MYSAFIRI I MBREMJEVE
Nga Agim Xh. Dëshnica Në një fshat mbi Kuç, pasi kalon Qafën dredharake të Gomares, jetonte me njerëzit e vet, Hamaza Hodo. Megjithëse ishte kohë lufte, të gjithë punonin si në paqe, pa u lodhur, qoftë me të mbjella e korrje, qoftë me vreshtari e bagëti’ Buka, mishi si dhe rakia nga rrushi nuk u mungonin kurrë.