Roberta Baxho është njëra nga studentët që mbron masterin me një punë serioze, per Rivitalizimin e Zonës Muzeale të Kalasë së Ulqinit, së bashku me Institucione të njohura ndërkombëtare, të Urbanistikës dhe ruajtjes së origjinalitetit të veprave historike. Një arkitekte e së arthmes, si qindra e mijëra studentë që doktorojnë në profesione të ndryshme, dhe e përdorin talentin e tyre në të mirë të Atdheut. Le t’i promovojmë punët e tyre me seriozitet, ashtu siç punojnë dhe ata! Revista “ Kuvendi”, herëpas’here do të shkruaj për ta, duke ua publikuar dhe projektet, veç ëndrrave.
Sot, po publikojmë dy referenca dhe disa foto, që kanë të bëjnë me studimet dhe arritjet e Robertes.
Roberta Baxho
Mosha: 24 vjeç
Datëlindja: 17.01.1994
Profesioni: Arkitekte
Lindur në qytetin e Lushnjes më 17.01.1994 ku dhe ka përfunduar arsimin 9-vjeçar në shkollën “Skënder Libohova” të qyetit të Lushnjes dhe më pas, arsimin e mesëm (2009-2012) në gjimnazin “18 Tetori”. U përzgjodh ndër 5 maturantët më të mirë të qytetit, bazuar në rezultatet e provimeve të maturës shtetërore.
Në vitin 2012 përfundon arsimin e mesëm dhe fillon arsimim e lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, dega Arkitekturë. Kjo eksperiencë do ta bënte pjesëmarrëse në një sërë aktivitetesh me bazë, formimin e saj profesional si:
Ëorkshop: Përfaqësuese e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në ëorkshopin e organizuar në Ulqin, në bashkëpunim me studentë të Universitetit T.U Vienë (Technical University of Vienna) dhe Universitetit të Prishtinës, Prill 2017
Konkurs: Përfaqësuese e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës në bashkëpunimim me shkollën ESTP në Francë për konkursin e Interierit të Ministrisë së Mjedisit, Maj 201.
Diplomuar në Mars 2018, master shkencor në Arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës. Tema e diplomës: Rivitalizimi i zonës muzeale të Kalasë së Ulqinit.
Aktualisht ushtron profesionin e arkitektes në Tiranë.
Shkruar nga: Alfred Molloholli
Poet Lirik
Elbasan/Albania
RECENCË PËR PUNIM DIPLOME
TEMA: Rivitalizimi i zones muzeale te Kalase se Ulqinit
Studenti: Roberta BAXHO
Udhëheqësi : Prof. Dr. Florian NEPRAVISHTA
Propozimi per Rivitalizimin e zones muzeale te Kalase se Ulqinit shfaqet si nje projekt teper koherent dhe i domosdoshem duke marre parasyshe intensifikimin e shkembimeve me trevat shqiptare jasht kufirit, por edhe nevojen emergjente per restaurim dhe pershtatje me kerkesat bashkohore qe paraqet qendra historike e Ulqinit.
Studimi eshte kryer si pjese e nje projekti me te gjere i cili trajton zonen muzeale ne teresi dhe konkludon me nje seri propozimesh, te cilat teorikisht i lidh nje vizion i pergjithshem i cili bazohet mbi restaurimin, rivleresimin dhe futjen ne nje regjim konservimi te integruar te monumenteve me vlera historike dhe kulturore.
Nga studimi i materialit perfundimtar, del ne pah sasia e konsiderueshme e materialeve arkivore qe jane shfrytezuar per kete studim. Gjithashtu vihet re nje kujdes i veçante ne rilevimin e objekteve te trashegimise te cilave iu eshte bere edhe nje analize e pergjithshme persa i perket materialeve ndertimore, periudhave te ndertimit dhe tipeve te degradimit.
Propozimet shfaqen disi me te pergjithshme dhe te padiferencuara duke i krahasuar me pjesen tjeter te analizes. Te dyja konsistojne ne ngritjen e nje kutie xhami e cila diferencon qarte me objektin egzistues per nga kompozimi dhe materialet e perdorura. Xhami eshte pare si nje zgjidhje qe tendon te zhduke objektin e ri nepermjet transparences absolute ne te gjitha faqet e objektit. Keshtu nderhyrja adaptuese tenton te shfrytezoje hapesiren ndermjet rrenojave duke rindertuar volumin ne formen e tij arketipe, sipas nje çelesi teknologjik i cili krijon kontrast te dukshem ne lidhje me rrenojat. Ne kete menyre kemi nje ndarje te qarte ndermjet paraegzistences dhe arkitektures se re te cilat bashkjetojne brenda njera tjetres duke na dhene nje imazh te pergjithshem si fuzion ndermjet disa shtresave historike te cilat shoqerojne funksionet publike qe promovojne historine dhe nxitin jeten komunitare brenda Kalase se Ulqinit. Edhe pse projekti karakterizohet prej nje zgjidhje te pergjithesuar e cila favorizon krijimin e nje klime surreale dhe disi te shkeputur prej tradites duke ju referuar perdorimit te materialeve industruale, perseri spikatin zgjidhje interesante te cilat ndryshojne ndjeshem karakteristikat hapesinore te ketij konteksti te trashegimise historike.
Recensenti: Arch. Eled FAGU
Tirane, më 20.03.2018