Puthja, aty ku marrin vrull zjarret e stuhishme të ndjenjave
Albert Vataj Është i pari dhe zjarrvënësi i gjithë qenësisë sonë fizike. Trupin e pushtojnë të dridhurat, sytë mbyllen dhe një energji e furishme përshkon rrufeshëm kurmin e mishit që sakaq ka filluar të marrë zjarr.









