Berisha, Dik Marti: Është më keq se Millosheviçi!

Berisha, Dik Marti: Është më keq se Millosheviçi!
 Qeveria miraton projektligjin që mundëson e mbështet hetimin e plotë, në gjithë territorin e Shqipërisë, të pretendimeve në raportin e Dick Marty
Berisha tha se do pranojë hetimin nga Bashkimi Europian për këtë çështje, por tha se titullin raportit të Martit duket se ia ka vënë Millosheviçi nga varri për të implikuar drejtuesit e Kosovës
TIRANE (Bota Sot) Qeveria shqiptare do miratojë një ligj që i hap rrugë Bashkimit Europian të hetojë për akuzat e ngritura nga raportuesi i Këshillit të Europës, Dik Marti, për trafik organesh gjatë Luftës së Kosovës, njofton në faqen e saj zyrtare Qeveria shqiptare.
“Sot miratojmë ligj special të veçantë të bashkëpunimit me prokurorin e ngarkuar nga Bashkimi Europian për hetimin e raportit të Dik Martit,” tha Berisha.
Megjithatë kryeministri Sali Berisha, sië shkruhet në këtë njoftim duket se sulmoi ashpër Dik Martin, duke thënë se atij raportin ia ka përgatitur prokurori i Millosheviçit, Vukçeviç.
Berisha tha se Dik Marti ka shkuar edhe më larg se vetë Millosheviç.
“Pretendohet se paska ekzistuar në Fushë-Krujë një spital. Në Fushë-Krujë ndoshta i kanë vrarë sytë pamjet me Xhorxh Bushin atij. Pretendon se ka qenë në një spital që hiqte organet dhe i çonte në botë. Ka zgjedhë Fushë-Krujën dhe jo Krujën apo Kavajën për qëllimet e tij, por hetimi do të nxjerrë të vërtetën, sepse të akuzosh për një hetim të tillë që s’e ka bërë Sllobodan Millosheviçi. Ky kasap që kishte për qëllim vrasjen e shqiptarëve nuk ka deklaruar vetë në mijëra faqe që shqiptarët kanë bërë trafik organesh,” tha Berisha.
“Do të ketë hetim të plotë për varrezë masive, pasi ky është pretendimi i dytë i senatorit Dik Marti, të hetohet e të faktohet se ku gjendet ky varr. Të dhënat janë se aty ku është pretenduar fill pas lufte, kanë ardhë ekipet dhe kanë gjetur fshatarë lumjanë në shtëpitë e tyre dhe lopë në stallën e familjes dhe asnjë gjurmë të vetme të një varreze masive,” vijoi më tej Berisha.
Kryeministri tha se: “Megjithatë jemi shumë të kënaqur që BE e ndërmerr këtë hetim. Ligji bazohet mbi MSA për bashkëpunimin e Shqipërisë me BE në fushën penale. Kushtetuta e Shqipërisëë u jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare para ligjeve të vendit. Ndaj dhe ne e miratojmë këtë si një ligj të veçantë dhe jemi të interesuar që hetimi të jetë sa më i plotë.”
Berisha përmendi edhe faktin se Marti ishte kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. “Fakti që dokumenti është shkruar nga Vukçeviç, dëshmon qartë qëllimet politike. Ish-senatori Dik Marti është i njohur për qëndrimet e tij të mirëfillta antishqiptare, një kundërshtar i zellshëm i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, sepse për atë më mirë që Millosheviçi të përsëriste skenat hitleriane të spastrimit etnik dhe genocidit se sa NATO të ndërhynte e të mbronte të drejta e njeriut të një populli që po shpërngulej barbarisht nga trojet e tij,” tha Berisha.
“E kam këtë qëndrim të ndryshëm ndaj ligjit dhe senatorit sepse e vërteta është se që në titull ai implikon udhëheqjen politike të Kosovës dhe e mohon vetë në përmbajtje, por titullin e ka vënë sikur t’ia kishte shkruar Sllobodani në varr”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *