Lidhja (Ittifak) Prizrenit …

Lidhja (Ittifak) Prizrenit zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren

Solli per Kuvendin, Mjeshtri Paulin Palushi

Në këtë Lidhje të hoxhallarve, bejlerve dhe agallarve në Prizren nuk janë ftue as shqiptart katolik dhe as shqiptart ortodoks. Kjo tregon se kjo Lidhje ka pasë KARAKTER ISLAMIK. Prandej Europa i coptoi trojet shqiptare, që të mos formohej nji Turqi e Vogel arnaute e lidhun me Bosnjen islamike.

Lidhja zhvilloi takimet e saj në datën 10 qershor 1878 në Xhaminë e Bajraklisë dhe në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren. Në Lidhje (Ittifak) erdhën edhe delegatë nga Selaniku, Jenipazari dhe Sjenica.25 Në Prizren por edhe mbarë Kosovën, krijimi dhe organizimi i Lidhjes u njoh me emrin e saj osman, Prizren Ittifaki apo Prizren Ittihadi.
Pas disa ditë bisedimesh më në fund në 18 qershor 1878 Lidhja botoi vendimet e saj


(Karar-Name) të cilat ishin si vijon:

  1. Lidhja jonë është forumar me qëllim që të mos njohë asnjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjithë mjetet.

  2. Qëllimi ynë i lart është të mbrojmë të drejtën e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tonë. Në do quajmë armiq të kombit (osman) dhe atdheut të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojnë qeverinë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit

  3. Ata delegatë të krahinave të tjera që duan të hynë në Lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit

  4. Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit.

  5. Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të rregullohen dhe perballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga jashtë do ti pranojmë me kënaqësi.

  6. Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin;

    edhe Serbia në rast se nuk na i dorëzon tokat me të mirë që na ka marrë, do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njëjtën mënyrë.

  7. Bashkatdhetarëve besnikë të qeverisë që kanë hyrë në Lidhjen tonë do ti japim dorën dhe ndihmojmë sipas mundësisë.

  8. Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do ti shkojnë në ndihmë

  9. Kushdo që del nga Lidhja jonë, Zot na ruaj! Kushdo që spiunon, dhe vepron sipas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.

  10. Asnjë vendas i kujtdo krahine që do me dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.

  11. Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit, s’dëgjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndonjë ç’nderim do të dënohet sipas fajit.

  12. Dërgimi i fuqive, thirrja dhe përdorimi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të përpiluara.

  13. Për të zbatuar këto nene do ti jepet rëndësi korespondencës.

  14. Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës.

  15. Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.

  16. Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, Jugut dhe Bosnjes, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din, Devlet dhe Vatan japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidhjes.

Sikur e themeluam këtë Lidhje edhe në të ardhmen nuk do durojmë tiranë që të shtypin vendet tona. Bijtë tanë dhe bijtë e tyre do të jenë besnikë të Lidhjes dhe kush largohet nga ajo do të konsiderohet sikur dikush që braktis Islamin dhe do mallkohet dhe përbuzet nga ne. Ne obligohemi ti jemi besnik këtij vendimi me firmat tona (47 firma).

Siç lexohet në pikën 4 por edhe në fund të Karar Namesë, Lidhja ishte një organizatë që synonte të mobilizojë muslimanët ballkanas për vetëmbrojtje, implementojë Sheriatin në të gjithë territorin e saj dhe shtrihet nga Bosnja deri në Jug të Shqipërisë. Edhe pse ishte konceptuar si një Lidhje Pan-Islamike, ajo shquhet nga toleranca për të krishterët ku në pikën 4 Lidhja zotohet që të mbrojë edhe jomuhamedanët.

Marre nga http://forumi.shqiperia.com/threads/129-vjet-lidhja-shqiptare-e-prizrenit.15670/02/10/2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *