NJEZET VJET ME REVISTEN “KUVENDIN”

Gezuar 27 Majin, Revista KUVENDI!

Dhurata ma e mirë e këtij 20 vjetori është BIBLIOGRAFIA e Revistes “ Kuvendi” dhe Ditëve të Letërsisë Shqipe, që u përfunduar së radhituri nga Botuesi Pjetër Jaku

Nga Elinda Marku 

Revista KUVENDI, doli per here te pare me dt 27 Maji te vitit 2001!

Revista Kuvendi, nuk eshte vetem bije e ketij komuniteti,por eshte edhe nene ne kete komunitet, e cila lindi dy krijesa te saj te pavdekshme e te paharrueshme:  “Shqiptaret e ne Detroit”, dhe  “Ditet e Letersise Shqipe ne Michigan”. Personalisht krenohem me kete reviste! I mbetem mirenjohese kembenguljes, vullnetit, durimit, te botuesit te saj Pjeter Jaku.

Te behej i mundur botimi i kesaj reviste, sigurisht qe nuk mjaftojne vetem cilesite e botuesit te palodhur dhe bashkepunetoreve te tij. Por, nuk mund te mos permendet edhe kembengulja e atyre qe luftuan e luftojne me çdo kusht te mjegullojne, pengojne, çdo pune te mire te ketij komuniteti. Me pretendimin se nuk eshte edhe aq e mire, sa puna e tyre e pabere. Ose, me porosi te ndonjërit qe kerkon me çdo kusht qe shqiptaret te mos e lene askund e asqysh gjurmen e tyre. E, megjitheate,  Shqiptaret e Detroitit e kane lene edhe nje gjurme te pashlyeshme, nje veper te paharrueshme, e kane bere edhe nje pune te pamohueshme, Revisten “Kuvendi”.

Prej ne 2001, tashme behen 20 vjet. Nuk eshte kjo reviste qe e beri me emer, as te pasur Pjeter Jakun. Por eshte  Pjeter Jaku qe, pasuroi komunitetin shqiptar me kete Reviste. Mbas ndoshta 100 vjetesh, ky komunitet, do te kujtohet, pikerisht prej kesaj reviste. Mbas ndoshta 100 vjetesh, niperit dhe mbesat e atyre qe jane intervistuar ne kete reviste, do te gjejne e do te lexojne emrat e gjysherve te tyre, ketu. Kujtoj ketu intervisten e pare te nje mikes time, e cila para pak vitesh eshte bere gjyshe. Nipi i saj mbas 30 a 50 vjetesh, nuk do te mjaftohej e çmallej e njihej me gjyshen e tij, vetem nepermjet inçizimeve, por do te mrekullohet teksa do te lexoje per vete, ose per femijet e tij, intervisten e gjyshes ne revisten “Kuvendi.” Kujtoj ketu ndonje “ krijues”, qe arriti te  shenoi emrin e tij ne reviste si “editor” dhe, megjithese nuk bëri kurrë ndonjë editim, niperit dhe mbesat do te “mashtrohen”, se gjysherit e tyre paskan qene editore te Revistes KUVENDI. Ka dhe prej atyre që bashkëpunuan me Kuvendin, dhe përfituan prej saj, që jane te penduar e te egersuar, se si revista nuk u zhdukeka sall se duan ata.

 Editori i fundit dhe i vetemi i Revites “ Kuvendi” do te mbahet mend si heroi, qe ne kohen e tij dhe me ndihmen e tij, duke e terhequr botuesin ne shoqata inproduktive, justifikuan mosdaljen e Kuvendit per afro dy vjet. Duhej te “vdiste’ “miqesia” e tyre, qe te mbijetoi Kuvendi.

Revista Kuvendi i sherbeu ish editorit si trampoline per te kercyer ne organizata, te cilat dita dites po e shnderrohen ne kancer te shqipetareve të Amerikës.

Kancer mashkull per fat, sepse ky komunitet vital, do ta mbijetoje bashke me Revisten edhe pa megalloman të tillë. Meqe jemi tek mbijetesa;

Revista  Kuvendi  eshte  ende  e  re  per  t’ia  shpersuar  “vdekjen”. Komuniteti   shqiptar  ka  ende  per  te  bere  e  per  te  mbajtur    mend. Revista  Kuvendi ka  ende se  cfare  te  tregoje  per  kete  komunitet. Sot  eshte  27  Maji  i  20’te.  Kemi  Feste edhe pse në kohë izolimi total,  Enderra  e  Projekte!!! Jemi  bash  ne  fillim! 

One thought on “NJEZET VJET ME REVISTEN “KUVENDIN”

  1. Gëzime përherë e Jetë të gjatë edhe Revistës Kuvendi – ku kuvendon në radhë të parë Gjuha Shqipe plot nder – edhe Pjetër Jakut e Elindës me vlerën e veçantë të përçimit të kulturës e historisë shqiptare – Atdhetarët dhe Rilindasit e kohës sonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *