dalluar kroat në fushën shkencore, i cili është munduar që me fakte dhe argumente të ndryshme t’i nxjerrë në shesh mashtrimet dhe falcifikimet e autorëve sllavë (serbë e maqedonë), në një analizë që e pat bërë në kohën e fundit lidhur me pretendimet territoriale serbe ndaj vendeve fqinje, në vend të parë i paraqet shkrimet e Vasa Çubrilloviq-it.

Çubrilloviq-i, një ultranacionalist serb, në “studimet shkencore”, vend të posaçëm i kushton problemit të pakicave në truallin e Jugosllavisë. Problem kryesor në shtetin jugosllav, sipas tij, paraqiten shqiptarët, e pastaj, pakicat e tjera. Pse ne vend të parë i parashtron shqiptarët? Çfar pengese i shkakton ky etnitet këtij shqiptarofobi? Këto janë disa pyetje që mund të parashtrohen, kur udhëheqësit më të lartë të Mbretërisë Jugosllave e më vonë të asaj komunisti (Titiste) qenë angazhuar në zgjidhjen e problemit të pakicave kombëtare që janë përfshirë në kufijtë e shtetit jugosllav.

Çubrilloviq-i, problemin e shqiptarëve e shikon shumë të vjetër, nënvizon Klemençiq. Ky etnitet me numër më të madh nga etnitetet e tjerë, në trojet sllave paska depërtuar më tepër  gjatë shekullit të 17. Në këtë kohë depërtimi i tyre paska qenë me dhunë. Popullata vendase serbe nuk ka mundur  t’i durojë dot torturat dhe dhunën  e tepërt, qe e detyruar t’i lëshojë vatrat e vjetra të luftës dhe të shpërngulet në drejtim të veriut, në brendi të Serbisë e në vendet e tjera përreth. Shqiptarët, ose “arnautët”, siç i quan ai shqiptarët,  filluan gradualisht të vinë nga viset malore të Shqipërisë veriore dhe të vendosen në fushëgropat pjellore të Kosovës e Metohisë. Madje, patën vazhduar në veri në drejtim të Moravës Perëndimore e Jugore, kurse në jug duke kaluar mbi Malin Shar, patën zbritur në fushëgropën e pjellshëme të Pollogut dhe në luginën e Vardarit. Gjer në shek. e 19, thotë Çubrilloviq-i, në këtë mënyrë qe formuar trekëndëshi shqiptar. Ky etnitet i dhunshëm i paska pushtuar tokat e pjellshëme serbe gjer në afërsinë e Nishit. Pozicionimi i këtillë i shqiptarëve të ardhur i ndan tokat sllave, përkatësisht vendet e Rashkës nga Maqedonia, përkatësisht  lugina e Vardarit.

Çubrilloviq-i mëtutje vazhdon: “Nëse i hedhim një sy hartës gjeografike, shumë qartë do shihet se pakicat tona janë të ngulitura në pozitat më të rëndësishme ekonomike dhe strategjike”.Sipas tij, pozita është e njëjtë e vendeve rreth malit Shar të okupuara kryesisht nga arnautët (nocionin shqitar ai nuk e përdor sepse shqiptarët nuk i njeh si të tillë) Që të zvogëlohej numri i shqiptarëve në këtë hapësirë Çubrilloviq kërkon që qeveria serbe duhet të angazhohet edhe në procesin e shkombëtarizimit të këtij etniteti antiserb.Ndërkq, Klemençiq-i thotë se ky autor serb këtë e sqaron me faktin se këto toka përreth Sharit janë të pozicionuara në ujëndarjen e tre lumenjëve që derrdhen në tre dete. Ndaj, sipas tij, Kosova e Metohija, fusha e Pollogut me luginën e Vardarit, janë me një strategji të veçantë jo vetëm për Serbinë, por edhe për Maqedoninë. Në sajë të kësaj, Klemençiq-i vjen në një përfundim mjaft korrekt.Nga të dhënat që mund të shihen në shkrimet e Çubrilloviq-it, nënvizon Klemençiq, shumë qartë dallohen pretendimet ekspanzioniste të politikës serbe ndaj tokave shqiptare, të cilat kanë një pozitë të veçantë për inetresat serbe ( M. Klemençiq: “Velikosrpska teritorijalna posezanja”, Leksikografski  Zavod “M. Krlezha”,  Zagreb 1993).

Serbët nuk krijuan dot hapësira etnikisht të pastërta

Trualli i Ballkanit i populluar me një popullsi multietnike, asnjëherë nuk ka qenë i qetë. Aty çdo herë ka patur konflikte ndëretnike dhe ndërshtetërore. Populli serb i ngulitur në pjesën qendrore të këtij gadishulli, duke pretendur që të përfshijë hapësira sa më të mëdha në llogari të popujve të tjerë, vazhdimisht ka qenë një faktor destabilizues. Në projektet luftënxitëse të qeverive serbe të kohës dhe më vonë, nuk parashikohej vetëm grabitje e tokave të huaja, por ato duhej të ishin edhe etnikisht të pastërta.

Si rjedhojë e kësaj parashtrohet pyetja: Vall Serbia me një politikë të këtillë okupuese fashiste-gjenocidale (nuk do të ishte egzagjerim po të thuhej edhe raciste) ja pat mbërrijtur qëllimit të vet? Me siguri, jo. Për këtë flasin të gjitha faktet historike ku mund të shihet se asnjë vend që serbët e quajnë të vetin, nuk është i populluar vetëm me popullsi serbë, por edhe me etnitete të tjera. Të gjitha luftërat që i shkaktoj në tokat shqiptare, ose siç i quan ajo, Serbi e Vjetër, nuk pati dot mundësi që t’i krijojë etnikisht të pastërta, por, përkundrazi, aty është ritur popullsia shqiptare, kurse ajo serbe vazhdimisht ka mbetur pakicë.Për këtë flet qartë edhe lufta e fundit në Kosovën martire, ku ushtëria çetnike serbe dhe shumë njësite paramilitare me luftën e tyre të përgjakshëme gjakëpirëse, masakruan një numër të madh të shqiptarëve të pafajshëm dhe me qindra mijë me dhunë i dëbuan nga vatrat e tyre shekullore, vetëm me të njëjtin qëllim, ta riokupojnë Kosovën etnikisht të pastërt, që aty të mos ketë asnjë shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *