DITET E LETERSISE SHQIPE NE AMERIKE, 2021

PERKUJTOHET FISHTA NE 150 VJETORIN E LINDJES

           1871- 2021

Ditët e Letersëisë Shqipe në Amerikë, për herë të pare u bënë nga Revista “ Kuvendi”, në tetor 2001 dhe vazhduan për 21 vjet radhazi, në kuadër të ditëlindjes së poeti kombëtar Gjergj Fishta, përkatësisht në javën e fundit të tetorit të çdo viti.

Këtë vit, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Poetit, Kuvendi i zhvillon Ditët e Letersisë, me 22 deri me 24 tetor 2021, ku vendin më të rëndësishëm do ta zërë ky përvjetor.

Si çdo vit, do të ketë Konkursin vjetor dhe, dy fituesit e çmimeve të para, do të kenë mundësinë e botimit të një libri, deri në shtatorin e vitit 2022.

Komisionin Organizativ dhe Jurinë , si dhe vendin ku do të zhvillohet aktiviteti, do i njoftojmë para datës 20 shtator 2021.

Krijuesit që do të marrin pjesë në konkurs janë të lutur t’i dergojnë materialet e tyre para dates 22 tetor 2021, në e-mailin; revistakuvendi@gmail.com

KESHILLI BOTUES I REVISTES “KUVENDI”

10 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *