Iku…. për të mbetur gjithnjë!

Moikom ZEQO –Një Encoklopedi Shqiptare!

Requem nga Raimonda MOISIU*

Me ikjen në amëshim të  Moikom Zeqos, kombi, bota e artit dhe kulturës shqiptare, letrat shqipe dhe publicistika humbën shpirtin e madh,

mendimtarin e shquar, bardin dhe thesarin e cmuar  kombëtar e historik, një nga personalitet më të rëndësishme të shoqërisë, letrave shqipe dhe botës shqiptare. Modest, unik dhe konfident, i mëncur dhe fisnik i mrekullueshëm në formë e funksion, erudicioni i tij si shkrimtar dhe intelektual ka hedhur dritë në shumë aspekte të jetës social-ekonomike e politike të vendit. Urtësia e Moikomit frymëzoi mbarë kombin shqiptar, gjeneratat me “dritë-urinë” e pashëmbullt,- sikundër u shpreh biri i tij, Epidamn Zeqo. Ndjej emocion të vecantë teksa hedh këto rradhë në këtë esse, për këtë autor, poet shkrimtar, mësonjës, politikan dhe aktivist legjendar që preku afër e larg jetën e shumë njerëzve të shtresave të ndryshme, midis të mundshmes e të paparashikueshmes. Jo se Moikomi  sa ishte gjallë kërkoi famën, por ai e arriti atë para kohe me veprat e tij, unike, njerëzore, kreative dhe historike me ndjeshmërinë mahnitëse të  një rrëfimtari tërrifik dhe  trashëgimisë së tij të jashtëzakonëshme të lënë pas. Ndikimi i veprave të tij në disa aspekte krijuese hodhën  dritën e fuqishme në letrat shqipe, ndërgjegjësimin e artit bashkëkohor, kulturës shqiptare dhe njerëzimit progresiv, integritetit profesional të gërshetimit mes letërsisë artistike, publicistikës dhe letërsisë dokumentare, ndikimin i këtyre veprave në shoqëri, art,  kulturë dhe historinë e një kombi.

Drita e trashëgimsë që ai  lë pas, vazhdojnë përjetësisht. Në veprat e tij Moikomi jo vetëm pasqyroi dhe rrëfeu jetën dhe realitetin me të mirat e të metat e një shoqërie, duke i dhënë frymë dhe mëncuri formësimit të saj e marrëdhënieve njërëzore, por ai i dha jetë e frymë ndryshimit dhe të konceptuarit të shoqërisë në jetën dhe situatat sociale-poltike -ekonomike dhe historike, ndaj të tashmes së paqëndrueshme, të ardhmes që cfaqet në horizontin e largët dhe të kaluarës në perëndimin e largët. Veprat e Moikomit i përkasin periudhës së shtrirjes kombëtare në disa epoka; asaj të historisë moderne shqiptare, letërsisë së realizmit socialist, letërsisë post-komuniste dhe letërsisë bashkëkohore në mbarë botën shqiptare. Gjatë karrierës së tij të përkohëshme, Moikomi ishte vazhdimisht një moralist pasionant, shpesh aq i vështirë për veten e tij, ambicioz e sfidant për të kaluarën e të tashmen, që për hir të gjeneratave që vijnë, përmbushi rolin dhe përkushtimin e tij në respekt të parimeve dhe vlerave të një kombi.  Moikomi si askush tjetër,  besonte  në ndryshimin dhe progresin duke dhënë  nga forca e  inteligjencës, modestisë dhe qytetarisë së tij, që  e karakterizonte, duke dhënë nga forca e talentit dhe mëndjes së shëndoshë e krahëve të fortë. Veprat e Moikomit komunikojnë mesazhe të thjeshta e komplekse që “flasin” gjuhën e cdo moshe e gjenerate,  mendimet dhe idetë e këtij  “Poeti Vizionar, Shënjuesi dhe Themeluesi i Poezisë dhe Prozës Moderne Shqiptare! Njeriu, Patrioti, Poeti, Mendimtari dhe Shpirti i Madh Shqiptar!”, -sikundër shprehet  shkrimtari, dramaturgu, poeti dhe përkthyesi brilant i lirikës ruse, Prof. Vangjush Ziko, në ngushëllimin e tij për ikjen parakohe të Moikomit tonë. Moikomi ishte optimist, besonte në ndryshimin  dhe progresin e së prekshmes dhe rilindjes  së një  shoqërisë, besonte shndërrimin e realitetit në një realitet të interpretuar përmes veprës, teorive, artit të të shkruarit dhe ideve të tij, që ndryshojnë zemrën e identitetit të një kombit. Veprat e Moikomit në gjini të ndryshme, pasqyrojnë epokat në të cilat ato janë shkruar dhe eksplorojnë tensionet dhe përpjekjet midis individit në raport me shumicën. Moikom Zeqo është “gjeniu” që bëri revolucion në poezinë dhe prozën modern realiste shqiptare, shkrimtari që trashëgoi artin folklorik të të shkruarit, dhe që do të kujtohet gjithmonë; investitori impulsiv i mëncurisë dhe mendimit, filozofi dhe njeriu i shquar i letrave shqipe, që bëri historinë e enticitetit e artit, kulturës e dijes shqiptare,- ; Simboli i Epokës “Moikom”,

Moikomi iku …për të mbetur gjithnjë pjesë e rëndësishme e jetës dhe botës sonë, për të mbetur përherë – Një Enciklopedi Shqiptare.

Raimonda MOISIU

*Author/ Freelancer

Qershor, 2020,

Florida USA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *