Reagimi që u mohua të botohej në Gazetën “Dielli”

Unë jam i biri dhe babai im s’ është vetëm!

 Një reagim i papublikuar ne gazetën “Dielli”, bash aty ku një hajdut si Alfons Grishaj mundohet  të poshtërojë Baballarët e Vatres, Dr. Gjon Buçaj dhe veteranin vatran, Zef Perndocaj.

Shënimi i mëposhtëm është një e-mail që i dërgohet gazetës “ Dielli” dhe, si përherë, kur nuk janë në favor të saj, nuk publikohen.

Bashkangjitur në e-mail janë: Simon Qafa, Anton Raja, Agim Rexhaj, Dalip Greca, Asllan Bushati dhe Nazo Veliu. Eshtë edhe Alfosn Grishaj, që përdor gazetën “ Dielli” me ndy e poshtnu Doktor Gjon Buçajn dhe im at Zef Perndocaj. Dy baballarët e Vatrës!

E-maili mban datën 15 shkurt 2020

Është një tjetër njollë nën vështrimin e Elmi Berishës ( i cili është zgjedhur Presiden në mënyrën më antidemokratike. Ai ka kandiduar pa konkurent, një gjë të tillë nuk e kam parë kurrë gjatë gjithë jetës time, në një sistem dhe vend demokratik. Mund të shkruash e të thuash për përsonin tim çfarë të duash dhe publikoje ku të duash. Për veten time nuk e vras mendjen, por të lutem mos më poshtro baban! Babai im është shenjt! Gjithëçfarë kam dashur nga Vatra, sidomos këto dy vjet, ka qënë të mbroj emrin e babait tim. Ai i ka dhënë jetën Vatrës. Dhe për çfarë: Që të shkel mbi të Dritan Mishto! Kam qënë i vetmi që kam guxuar të flasë, sepse të gjithë Ju, keni ndejt rrotull tij, por nuk keni bërë asgjë për ta mbështetur tim atë. Kam qënë paksa agresiv me disa njerëz  në Vatër, sepse miqtë e tim ati, të cilët i ka dashtë dhe u ka besue për vite me radhë, nuk u ndien, kur ai pati nevojë për ta.UNË JAM I BIRI DHE BABAI IM S’ËSHTË VETËM! Dalip, unë e di si ti je sulmuar shpesh dhe jam përpjekur ta kuptoj situaten tënde e, megjithatë ti kurrë nuk më ke kërkue ndonjë ndihmë, as atëherë kur unë erdha e ta ofrova ndihmen time, por asnjëri prej jush nuk erdhi drejt meje për t’ma njohur problemin. Në vend të saj, ju të gjithë e injoruat. Për vite me radhë ju më keni besuar përgjegjësinë për të mbledhur para për Vatrën, sepse ju e keni ditë shumë mirë, se unë nuk kisha për të prekur kurrë asnjë peni prej Vatrës, dhe unë i kam mbrojtur me dhjetra mijëra dollar, me jeten time.

Une nuk kam pasë kurrë interes përsonal në këtë mes dhe kërkoj falje  që kam qënë shumë naiv, që u kam besuar të gjithëve Ju, sepse u kam parë si një familje. Paskam qënë gabim! Dhe ky është moment kur kupa u mbush e, kështuqë gjërat nuk do të shkojnë ma kurrë aty ku kanë qënë.

Babai, bash prej këtyre ndodhive, kaloi një strokë të madhe, duke u bërë i paaftë, saqë të gjithë mjekët që kemi takuar, kanë dalë me konkluzionin: Asht e pabesueshme dhe e pakuptueshme se si babai im të kalojë një strokë të tillë, kur  AI ISHTE NE TERAPI ME HOLLUES GJAKU ( BLOOD THINNERS ) TE FUQISHEM, asgja tjetër përveçëse një gjendje tronditëse emocionale mund të shkaktoj një goditje të tillë me gjakun që ka im atë!

Përmbi 50 vjet, Zef Ndue Biba ( Përndocaj ) nga Fani i Mirditës, ia ka dedikue jetën e vet Vatrës dhe, në fund, ja si e poshtëruat,  pabesisht dhe padrejtësisht. As më shumë dhe as më pak, ja ku e keni proven të shkruar në Gazetën “Dielli” e, të gjithë ju e lejuat të publikohej. Im atë nuk e meriton këtë!

Albert Perndocaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *