Themistokli Gërmenji dhe Republika Autonome e Korçës

    Në vigjilje të 100 vjetorit të shpalljes së Republikës Autonome të Korçës                                                      

                                                         

                                                         Mr.sc.Rezehana Hysa

    Themistokli Gërmenji dhe Republika Autonome e Korçës

 HYSA R1

   Me krijimin e “Krahinës  autonome të  Korçës”e quajtur edhe “Republika e Korçës”u ngrit një administratë shqiptare me në krye patriotin e shquar Themistokli Gërmenji.U valëvit flamuri shqiptarë,u hapën shkolla shqipe,u krijuan reparte shqiptare për ruajtjen e rendit,u hartuan shumë rregullore për administratën publike,financat,arsimin,policinë,gjyqet,buxhetin,zyra botore,madje u prenë  edhe kartëmonedhat e saj shqiptare”

Korça është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë,e cila duke pasur pozitë gjeografike të favorshme,historikisht ka qenë arenë luftimesh në mes të forcave të ndryshme ndërluftuese për pushtimin e saj.Gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në Korçë dhe rrethinë u zhvillua një veprimtari e gjërë kulturoro-arsimore dhe patriotike me atdhetar të shquar  si mbrenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë,e  cila u kurërozua me hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe më 7 mars të vitit 1887 dhe më vonë gjegjësisht më 1891 me Shkollën e  Vajzave.Në prag të Pavarësisë së Shqipërisë u shquan një sërë figurash të rëndësishme të kryengritësve shqiptarë të cilët me pushkë e me penë kontribuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Në Korçë u botuan disa nga gazetat e para shqipe si “Korça”,”Lidhja orthodokse” etj.Korça me rrethinë veç tjerash njihet edhe për luftën e madhe, që bënte Patriarkana Greke nëpërmjet kishës orthodokse  për ndasinë fetare nëmes të shqiptarëve mysliman dhe orthodoks,duke synuar që shqiptarët orthodoks ti konverton në grekë ndërsa myslimanët në turq.Përpjekje e cila rezultoi e pasukseshme sepse shqiptarët e të gjithë etnive fetare në Korçë në veçanti dhe në gjithë Shqipërinë në përgjithësi  iu kundërvunë politikës shoviniste greke me të gjithë mjetet e nevojshme për parandalimin kësaj dukurie.Korça si vatër e patriotizmit shqiptarë  ishte mbështetje edhe për çetat e atdhetarëve si të Bajo Topullit,çerçis Topullit,Mihajl Gramenos etj.

Atdhetari Themistokli Gërmenji,lindi në Korçë në janar të vitit 1871.Ai u  rradhit në grupin e rilindasve i cili luftoi për Pavaresinë e Shqipërisë.Aktivitetin e tij patriotik  e intestifikoi  gjatë qëndrimit të tij në Rumani,ku  u lidh me disa shoqëri patriotike të cilat bashkëvepronin atje,ndër ta edhe me Shoqëritë “Drita”dhe “Dituria”,për të vazhduar  edhe më tej me veprimtarinë patriotike me  tu kthyer në Korçë e Manastir.Pas revolucionit xhonturk të korrikut të vitit 1908 hotel “Liria”pronë e tij dhe e vëllait të tij u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në prag të Pavarësisë të Shqipërisë,Themistokli Gërmenji e zgjeroi veprimtarinë e tij politike dhe organizative gjegjësisht bëhet fjalë për vitin  1911,vit në të cilin shkoi në Itali për tu lidhur me rrethet e arbëreshëve të Italisë që të ndihmonin Lëvizjen për çlirimin e vendit të të parëve të tyre.Për të kaluar më pas në Korfus ku vepronte një qendër patriotike shqiptare e cila në vitin 1912 u vu në krye të një çete luftëtarësh të armatosur që veproi në krahinën e Korçës kundër pushtuesve osman.Me pushtimin e kësaj krahine nga forcat greke në dhjetor të vitit 1912 Themistokli Gërmenji u vu në dispozicion të Qeverisë së Ismail Qemalit në Vlorë dhe në vitet 1913-1914 kreu detyra të rëndësishme në administratën e shtetit të pavarur shqiptarë si shef i policisë në Korçë (shkurt 1914),nënprefekt i Skraparit etj.Në shtator të vitit 1914 shkoi në Rumani dhe në janar të vitit 1915 në Bullgari.Në mërgim sëbashku me veprimtarë të tjerë punuan për  zgjidhjen e shumë çështjeve kombëtare.

Gjatë periudhës mars-korrik të vitin 1915 botoi organin “Biblioteka zëri i Shqipërisë me 15 numra në të cilën u shprehen edhe pikëpamjet e tij demokratike.

Në shkrimet e tij ai vuri në dukje shkaqet e vërteta të gjendjes së vështirë ekonomike e politike të vendit pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Themistokli Gërmenji themeloi në emigracion komitetin”Lidhja Kombëtare”.Është i pari në fushën e gazetarisë që përcaktoi nga ana metodike detyrat e kryeredaktorit të një organi periodik shqiptarë.

Ai në veprat e tij trajtoi edhe probleme arsimore gjegjësisht  përpunoi “Rregulloren për administrimin e arsimit në kushtet e formimimit të Republikës Autonome të Korçës” duke u mbështetur në parimin”ne na duhet të hapim shkolla që të hapë sytë populli”Në cilësinë e tij si kryetar i këshillit administrativ të Republikës Autonome të Korçës në vitin 1916 mori menjëherë masa për formimin e arsimit kombëtar në sajë të të cilave u siguruan një varg fitoresh në territoret e kësaj Republike.Për rrjedhojë u mbyllën shkollat e huaja dhe u hapën mbi 60 shkolla në gjuhën shqipe.Fazën e  fundit të veprimtarisë të tij e përbëjnë vitet 1916-1917 kur ai u kthye nga Bullgaria në Shqipëri.

Themistokli Gërmenji u egzekutua në Selanik më 9.XI.1917 nga forcat ushtarake francese në kohën kur në Greqi erdhi në fuqi Qeveria e Venizellos dhe u shpalli luftë Fuqive Qëndrore,që nënkupton që pushtuesit frances e ndryshuan qëndrimin ndaj shqiptarëve gjegjësisht e anuluan marrëveshjen me shqiptarët.Vrasja e Themistokli Gërmenjit ishte humbje e madhe për Krahinën Autonome të Korçës në veçanti dhe Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi.

Republika Autonome e Korçës

Rreziku i copëtimit dhe aneksimit të Shqipërisë së Jugut,nga shovinistët grekë,në këtë kohë  ishte i madh.Shqipëria duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë,sepse ishte Lufta e I-rë Botërore dhe të   përkrahur nga popullata shqiptare  në fillim të vitit 1916 Themistokli Gërmenji sëbashku me Sali Butkën  organizuan forca të armatosura për çlirimin e krahinë së Korçës dhe të gjithë Shqipërisë së jugut nga pushtuesit grek.Për këtë ata shfrytëzuan shtrirjen e kontigjentit frances të “Armatës së Lindjes”në vjeshtë të vitit 1916 dhe kontadiktat midis Francës dhe Greqisë për shkak të qëndrimit asnjanës të kësaj të fundit ndaj konfliktit botëror.Krahas luftës së armatosur, politikanët shqiptarë iu drejtuan autoriteteve ushtarake francese me kërkesë për largimin e administratës së vendosur nga pushtuesit grek.Kërkesë e cila u pranua nga pala francese. Themistokli Gërmenji luajti rol kryesor në nënshkrimin e protokollit shqiptaro-frances të 10 dhjetorit të vitit 1916 gjegjësisht në shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës(Republika e Korçës) dhe në dëbim prej andej  të pushtuesve grekë dhe administratës së tyre.Protokollin e shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës e nënshkruajtën komandanti i forcave francese për Korçën koloneli Dekoen dhe përfaqësuesit e krahinës, dhe i cili përmbante 9 pika dhe që kërkonin realizimin e tyre.Sipas protokollit qyteti i Korçës dhe rrethet Bilisht,Kolonjë,Gorë dhe Opar të pushtuara nga francesët do të administroheshin si Krahinë “Autonome”nga një këshillë i përbërë nga 14 anëtarësh të gjithë vendas dhe atë 7 mysliman dhe të 7 të krishterë.1.Shaqir Shabani,2.Tefik Rushiti,3.Hysen Dishnica,4.Emin Rakipi,5.Qani Dishnica,6.Sali Babani,7.Haki Shemsedini(mysliman);1.Vasil Singjello,2.Kostandin Noçka,3.Rafail Avrami,4.Nikolla Evangjeli,5.Eftim Cale,6.Vasil Kondi,7.Llambo Mborja(katolik).Përveç këtyre u zgjodh dhe Petro Harizi sekretar i përgjithshëm.Kryetar i Këshillit Qeveritar u zgjodh Tefik Rushiti  dhe nënkryetar Thimi  Cale.

Shpallja e Republikës Autonome të Korçës  u kthye në një festë të vërtetë. Njerëzit u mblodhën në shkollën e Shën Gjergjit, që në orën 9:00 të mëngjesit dhe sëbashku me to edhe  Themistokli Gërmenji dhe paria e Korçës. Ndërsa përpara prefekturës,ushtarët francezë,të veshur me uniformë festive, qëndronin për nder armë.Themistokliu u rrëfeu njerëzve shkakun e mbledhjes:”Do të deklarohet vetëqeverisja e Shqipërisë,prandaj duhet të kemi vëllazëri e dashuri midis nesh”.Populli i entuziazmuar brohoriste “Rroftë Shqipëria”.Për nder të shpalljes së Republikës Autonome të Korçës në godinën e administrimit të saj në Korçë u ngrit flamuri kombëtar.

Kryesia e Këshillit  funksiononte sipas sistemit të rotacionit  për një muaj rresht çdo anëtar i saj dhe Themistokli Gërmenji, për atë kohe, zinte vendin e Kryetarit të Republikës Autonome të Korçës.Sipas pikës 8 të Protokollit gjuha zyrtare do të ishte gjuha shqipe e jo gjuha greke.Flamuri i krahinës do të ishte ai shqiptarë dhe jo grek,si dhe do të mbylleshin shkollat në gjuhën e huaj greke dhe do të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe etj.Krahina autonome e Korçës do të vepronte nën mbrojtjen e autoriteteve francese. Këshilli qeveritar kishte funksione të fuqisë ekzekutive dhe të asaj legjislative dhe ishte organi suprem i Republikës.  Këshilli administrativ i krahinës ,në të cilën rolin kryesor e luante Themistokli Gërmenji , ndonëse mbante detyrën e prefektit të policisë, hartoi mjaft rregullore për administratën publike,si dhe për financat, arsimin, policinë, gjyqet, buxhetin, zyra botore e tj.Madje qysh në mbledhjen e parë u caktuan edhe Drejtoritë arsimore,financiare etj.

Në bazë të Protokollit franceso-shqiptarë të Krahinës Autonome të Korçëës viti 1916-1917 mundësoi  hapjen e shkollave shqipe në Voskopojë, Zëmblak, Drenovë, Boboshticë, Dardhë, Bilisht, Progër.Ndërsa në mars të vitit 1917 Këshilli Qeveritar formoi Komisionin e Arsimit që do të shpallte arsimin fillor të detyruar. Me nismën e këshillit administativ në nëntor të vitit 1917 u hap  Liceu Francez i Korçës, e cila ishte shkolla e parë e mesme e përgjithshme në Shqipëri dhe  filloi të funksionojë që nga 25.10.1917 me Vendim të këshillit qeveritar të krahinës autonome  të Korçës dhe ishte një sukses i madh për arsimin dhe kulturën në përgjithësi.Ndërsa në vitet 1921-1922 e mori emrin “Liceu kombëtar”,i cili fillimisht kishte 36 nxënës, me tri klasa.Gjatë kësaj periudhe u rihap  shkolla e Vashave  në Korçë, kurse në qytetin e Pogradecit u hap shkolla fillore shqipe e vajzave nën drejtimin e Persefoni Trenit.Kështu fundi i vitit 1917 do të shënonte  këto shifra në digasterin e arsimit : 60 shkolla fillore, 1 Lice, 1 gjimnaz të huaj (gjuha greke), 4000 nxënës, 130 mësues ndër ta edhe  Thoma Avrami, Toli Xhoxhallari, Thanas Frashëri, Gjini Katundi, Thimi Naci, Milto Gurra etj.Për mbarëvajtjen e proçesit eukativo-arsimor gjegjësisht për furnizimin e shkollave shqipe me tekste shkollore në Republikën Autonome të Korçës Themistokliu i lutej Nikolla Lakos t’i dërgonte nga Parisi 4000-5000 abetare dhe 3000-4000 libra këndimi si dhe 200 fotografi të mëdha të Skënderbeut.Detyrë të cilën Nikolla Lako e kreu me konsekuencë të madhe.

Organi kryesor i Republikës Autonone të Korçës ishte policia, e cila brenda saj do të kishte dhe një gjykatë për shqyrtimin dhe gjykimin e çështjeve të lehta. Personeli ishte zgjedhur prej vendasve. Në gjykatat ushtarake shërbenin vetëm francezë si gjyqtarë e prokurorë.Pranë gjykatave ishin atashuar dy dhoma avokatie. Gjatë kësaj periudhe u miratuan edhe rreth 30 ligje të reja, të emëruara ‘nome .Në ndërkohë u vendos edhe një sistem fiskal modern për kohën.Më 25 janar të vitit 1917 administrata shqiptare e Krahinës Autonome të Korçës, për të përmbushur nevojat që kishte tregu emetoi (në bazë të vendimit të Këshilli i Republikës Autonome të Korçës, janar 1917) kartëmonedhat e saj shqiptare. Ato do të zëvendësonin monedhat e huaja, në mënyrë të veçantë dhrahmitë greke, Në mungesë të bankës, monedhat u shtypën nga Drejtoria e Financave në Korçë, një nga departamentet kryesore të administratës së “Krahinës Autonome”. Emetimi i parë u shtyp më 17 mars 1917 në shtypshkronjën e Arqimidh Evangjelit të Korçës. Prerja me vlerë 1 Frangë kishte në njërën anë legjendën “Shqipëria Vetëqeveritare” së bashku me simbolin shqiptarë, kurse në anën tjetër dekoracione dhe vlerën 1 Frangë dhe në frëngjisht “Un franc”. Nga kjo prerje u shtypën 15 mijë kartëmonedha. Të njëjtën pamje kishte dhe prerja prej gjysmë frangu, nga e cila u shtypën 10 mijë kartëmonedha. Edhe për këtë emetim u vunë në qarkullim 10 mijë copë për secilën prerje. Emetimi i tretë, gjithashtu me 2 prerje, i datës 10 tetor 1917, ndryshonte nga dy emetimet e para për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Monedha mban legjendën “Republika Shqiptare”,kurse simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para. Nga ky emetim u vunë në qarkullim për prerjen 1 Frangë 5000 kartëmonedha dhe për prerjet gjysmë Frangu 9000 kartëmonedha.Kartëmonedha u quajt frang, emër ky që përputhej edhe me atë të frangut francez, monedha bazë e Republikës së Francës.

Krahina “autonome “e Korcës u interesua dhe mori masa edhe për ruajtjen e pyjeve,për higjenën e pastërtinë, për çmimet, për furnizimin e popullit me drithë deri tek tabelat që duhet të vinin tregëtarët në dyqanet e tyre. Francezët vendosën marrëdhënie të mira edhe me taborrët e Sali Butkës dhe prijësit e tjerë të kësaj kazaje.

Edhe pse marrëdhëniet e Themistokli Gërmenjit dhe të funksionarëve të tjerë të këshillit administrativ me forcat franceze dhe sidomos me kolonelin Dekoen, kanë qënë të mira dhe pozitive “Krahina autonome e Korçës” nuk jetoi gjatë.Ngritja e saj u kundërshtua prej Qeverisë së Romës e të Athinës.Me porosi të Qeverisë francese në shkurt të vitit 1919 protokolli u abrogua në mënyrë të njëanëshme dhe krahina e Korçës u vë nën administratën e drejpërsëdrejtë të ushtrisë francese.Megjithatë flamuri shqiptarë vazhdoi të ngrihej,shkollat në gjuhën shqipe edhe më tej mbetën të hapura dhe gjuha e vendit(gjuha shqipe) vijoi të përdoret në administratën civile të krahinës. Koloneli nuk dinte më parë  shumë për Korçën dhe Shqipërinë, por me ardhjen e tij në Shqipëri  të paktën njohu njerëzit e saj, cilësitë, të metat dhe karakterin e fortë të tyre. Mësoi për  përpjekjet dhe luftën e tyre për të ruajtur e mbrojtur këtë copë të Atdheut që ndodhej.

Protokolli franceso-shqiptarë i 10 dhjetorit pati një rëndësi të madhe politike dhe ishte  një ngjarje e shënuar historike jo vetëm me karakter krahinor, por edhe kombëtar, sepse  me largimin e pushtuesve grekë dhe me ngritjen e “Krahinës autonome” jo vetëm që u njoh nga pushtuesit francezë karakteri etnik shqiptar i popullsisë të trevës së Korçës, por edhe u krijuan kushte më të përshtatshme për të luftuar më me forcë pretendimet shoviniste greke mbi Shqipërinë e jugut” .

Krahina “ autonome”e Korçës, pati rëndësi të madhe dhe ishte sukses i shënuar, i forcave patriotike shqiptare. Ajo, megjithëse pati autonomi të kufizuar, arriti të sigurojë mjaft të drejta për popullin e saj, të krijojë kushte qetësie dhe zhvillimi ekonomik, si dhe të paralizojë veprimtarinë shoviniste greke, në Shqipërinë e Jugut. Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, në maj të vitit 1920, forcat franceze u larguan nga Korca dhe me largimin e tyre mori fund edhe Krahina “autonome” e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *