NJE KOMB NUK E SHUAJNE LUFTRAT POR FSHIRJA E KUJTESES KOMBETARE…

     ….nostalgjiket e Kazmes na i shuan te gjitha! Nje popull qe vret kulturen eshte i cmendur!

Shkruar nga ZEF PERGEGA

Po ta shuanin nje komb lufetrat ne do te ishim zhdukur te paret si komb. 56 here na kane shkelur, grek, turq, bullgar, romak, bizantin, serb, Italian, gjerman, e deri nje fis katudi, sic jane malazezet, por qendruam. Armiku me i madh eshte vetvetja. Ne kete pike ndoshta jemi te paret…

Kazemen ia vune librit. Asnje liber shqip nuk guxon te vije ne Amerike. Nje liber i mire nese per tu botuar ne Shqiperi kushton 10 dollar, per ta sjelle ne amerike kushton 80-100 dollare, me cmimet qe ka vene shteti shqiptar ne  posten qendrore te Tiranes, ndersa paret transfera ne Ofshore asnje cent ne dogane. Shteti shqiptar ka arritur qe te punesoje ne doganat amerikane shqitare me prejardhje komuniste sa kur dergohen libra ne gjuhen shqipe i hedhin ne oqean. Kazmen ia vune gjuhes shqipe ne Amerike. Asnje abetare nuk mund ta sjellesh privatisht. I kontrollojne ne Rinas. Keshtu mediat e shqiptave te Amerikes pothajse te gjitha me ndonje perjashtim drejtohen nga agjente te sigurimit te Tiranes.

Ata ia kane vene kazmen cdo vlere kombetare. Kam vizituar disa qendra dhe objekte te ndertuar nga Italia Fashiste, ne vitin 1994, kur isha gazetar ne ATSH. Ne Lezhe, Durres, Tirane e Vlore. I kam pare te gjitha dokumenta dhe hartat. Italia i ka paguar te  gjithe pronaret e tokave ku jane ndertuar keto objekte. Keshtu toka eshte ne pronesi e qeverise se Italise. I gjithe projeti i Tiranes, kur ka qene minister ekonomie Torenco Tocci jane shpronesuar edhe ato qe ishin parashikur te ndertohej ne Tirane sipas qeverise fashiste. Nje kriminel qe eshte i preferua i emisionit te Zheit thoshte se godina e teatrit eshte e keqe se eshte fashiste,. Guxonte ky me fuqine e pushtit te kundeshtonte specialistin qe kishte mbaruar 5 vjet ne Gjermani per arkitekture.

Ja cfare na kujton shkrimtari S. Gjeci:  “U fshinë nga faqja e dheut të gjitha kinematë. “U mbyllen përfundimisht teatrot e estradave. “U kthyen në kafene e të gjitha libraritë publike. “Po ekzekutohen me vdekje të ngadalë teatrot e drames nëpër rrethe. ”U tjetersuan, qëndrat kulturore të fëmijëve. “U shiten për pesë lek ambjentët e kinostudios. “U eleminuan teatrot e kukullave nëpër rrethe. “U shpartalluan me qindra shtëpi e vatra kulture. “U rrafshuan dhe nuk ekziston më, asnjë biblotekë, nëpër fshatra, nëpër qëndrat e banuara, në lagjet e qyteteve. Nuk shkon asnjë furnizim me libra të ri, nëpër biblotekat e mbetura. Me qindra muzeume, pranë ish institucioneve kulturore nuk ekzistojnë më. Me qindra shtëpi muze, njëherësh edhe monumente kulture, u lanë të rrenohen, u përdoren për troje pallatesh. Qindra vjet para se të ngriheshin kishat e xhamitë, janë nderuar teatrot. Ato kanë bërë katarsis, në shpirtin e njerëzve. Pesdhjet vjetet e diktatures teatri ishte edhe kisha edhe xhamia e shqiptarëve, dhe e kreu më së miri rrolin e tij.Tani na ka mbetur vetem parlamenti që bën teater. Një teater të shëmtuar për të prodhuar modelet e shoqërisë tone!”

Te gjitha keto i ngriti komunizmi per propoganden e vet. I kthej objektet e ngritura nga te hujat ne sherbim te vetvetes. Shikoni pallatin e Kultures ne Tirane apo ne disa rrethe te vendit, qe eshte bere nje hale biznesi e tjetersimi. Shteti nuk ka biblioteke kombetare. Tirana nuk ka biblioteke. Po shtetaret kane ambjete ne Surel e ne Gjirin e Lalzit. Pusht-tetaret kane grabitur te gjihe pronat e emigracionit nacionalist shqiptar qe u detyrua te leshonte vendin pas vitit 1945. Shkoni vetem ne Lezhe cfare bade kriminale jane zyrat qe merren me pronat dhe kartoteken socialiste. Jo kete nuk e ka bere as Enveri, por me e keqe pjella…e ndyte qe na la prapa. Jane frikacake…por dhe populli qe si nje kaline u shkon pas.

Ne filim ishi disa, i pecane me kazem. Mbeten pak, por ligeshtia e percaresve u be energji tek ata qe e mbrojten folen e kujteses kombetare. Pikerisht kur menduan se mbeten pak artiste e shemben. Gabuan se nga nendheu u ngriten mija zera…zera revolte dhe zera amshimi.

    Shikoni Ameriken e Demokracise: Kur qeveria e Michigenit po vepronte kundra interesave te popullit shkuan me arme: heren e pare qendruan jashte. Te dyten u futen ne koridor dhe nese i cenon do te ngjiten lart…ky eshte popull!

Populli shqiptar eshte ndare ne parcela. Nga numeri nje qe eshte gjaku i prishur i Shqiperise e deri tek ajo me numer 140 qe eshte gjak rrenje prej fisi partishe. Ne keto parcela mbillet droge dhe frike! Politikanet si oligarket qe ua shesin hyrjet e pallateve dy tri familjeve njeheresh. Teatrin do ta kishin shembur te pakten 20 here ne keto 20 vite, por e mbajte si molle sherri. Shqiptari nuk jeton pa sherr, pa politike dhe pa e kthyer dy here koken mbrapa pa bere mire nje hap para. Koka mbrapa eshte frike, ajo ka fytyre dhe fryme hijeni. Frika e pandemise. Frika e pasigurise. Frika don pergjakje. Pergjakja eshte hidherim per parcelen popull, e per pushtetin ushqim. Ushqen drogen edhe mban gjalle friken. Ankesa ia mbush zemren shtypesit. Revolta e bashkimi i terbon. Nata e erret e frikes si ne shpirtin e Shengjonit e perjeton nje popull qe nuk di te dale nga frika. Popull qe ka vrare bijte e vet me te mire dhe u thote skifetrave ngjituani e na hani te gjithe…

Teatri u shemb. Qe te ngrihet duhet te luhet drama ne shesh…Sa me teper ta kerkoni fajin tek policia aq me shume do ta mbani friken gjalle…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *