Egzaltohet komentatori spanjol : Xherdan Shqiri, ka shënuar një gol spektakolar për Zvicrën

shaqiriEgzaltohet komentatori spanjol : Xherdan Shqiri, ka shënuar një gol spektakolar për Zvicrën

Beqir SINA New York

“Realiteti, është një, Xherdan Shaqiri shënoi atë golë çfarë do të jetë goli më i mirë i të gjithë turneut” tha në minutën e 82 komentatori i ESPN Deportes .

SAINT ETIENNE FR : Në stadiumin e Saint Etienne, Shqiponjat e Bardha të Polonisë kan eliminuar Zvicrën, sot në mesdrekë, në serinë e penalltive pas një ndeshje emocionale dhe një goli spektakolar nga Xherdan Shaqirit, për Helvetët.

Goli i Shaqirit nga zëri i komentatorit spanjoll të televizionit më të madh sportiv në botë ESPN Deportes, për momentin është konsideruar edhe si goli më i bukur në 25 vitet e fundit të Kupës së Europës.

“Realiteti, është një, Xherdan Shaqiri shënoi atë golë çfarë do të jetë goli më i mirë i të gjithë turneut” tha në minutën e 82 komentatori i ESPN Deportes .

Duke shtuar se Xherdan Shqiri, ka shënuar një gol sensasional, fantastik për Zvicrën në sfidën ndaj Polonisë, duke barazuar 1-1 rezultatin, i cili qëndroi i tillë deri në minutën e 120 (+ dy shtesat nga 15 minuta, dhe më pas u gjuajtën penalltitë – Polonia fitoi 5 me 4).

Simbas komentarotit të ESPN – Deportes , mesfushori shqiptar, i cili luan për përfaqësuesen Helvete, dhe në Premier Ligën Angleze të Futbollit, me Stoke City, ka realizuar golin më të bukur të Europianit, me anë të një rofeshatë në minutën e 82-të.

Ky është goli i parë për Shaqirin në këtë Europian,  padyshim që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij për nga mënyra e ekzekutimit, tha komentaroti i ESPN – Deportes ,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *