Nis restaurimi i Kishës së Kuvendit të Arbrit në Mërqi.

 Kanë nisur prej diaa ditesh punimet për restaurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, apo siç njihet ndryshe Kisha e Kuvendit të Arbrit. Pikërisht në 14 janar 1703 Papa Klementi XI mblodhi në Mërqi të Lezhës Kuvendin e Arbrit.

Bëhet e ditur se punimet për krijimin e Qendres së Kuvendit të Arbrit në Mërqi të Lezhës, po zhvillohen në bashkpunim me Dioqezen e Lezhës, rektorin Dom Martin Jakut, famullitarin e zonës, Atë Karlos Kalero dhe studiuesit dom Nikë Ukgjinit.

Sipas studiuesit Dom Nikë Ukgjini, projekti është afishuar edhe në ambjentet e kishës dhe do të realizohet sipas fotove 3D. Ukgjini theksoi se punimet do të zhvillohen në tre faza ndërtimi:

1. Rehabilitimi i Kishës mesjetare të Kuvendit të Arbrit duke e kthyer në identitetin e saj të mëparshëm. 2. Meremetimi i qelës e ndertuar ne vitin 1668.

3.Krijimi i një parku artistik në oborrin e Kishës si simbol i Kuvendit të Arbrit. Punimet për momentin janë duke u zhvilluar me ndihmen e sipërmarrësit, Gjergj Lejeqeza, banorëve, që jetojnë në Mërqi dhe atyre jashtë vendit.

Ukgjini pohoi gjithashtu se pritet ndihma e Bashkisë së Lezhës si dhe disa mërgimtareve shqiptare, që jetojnë në Evrope dhe Amerike, për shkak te rëndësisë historike mbarëkombëtare që mbart ky projekt.

Lindita Kokaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *