Njëzet vjet më parë!

elinda7Elinda Marku

Dua  të  kujtoj  këtu  një  episod, që ka të bëj me datën e sotme. Në  Dhjetor  të  vitit   1995,  me daten  12,  Pjetri  kishte  shkuar  diku  jasht  qytetit, për  punët   e  Kuvendit.  Kurrë  nuk  do  ta  harroj atë  ditë dhe viziten  që  bëri  në  librari gazetari i  atëhershëm  Arben  Rrozhani,  bashkë  me  një  punonjës   të  shikut  të  cilit,   edhe  pse  ishte  nga  Rresheni,  tash  nuk  ia  kujtoj  më  emrin.   Duke  pas  parasysh  se  unë  e  njihja  Ben  Rrozhanin  si  gazetar, së paku bashkëpunëtor të Shekullit,  më  kërkoi    “Albumin  e Arteve  Figurative” .   Nuk  ma  kërkoi  për  t’a  blerë, por  me  pretendimin  se  tash  kishte   filluar  të  joshej  mbas  pikturës,  dhe  se  desh  t’i  hidhte  një  sy,  ose  ta  merrte  për  ca  ditë  e  ta  kthente  serish. (sepse  qytetaret  e  Lezhës  e  dinin  se Librari  Kuvendi  shpesh  ka  luajtur  disi  edhe  rolin e  bibliotekes, teksa  jepnim  libra  edhe  me  të  drejtë  kthimi). Mua,  pa  më  shkuar  kurrë  mendja  se  Rrozhani  po  kryente  një  punë  të  SHIKUT,  dhe  SHIKU  një  punë  të  kryetarit  ,   kundërshtova  e  nuk  ia  dhashë  “Albumin  e  Arteve Figurative” , sepse  as  nuk isha  e  sigurtë,  nëse  kish mbetur  ndonjë kopje, prej  faktit  se  të  gjitha  kopjet  e  këtij  albumi  që kisha  mundur  të  gjëj,  unë  i  kisha  shkuar  “dëm”,  duke  iu  hequr  secilit  pikturën “Motra  Tone”   të   Kol Idromenos,  çka  për  mua  kjo  pikturë  e  ky  protret  nuk  ishte e  nuk  është  vetëm thjesht  një  punë  e  arrirë,   piktura ikonë e  artit shqiptar,  por  për  mua  mbetet  ende   poezia  më  e  bukur  kushtuar  motrës,  nënës,  gruas  shqiptare. (Ende e kam një kopje të asaj pikture  të hequr nga ai album. Do të zgjidhja ta  prezantoja gruan shqiptare vizualisht  nëpërmjet këtij protreti. Ky protret më ngjan aq shumë edhe me portretin  e “Zojës së  Bekuar, Shën Marinë”. “Motra  Tone” për mua është Shën  Shqiptarja, Shën Motra, Shën Dashuria, Shën  Fisnikeria… Çdo emër që mund t’i vija këtij protreti  do të më duhej t’i shtoja një  “Shën” përpara. Përndryshe unë guxoj ta quaj “Shën Piktura”  shqiptare. Kritika e ka krahasuar me Xhakondën. Punë të tilla për mendimin tim, nuk kanë të krahasuar. Arti për mua nuk ka të  krahasuar, ani pse në  art krahasimi është një figurë që përdor  artisti përveç të tjerave.

Megjithë këmbënguljen  e  madhe  të  Arben  Rrozhanit  për  t’i  lëshuar në  dorë  “Albumin…” në fjalë,  nuk u binda t’ia jepja, as me të drejtë kthimi, as vetem  për ta parë aty për aty, as për  t’ia  shitur me asnjërin prej çmimeve që më ofroi.

Pjetri u kthye në orën 2 :00 PM. Sa pa u përshëndetur ende, fill  mbas  Pjetrit   hyri  Kryetari  i  Degës së Rendit, Lulzim Llangozi.  Mbas  tij  hyjnë edhe  13 policë  të  tjerë. Kryetar  Luli, pa  na  përshendetur  fare iu drejtua Pjetrit me ton urdhërues:  “ Pjeter,  ma  jep  këtu, tani “Albumin  e  Arteve Figurative”. Me  të dëgjuar “Albumi…”  iu  hodha. – Edhe  ti  shef  e  paske  ndarë  mendjen  të  bëhesh  piktor,  si  një  miku  im,  i  cili  edhe  ai  albumin  e  arteve    figurative  më  ka  kërkuar   dy  orë  rrjesht sot, por  nuk  ia  dhashë.

Luli, më  pa  një  herë   gjithë  përçmim e  pastaj   u  leshua. Nuk të  pyeta  ty!  –Mëgjithëse  nuk  më  pyete   mua,  unë  si  qytetare mund  ta  pyes  shefin , apo  jo?  Thjesht  po  e  pyes  shefin  e  policies,  mos  edhe  atij  i  ka  hyrë  piktura  në qejf  si  gazetarëve. Ndërsa Pjetri shtoi: “Albumi  i Arteve Figurative”  nuk shitet,  as  nuk  kalon  matanë  banakut  nga  dora  e  atyre  që  shesin  libra  këtu. Në  librari  ka  plot  të  tillë,  por  janë të  inventarizuar  për  t’u  kthyer  për  karton  me   Vendim  të Keshillit te Ministarve”.  Në anë tjetër , aty nga fundi, njëfarë Luigj Alia, që në 97-tën u kap me thes në krye, në banken e Qytetit, s’ndejti pa e vënë një gurë edhe ai në këtë masakrim të kulturës. “ I ke mbushur komunistat e Lezhës me vepart e Enverit dhe ne  s’na ke dhënë rilindasit.” Si përherë me të qeshur, Pjetri i përgjigjet : “Po ç’di ti për rilindasit, more Luigj, ndërsa komunistat e Lezhës e, ndoshta edhe ti, i keni pasë veprat e Enverit, para se ti grumbulloja unë nga libratitë e rrethit, me urdhër të Kryeministrit.”

Kryetari i policëve, Luli kësaj here,  në  vend  të  fjalëve  lëshoji  13  policët,  të  cilët  e  kthyen  librarinë  përmbys,   me  një  vandalizëm  të  paparë. Kishte  kohë  që  shefi  i  SHIKUT , Martin  Miri  i  kishte  vënë  syrin objektit të Librarisë  së qytetit. Ia  kishte  dhënë  truri  që, meqë ishte  në post,  ta  privatizonte  e  ta  kthente  në dyqan makinash. Me  të  marrë  librarinë,  do  të  bënte  pronar  të  vëllanë,  Kolen,  një vizatues ky, që  kurrë  nuk  u  bë  as  dizenjator, megjithëse ishte mësues vizatimi në gjimnazin e qytetit e kishte negociuar me Pjetrin disa herë, pa rezultat. Prej në orën  2pm deri  në 7 pm  atë ditë,  Libraria  u  shkatërrua nga  policët, të cilët  as  që e  kishin  idenë  së  çfarë  ishin ata libra që  hidhnin e përplasnin, sa në një  qoshe në  tjetrën. Jo më të dallonin e të ndanin  librin  politik  nga ai artistik, historik, shkencor, shkollor etj. Ata  nuk  kishin  ardhur  të ndanin  librat, kishin  ardhur të hidhnin  librat e t’i lironin  objektin  Martin  Mirit. Dhe që të  bëhej e mundur kjo,  iu  desh Lulit  të  sajonte  një  “akuze” për  të  arrestuar Pjetër Jakun, pengesën kryesore të mosrealizimit të planit të tyre. Martini, i cili  kishte sigurisht edhe mbështetjen  e  deputetit  të  rrethit  aso  kohe RM, një prej shkrimtarëve  lezhian edhe  ky,  dështoi. Ndërkohë që Pjetër Jaku ishte në burg, për Pjetrin vijnë në Lezhë i ndjeri Sabri Godo, Teodor Laço, Fatmir Mediu etj. Ministri i Kulturesi, siç mësojmë më vonë, thërret kryetarët e  Lezhes ( të gjithë me radhë) dhe u thotë se, nëse  mbahet në burg Pjeter Jaku, librarin do ta sjellim nga Tirana. Por, Pjetri nuk ishte vetëm librar, i emëruar nga Këshilli i Rrethit mbante edhe detyren e Kryetarit te Deges së Librit për rrëthin e Lezhes. Me kërkesen e tij ai kish pranuar t’i bënte të dyja këto punë. I shkojnë gazetarët në burg, por ai kurrë nuk pranoi të bëhët top futbolli në këmbët e tyre, dhe për interesat e gazetave. Ai kurrë nuk besonte dhe , ende sot nuk beson se e kishte fut në burg Sali Berisha, siç po mundoheshin ta përligjnin të interesuarit për objektin. Shikasit ato ditë vërshonin nëpër qytet si hijena, duke u munduar të sajojnë deshmitarë të rremë, deri edhe fshasarët, por më kot. I plotëfuqishmi i qytetti, Dodë Nikolli, thonte hapur se nuk ka asnjë denoncim për këtë problem. Kjo është një histori e gjatë, që dikur dhe diku duhet ta rrëfej vetë Pjetri, por atij as që i interesonte, edhe kur në komunitet flitej ndryshe dhe sipas orekseve të dashakqinjëve.  Pjetër  Jaku,   me  daten  3  Janar të 96-tës, me dokumentin e pafajësisë të firmosur nga prokurori Bujar Qiqi,  kthehet  sërish  në  Librari. Kthehet  sërish  te  Kuvendi. Ndërsa  për  Martin  Mirin  ende  nuk  e  dimë,  nëse  është  kthyer   sërish  në SHIK e në Lezhë.  Për koiçidencë  edhe deputeti  i Lezhës së asaj  kohe ka emigruar. Prap për  koiçidencë  të  gjithë kryetarët  e bashkive  dhe  shumë  institucioneve  të tjera të Lezhës kanë ikur dhe jetojnë pothuaj të gjithë në të njëjtin  shtet me  Kuvendin. Mund të pyesesh: A e ndjekin Kuvendin si lexues këta ishkryetarë lezhianë,  apo  thjesht e kanë ndjekur vetëm në linjën e emigrimit?  -Në  fakt,  vetëm ishët e të gjitha kohëve, nuk i afrohen dhe aq sa duhet Kuvendit, ndoshta sepse ende besojnë se vetëm atyre mund t’u  takojnë  punë  të tilla që quhen  “Kuvend”  e  Kryevend.

Edhe pse kryetari i policëve Llangoji i llangozëve e kishte thirrur, kryetarin e degës së Librit  në zyrën e tij, për ta kërcënuar, përsëri Librari Kuvendi funksionoi për lexuesit dhe krijuesit e apasionuar lezhjanë, njëri prej të cilëve ishte vet Pjetri.

Një  meritë e madhe i takon edhe dashurisë së  pazevendësueshme dhe të  pandërprerë e qytetarëve-lexues , çka kjo dashuri në fakt ka qënë një stimul tjetër i madh për Librarianë, botuesin dhe autorin Pjeter  Jaku. Nuk besoj se mund të gjesh lexues kaq të shumtë sa në qytetin  e Lezhës. Pikerisht për këtë Pjetri nuk donte t’ua kthente librarinë lezhjanëve në një ekspozitë makinash, as për shumën që  i ofroi Kola i Mirajve.Vetëm  një qytet që lexon në masë, është i destinuar të nxjerrë shkrimtarë, e  poet. Këtë e vërteton pikërisht qyteti i Lezhës, nëse do të ktheheshim të numëronim autorët  lezhianë. Qyteti i Lezhës nuk është i vetmi qytet i bukur në Shqipëri, sepse qytetet  e  Shqipërisë, që të gjithë pa përjashtim, kanë bukuri e pasuri poetike të  pafundme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *