“Gjuha jonë, Gjuhë e qiellit”

Qendrese  Halili

“Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan” ky aktivitet i madh, tashmë tradicional i gjuhës sonë të bukur shqipe, i vetmi organizim për të katërmbëdhjetin vit me radhë në mbarë diasporën tonë të gjerë, Shqiptare – Amerikane, me të vetmin e për të vetmin qëllim: bashkimin, mbajtjen gjallë, promovimin e letrave shqipe nga të gjitha zhandret, duke përfshirë edhe tjera aktivitete shtesë, që në njëfarë mënyre tregojnë qartazi vlerat tona të pasura kombëtare: histori, poezi, prozë, pikturë, fotografi, këngë, valle, e mbi të gjitha, siç edhe thotë vet Elinda Marku, bashkshortja e të madhit publicistit te njohur, Pjeter Jaku (organizatorët e vetëm për katërmbëdhjetë vite të kësaj madhështie) se, “Në një vend të pavend, larg vendlindjes, frymës e jetës së qetë, shqiptarëve, mbi të gjitha, ju është nevojitur një vend si Kuvndi, ku bashkohet fjala, malli, e fryma atdhetare”. Në fakt, Gjuha jonë e shenjtë Shqipe, që unë e quaj “Gjuhë të Qiellit” është edhe me e gjerë se, se cilado letërsi tjetër, me e bujshme, me e ndritshme “Gjuha jonë Shqipe, është dicka më tepër se gjuhë, se komunikim, se bashkim, se ndermjetësues per t`i lidhur dy a tre milion Shqiptare anë e kënd Botës. “Kjo gjuhë është e bekuar edhe nga Përendia”. Asgjë më bukur nuk flet se ky aktivitet i magjishëm Shqiptar, që frymimin e parë e nisi në Lezhën e poezisë, në vitin 1994, me emertimin e parë “E premtja e poezisë Shqipe”, duke vazhduar pastaj deri te kjo e premte (Nëntor 13, 2015), që është dita e parë e nisjes treditore festuese, duke filluar me mberritjen e të ftuarve, autore librash që vijnë prej shteteve të tjera, per t`iu bashkangjitur kësaj feste, më e bukura festë, për vet faktin se, kjo festë është pa korrniza, formalitete, politizime! Secil prej pjesmarrësve, autore ose admirues i Letërsisë, ndjehet i vlersuar, i lirë, dhe plotesishtë vetvetja! Sonte bashkohemi te “Kafe Kuvendi”, të cilen, në fakt, Pjetri, nuk e ka hapur si biznes të drjtperdrejt, por, si një fole, ku secili dashmirës i librit, autorë me provoje, ose talente të reja, të kenë një vend, ku bashkë me kafen të flasin e jetojnë Shqip. Prej ketu, do të vazhdojmë mbrëmjne kryesore, që do të jete nesër ( E shtunë, nëntor 14), ku Letersia do të jetë Mbretereshë! Kjo mbrëmje, është e detajuar, për të promovuar vlerat krijuese të asaj letërsie, që shkruhet në diasporen e Amerikës, qysh tash e njëqind vjet, por, që, në këtë një dekadë e gjysmë, promovohet, vlersohet, dhe portretizohet nga “RevistaKuvendi Detroit” me bashkpunëtorët e saj. Mbyllja do të bëhet të dielën, me një panair të madh artistik, ku librit do t`i bashkangjitet edhe arti viziv.

kuvendi per monden1

Ju lumtë,

Elinda Marku dhe Pjeter Jaku, krenar atdheu, gjuha e letersia qe ju ka!

Ju jeni tashmë familja ime! Letërsia është familja ime! Ne jemi femijët e letërsisë!

Po e përmbylli me këtë thënie: “Histroia është mësuese e jetës, ju jeni mësues të kësaj gjuhe!”

 

Nëntor 13, 2015

Michigan, Amerikë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *