NJE TEORI E RE E ABAZOVICIT NEN SPATHOKET E VJETER TE PANSLLAVIZMIT …e quajtur “Poshteni Allbanac”

Zef Pergega

Eshte sfaqur sidomos kohet e fundit, apo ma mire nje teori e vjeter e pansllavizmit qe kerkon zhdukjen e shqiptareve, jo me metodat e Cubrillioviqit, por nga bishtat e tij qe mbajne tash kostume moderne dhe perdorin zhargone europiane

“Poshteni albanac” do te thote shqiptar i ndershem. Pra Abazoviqi dhe Rama per Serbise jane “shqiptare” te ndershem. Te jesh i ndershem per serbet do te thote te jesh tradhetar per kombin tend. Kjo teori qe i ka hyp Ures dhe Rilindjes po perhapet si vaj ne lakna tash ne platformen e “Ballkanit te Hapur” qe nuk eshte gje tjeter vecse teori e Titos e deklaruar ne vitin 1953 ne Shkup. Per serbet ato qe kerkojne flamurin e Gjergj Kastriotit, ata qe jane nacionaliste dhe mbrojne vlerat kristiane e konservatore jane shqiptare te keqinj. Pa le ma malesoret e Amerikes qe jane sherbetore, sipas tyre te te hujave qe duan shkaterrimin e Jugosllavise dhe Malit te Zi. Ata dalin ne demostrata, organizojne mbledhje fondesh dhe jane nje detashmet kundra shtetit te Malit te Zi ndaj dhe duhet te shkaterrohet kjo cerdhe e shqiptareve te keqij

“Poshteni albanac” eshte nje platforme ledhatuese e perkedhelese qe ka rrezik te madh te frymohet nga dufi karrierist i Abazoviqit, te cilen si pema e frytit te helmuar e vadit Rama me koven e ndryshkur te komunizmit. Rama duke qene nje politikan batutash e perhap kete nder shqiptaret ne tokat e tyra etnike ne Mal te Zi edhe si shkarkim barre nga akuzat edhe se kjo teoria e shqiptarit te mire e shqiptarit te keq te mbjelle nje konflikt politik ne Mal te Zi e, per pasoje Abazoviqi te rritet politikisht dhe rinia apo te lekundurit te marrosen pas tij. Kohet e fundit ky demagog i “poshteni almanac” udhehoqi fushaten elektorale krejt ne gjuhen serbe dhe fitoi Ulqinin. Kjo mund te ndikoje rrezikshem ne dobesimin e faktorit politik nder partite shqiptare ne Mal te Zi, te shuaj shpirtin etnicitetit dhe te tradites malesore si kalja e fundit e rezistences ilire ne trojet e veta.

I vemendshem ndaj kesaj platforme qe mund te marre dhene duket “Berluskoni” i Ballkanit presidenti i Malit te Zi Gjukanoviq . Edhe pse mund ta joshe konflikti midis shqiptareve te “mire” dhe shqiptarve te “keqij” perseri ai e ndjen edhe si rrezik per pushtein e tij se llava e vullkanit kurr nuk dihet se sa shkrumb len mbrapa, ndaj ai u tregua i rezervuar ndaj perfshirjes se Malit te Zi ne Ballkanin e Hapur” po aq te zi.

Mendoj se pas “Poshteni Allbanac” mund te rritet Abazoviqi dhe partia e tij dhe duke patur ne dore armet e forta te pushtetit luften do ta zhvilloje mbi shqiptare patriote, nacionalista dhe katolike te devotshem. Qellimi sot i perbotshem edhte shkaterrimi ne mos dobezimi i katolicizmit ne te gjitha shtetet dhe kjo sidomos ne Shqiperi. Ato edhe sot jetojne nder male dhe jane “shkamb”maloke, keshtu i kane pagezuar qeverite 500 vjecare deri ne ditet e sotme osmane helene ne trollin shqipes. Ne fakt atdheun e ruajten Katoliket sic thote Konica, Ata jane pra sot bashke me malesore ne Malt te Zi shqiptaret e “keqinj”, prandaj ato duhet te mbahen sa me larg, te paintegruar, te pa perfshire ne pushtet dhe ne jeten sociale te kombit. Ndonese Mirdite e shkaterruan gjeografikisht, historikisht dhe ne qeverisje lokale e ne vlera, malesoret e mire te Malesise se Madhe ne Amerike jane nje keshtjelle qe ende nuk ka rene megjithese Serbia ka paguar miliarda dollare qe te shembet dhe te shuhet. Ata jane te lidhur me token e vet si mishi me gjakun arberor dhe kjo eshte shenj shume i mire dhe i dobishem. Shqiptare, kur te lavderon armiku mos i shko mbrapa karroces se keqe se si zagare te teheqin lidh per rrypi neper leqe. Sa kam une njohuri nga historia, turqit, greket e serbet kur vjen puna per shqiptare i aktivizojne platformat e vjetra duke u vene tituj te ri dhe mundohen ti realizojne me shqiptare te shitun. keshtu e shikoj nga dritarja e botes se lire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *