Grua nuk lind por bëhesh ! Teoria Feminist…

BLERTA HAXHIAJNga Mr. Sc Blerta Haxhiaj

Identifikimi i autorit si filozof kerkon nje mund te madh dhe nje vullnet te pashuar per dije, Beauvoir, vendi i saj ne filozofi tashme eshte shnderruar ne tradite.  Kontributet e saj ne rrafshet e etikes, politikes, ekzistencializmit, fenomenologjise dhe ne teorite feministe dhe domethenie e saj si nje aktiviste ne sferen publike intelektuale tashme eshte ceshtje thjeshte e pranimit duke u shnderruan ne nje Jean D’Arch e literatures dhe aktivitetit intelektual. “The Second Sex” si nje kritike e shtypjes feministe mban ne vete kategorite fenomenologjike – ekzistenciale. Disa e kane konkludimet e tyre se Beauvoir eshte jashte domenit te filozofise, atributet e saj ne kete fushe ka refuzuar metoden e saj si nje novele fenomenfizike, duke injoruar qellimet filozofike qe ka ngritur.

Sidoqofte nje zonje e rendesishme si ajo ne rrafshin e filozofise edhe pse me kontradikta te tilla per te kuptuar filozofine e saj ne krijimin e saj, ne esete filozofike qendron dhe do te jete nje zonje e rendesishme ne kete rrafsh. Disa kane argumentuar se pranimi i Beauvoir ne rrafshin filozofik ishte i veshtire sepse ajo ishte nje grua, por pranimi i saj edhe pse nen hijen e Sartre-it ka kontributet e saj ne shkrimet e saj filozofike per faktin qe ishte shoqeruesja e nje burri, e ndjeshme eshte fakti qe ligjshmeria filozofike e Beauvoir ishte qe eshte e lidhur me ekzistencializmin dhe feminizmin, gjykimet e lidhura me vitalitetin femeror te evokuar ne kategorite ekzistencialiste ne brendesine e gruas.

Si nje lidere e te drejtave te gruas nje shkrimtare eminente ka nje kontribut te qelluar ne kastat intelektuale te qelluar ne debatet filozofike ne rolin e saj si autore. Hyrja e Simones ne kete rrafsh eshte shume i rendesishem per faktin se reflektimet e saj ndryshojne domenin filozofik te te menduarit me nje kontribur shume te rendesishem si per situitimin e lirise – ku kapacitetet femerore ( ne kuptimin e mendimit) ka te njejten aftesi si te meshkujve – pjesmarrja ne aktivitete te ndryshme ku jane te rezervuara vetem per meshkujt. Sfida e saj ne statutin patriarkal ishte shume dramatike sepse ishte nje ngjarje ne vete per kuptimi e fjales ‘grua’, qe  nuk eshte dekadenca seksuale qe i identifikon me kete term por aftesia se cfare mund te bejne, dhe sa mund te bejne si ne sferen private dhe sidomos asaj publike. “Seksi i Dyte” shprehe padrejtesite te fokusuara ne rrafshin social, politik dhe ndryshimet personale qe japin nje gjendje alarmuese te lidhjes mes praktikave private dhe publike. Libri i saj i shnderruar ne nje katalizator ne shnderrimin e situates kompletohet me thenien e saj “Grua nuk lind, por behesh” ku vete ajo eshte e pergjegjshem per kete situate qe sjell dhe ka sjellur debate te ndryshme rreth saj, dispozitave te ndryshme rreth situates. Ndikimi i Sartres ne zerin filozofik te Beauvoir ishte shume ndihmues dhe shpresedhenes sepse mund te fliste per problematiken e saj, permes tij, nje instrument shume shpirteror dhe adaptimi i saj, perdorimin per te ngritur zerin ( ne aspektin intelektual ) per shume ceshtje te ndryshme dhe debatimit.

Shenjestra e autores ketu eshte Platoni, me fillimin e tij se seksi eshte cilesi aksidentale, konkludon se grate dhe burrat jane te barabarte, te kualifikuar qe te jene anetare te njejtes klase, cmimi i pranimit, eshte trajnimi dhe jetesa e njejte si e meshkujve. Diskriminimi i differences seksuale eshte gjithmone ne loje e siper. Me argumente e saj per barazi nuk bien ne kete kurth, ajo insiston se grate dhe burrat duhet ta trajtojne njeri-tjetrin si te barabarte dhe ky lloj relacioni kerkon qe diferenca seksuale duhet te vleresohet.

Kritikat ne kete veper jane per  barazine gjinore mes meshkujve dhe grave ku jetojme ne nje realitet me diferenca seksuale, gje eshte e padrejte dhe imorale per te perdorur diferencen seksuale per te nenshtruar gruan. Thuhet se grate jane seksi i dobet? Me cfare kriteri behen determinime te tilla? Gjinia, madhesisa e trupit! Duke perdorur keto kritere nga gjinia e kundert a duhet qe femra te konsiderohet si seksi i dobet? JO. Nga prespektiva feministe “Grua nuk lind por behesh” prezanton ate qe quhet dallimi gjinor mes dy gjinive, si analize e konstruktit social te feminizmit dhe si strukture per kritikat e kesaj strukture “seksi i dyte” shpalose nje fjalor per analizimin e kesaj problematike.

Ekzistenca eshte reciproke, ata nuk mund te bejne pa ne, as ne nuk mund te bejme pa ata. Beauvoir jep manifestin per barazine, reciprocitetin mes gjinive, dhe shume te qelluar. Me analizat e saj marksiste te strukturave sociale, ekonomike dhe kulturore jane pikerisht keto ne jeten e nje femre, qe nuk duhet te deprivojne femren nga liria e tyre.

Duke dhene kete apel, qe duhet te jete nje apel per te tjeret ne lirine e tyre duhet lejuar per faktin qe te tjeret mund ta refuzojne ate, nese kjo ndodhe, duhet te njihet liria e te tjereve dhe afirmimi i humanitetit qe tenton te perfshije te gjithe qe ne rastin e gruas. Njera nga keto eshte liria e gruas per te shkuar ne pune, qe mos te jene vetem amvise te mira te shtepise dhe per te rritur femijes, nuk eshte rendesishme vetem apeli kundrejt meshkujve qe t’u jepet grave liria e tyre por eshte thelbesore qe ato ta zbulojne solidaritetin, modestine, mundesine per te kundershtuar fatin e keq te patriarkatit dhe per te zbuluar kenaqesite e lirise. Por nuk duhet te harrojme se ekzistojne konflikte per kete menyre te apelit te femrave qe krijohet mes dy gjinive, por Beauvoir paralajmeron konflikte te tilla por nuk deklaron lufte mes dy gjinive.

Ky lloj konceptimi lidh lirine me nje lloj rreziku dhe pasigurie. Mendimi per te gjetur veteveten ne nje bote vlerash dhe domotheniesh, qe keto vlera dhe dometheniesh jane te dhena nga te tjeret, ku je e lire te refuzosh, te kundershtosh, te japesh mendimet e tua si individ ne nje bote te dhenash nga te tjeret. Vlerat gjejne nje shtepi ne boten ku vetem te tjeret e perqafojne ate, vetem nese bindim te tjeret qe vlerat jane te njejta me vlerat e tyre.

Ligji i pare i drejtesise eshte te punosh per nje bote ku konditat materiale dhe politike jane te siguruara, dhuna nuk sundohet nga jashte, me argumetimin e Beauvoir qe kurre nuk mund te arrijme ne thellesine e lirise se tjetrit, ajo nuk e quan te keqe.

Ajo e identifikon veteveten si nje ekzistencialiste dhe identifikon ekzistencializmin si filozofi te koherave (saja) sepse eshte e vetmja filozofi e cila merr ne konsiderate seriozisht te keqen, eshte e vetmja filozofi qe te pergatite per llogaritjen e thenies se Dostoevsky “ Po te mos ishte Zoti gjithcka eshte e lejueshme”. Ne jemi te vetem ne bote dhe ekzistojne pavaresisht garancive qe na ofrojne te tjeret, sidoqofte e vetmja e vertete e gjendje njerezore, ku gjithashtu eshte edhe e verteta e lirise sone.

Autorja perjashton dy idete e Zotit dhe Humanizmit, sa do te ndryshme mund te jene ato te dy keto ide lejojne dhe jane te gatshme te japin rrafshin dh justifikimin e veprimeve tona. “Zoti është një hipotezë e padobishme dhe që kushton shtrenjtë, ne po e zhdukim, mirëpo është e nevojshme ndërkaq, në mënyrë që të jetë një moral, një shoqëri, një botë e qytetëruar, që disa vlera të merren seriozisht dhe të konsiderohen se ekzistojnë a priori duhet të jemi të ndershëm, të mos gënjëjmë, të mos e rrahim gruan, të bëjmë fëmijë, etj.”.

Refuzon ngarkesen familiare kunder humanizmit te bere te famshem nga Dostoevsky :” Nese Zoti ka vdekur, gjithcka eshte e lejuar” pa Zotin qe na fal neve per mekatet tona jemi totalisht te pergjegjshem per veprimet tona, Dostoevsky ishte gabim.

“Gruaja? Ajo eshte nje miter, bota eshte e pamjaftueshme per ta definuar ate  “ ne aspektin e pjellorise eshte fundamenti me i rendesishem per te vazhduar ekzistencen njerezore.

Teoria feministe eshte kritike dhe aktive ne emer te grave – duke u perpjekur te krijoje nje bote me te mire per grate dhe, ne kete menyre, kjo iniciative favorizon njerezimin ne pergjithesi.” Prania e femres ne situata te ndryshme sociale katapulton relacionet e shumta te konstruktit social duke e permiresuar ate ne nje konstrukt me te mire dhe më me progres ne identifikimin e tyre ne nga klasa shoqerore, raca, mosha, religjion dhe vendodhja e saj globale. Barazimi mes gjinive konkordon me barazimin e klasave te teoria marksiste qe nga periudha e vdekjes se Marksit akoma pervetesojme nga ky zbulim i tij, me teorine e tij ka demonstruar se njeriu mund ta perceptonte boten dhe me  nje pike epersie ndaj punetoreve qe ekonomikisht dhe politikisht ishin te nenshtruar.

“ Kjo pike e re epersie e beri me relative njohurine per klasen sunduese dhe – duke mundesuar krahasimin e kesaj njohurie me  njohurine e fituar nepermjet prespektives se punetorve, e zgjeroi se tepermi aftesine tone per te analizuar realitetin shoqeror.”. Edhe pse nje teori e pergjumur per feminizmin bashkohor amerikan intereset e Marksit dhe Engelsit ishte shtypja sociale klasore por pa harruar ata u interesuan  edhe mbi shtypjen gjinore ne vepren “ Origjina e familjes, prones private dhe shtetit”, ku sistemi social e shpjeguar nga Engelsi mbi kronologjine e ekzistences njerezore me jetesen e burrave dhe grave ne stuktura fisnore ku gruaja kishte autonomi ishte pikerisht faktori ekonomik qe shkaterroi ate qe Engelsi e quan “humbja historike  boterore e seksit femer” pasimi me shpikjen e prones  qe ne klasen mashkullore konsiderohet si prioritet per prodhimin ekonomik e pasuar me lindjen e patriarkatit shume sundues dhe i patundur ne themelet e veta. Ky lloj patriarkati ka ofruar nje tip mëmecerie per ligjerimin sociologjik per te drejtat e femrave ( qe eshte e padrejte, por motivi  me i forte se vete ata) ne periudhat e vona eshte thyer ajo memeceri dhe fitohet e drejta e rrefimit ne shoqeri.

Femra e mban dhe perkujdeset per ate jete qe e merr nga mashkulli prandaj roli me i rendesishem eshte te ajo si nene, si grua, si femer, jo ne limitimin e saj si amvise por vleresimi i kapaciteteve qe mund te kontribuoje nje femer ne aktivitetin dhe proceset sociale, psiqike, fizike dhe pjesmarrja ne sferen publike. Autorja ben nje katapultim te konceptimit te femres ne aspektin klasik dhe duke ndertuar nje ‘shtepi’ totalisht te ndryshme nga konceptimi klasik (pleqte, sklleverit, grate) duke thene nje frymemarrje krejtesisht te ndryshme mbi parimet ne dobi te femres. Barazi gjinore; PO; keqperdorimi eshte i palejueshem ne kete formule; teoria gjinore me zanafillen e saj ne ndertimin e diskursit epistemiologjik me koncepte te reja dhe me vlera pozitive per tu pranuar ne bote dhe pozicionimi i femres ne pavaresi personale (pa keqperdorim) ekonomike, politike dhe institucionale. Fenomenologjia ne kontekstin e thjeshtesise sic ekzistojne njerezit ekzistojne edhe femrat, ato jane qenie njerezore jane FEMRA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *