PJETER IVEZAJ – NJERIU QE S’U TREMB NGA PRANGAT ( Nga libri ” Shqiptaret ne Detroit” )

(Nje bisede me njeriun qe malli per atdheun e ben hero te qendreses antiserbe dhe simbol te lirise se te tjereve)

Kush eshte Pjeter Ivezaj?
Jam i biri i Leke Pashkut Ivezaj dhe i Pashke Koles Camaj, lindun ne fshatin Lekaj nga Gruda e Malesise se Madhe, me 1956. Ashtu si edhe te gjitha familjet tjera malesore, vij prej nje familje me tradita patriotike dhe atdhetare. Babegjyshi im, Keqa (Zef) Marku, vritet ne Shkalle te Rudines ne Deciq me 3 Maj 1909 nga ushtria e Perandorise turke, kurse babegjyshi i nanes Pjeter Zeku Camaj, pushkatohet me priftin e Hotit dhe 72 malesore te tjere nga serbomalazezet. Edukimi yne rrahu gjithemone ne te njejtin vend: vetem ne dashurine per Atdheun! Kjo nuk u ba veçmas per mua. Keshtu punonin gjithe familjet shqiptare, kendej e pertej kufinit qe, fatkeqesisht ndahej nga te dy anet me shqiptare. Kjo ndarje perhere na ka lodhe, duke qene nje gure i rande ne qafen tone te holluar nga luftrat, skamjet dhe padrejtesite. Pikerisht per kete, bisedohej shpesh ne shtepite tona.Veç prinderve, nje rol te madh ne edukimin tone, luante edhe shkolla. Mesuesit tone, ishin jo vetem mesues, por edhe patriote te mire. Malesia, pastaj ishte e mbushur plot me ngjarje. Aty ishin gjithe betejat e “ Lahutes…”, gjithe qendresa e heroizmi shqiptar. Ishte nje toke qe fliste vete e, historine e kesaj toke me bahej sikur e shihja ne rruge, ne kulla e kudo me shkonte syni. Ne perfytyrimin tim prej femije, perdite e ma shume gjallerohej atdheu, sikur edhe ai rritej me mua dhe bindesha se, vetem une mund ti dilja zot Atij. Me kupto; si une bindeshin te gjithe moshataret e mij.
Si dhe kur emigruat?
Te emigroje ne ato vite nuk ishte e veshtire. Qeveria jugosllave kete problem e kishte “zgjidhur” per “ te miren tone”. I kishte menduar te gjitha rruget si e si
te na e “lehtesonte” udhen, per te mos pasur shqiptare neper kembe. Nisur edhe nga mungesat e shumta ekonomike, nga zhvillimi i pabarabarte dhe qendrimit ndryshe me ne shqiptaret, u detyruam te marrim udhet e mergimit familjarisht. Isha me pak se 14 vjec kur u nisem per Itali, ne vitin 1970. U vendosem ne

TOR LUPARA, nje qyteze e vogel afer Romes, sebashku edhe me shqiptare te tjere. Nje nder ta ishte edhe Gjoke Martini. Ne Tor Lupara u njohem me Llesh Luketen Grishaj, i cili dite per dite na thonte vargje te Fishtes nga” Lahuta e Maicis”. Qe nga ajo kohe me asht ngulitur ne mendje kanga e Lahutes” Te ura e Rrzhanices”, te cilen fantazia ime sot e kesaj dite e perjeton ate beteje, sikur edhe une te jeme nje nga luftetaret e saj, Kryengritja e Malesise, ajo revoite e madhe popullore qe çoi ne ngritjen e Flamurit ne Deciq me 1911- ten. Me kete, dua te them se sa e rendesishme eshte edukimi patriotik tek moshat e reja, se sa ai edukim ngjit tek ata.
Cilat ishin ndikimet e edukimit tuaf atdhetar?

Sic e thashe me siper, ne edukimin tim atdhetar ka ndikuar shume historia e kombit tim

.Ivezaj P

Mbrritja e Pjetrit ne Detroit

Kur them historia, kam parasysh nga vinim e si vinim deri ketu, pse humbem e pse luftuam kaq shume, pse vuajtem e pse na ndane keshtu, kur do te cliroheshim nga kjo zgjedhe poshteruese, kur do te mund ti perdomim lirshem simbolet tona kombetare, pa permend ketu gjuhen dhe zakonet tona te mrekullueshme, te cilat na i lakmojne edhe popuj me qytetrim te kahershem. Te gjitha keto psehe, qe nuk merrnin pergjigje, lypnin vullnet e kembenguije, qe nje dite prej ditesh ta fitonim lirine, ti fitonim ato cka kishim humb, ato cka ishin tonat, urine dhe barazine para ligjit e shtetit, jo njani i nanes e tjetri i krushkes. Ju nuk mund ta mirrni me mend se sa force merr njeriu i fyer nga drejtesia, i fyer nga pabarazite. Te gjitha keto une i degjova qe ne vogeli. Poashtu, levizjet kombetare te vitit 1968, kur studentet e Kosoves u ngriten ne kembe dhe kerkuan disa te drejta kombetare, ketu kuptohet se edhe flamurin. Vetedija per keto ngjarje mi ka krijua ndjenjat nacionale kombetare. Ishin edhe tregimet e gjyshit Pashk Keqit Ivezaj dhe axhes se babes Rroko Keqit Ivezaj per vuajtjet, skamjet, padrejtesite dhe luftrat qe i kane perjetue ne jeten e tyne, qe mua mi nxitnin ma shume ndjenjat ndaj atdheut e kombit, per flamurin e gjakun e atyne qe e dhane jeten per keto. Nga te gjitha anet rrethohesha me dallime, qe te nxitnin per tu rrit para kohe. Gjergj Elez Alia dhe topuzi i tij, qe ishte ngulur dymbedhjete pashe ne dhe ne luften kunder Bajlozit, ishin tashma fiksimet e mija. Fantazia prej te riu, sikur i perjetonte ato luftime, Kastrioti zmadhohej ma shume, sa here une ndeshesha me tregimet popullore per trimerite e te pareve tane. Luftrat, per aq sa mund te dija une, kishin qene perhere kunder nesh, si e site na copetonin, te na tretnin nga syte kembet. E, une i beja pyetjen vetes:
Pse gjithe keto te keqia vetem per ne?! Asnjehere nuk mund gjeta nje pergjigje bindese, qe une te mos luftoja me veten time, per t’u hakmarre nje dite prej ditesh kunder ketyre padrejtesive. Edukimin atdhetar nuk e ben vetem shkolla, ai realizohet nga feja per kush beson, nga familja dhe nga gjithe bashkesia, ku jeton e punon njeriu. Malesorit kurre nuk i kane munguar virtytet e mira te qytetarise, te civilizimit, ndonese prej shumekujt jane marre si anakroniste, si vjetersira, qe koha s’ka me mund me i mbajt. Kur them malsorit, ju duhet te kuptoni drejt: e kam fjalen per gjithe shqiptaret, pse malesore kane qene edhe te rriturit ne malet e Jugut. Heronjet e tyre jane po aq trima si tanet. Kurre ata s’kane veprua pa njani tjetrin. Ne, duhet te kujtojme ngjarje te historise tone, ku ata kane bashkepunuar e bashkeluftuar. Nuk ka pse une ti permend konkretisht te tere. Dihen principatat e Shqiperise dhe bashkepunimi ndermjet tyne, dihet Lidhja e Prizrenit dhe Abdyl Frasheri, dihet Shpallja e Pavaresise dhe Isa Boletini, dom Nikolle Kacorri etj, etj.. raste te tilla.
Si i perjetuat levizjet e 80-tes dhe me vone ne Kosove?
Kosova ka ndikue shume ne ringjalljen e ndjenjave patriotike tek shqiptaret kudo qe jetojne, sidomos qysh me 1981. Kontributi ma i madhnueshem i Kosoves ndaj Malesise ishte, kur me qindra te rinj malesore vazhduen edukaten e tyne ne shkollat e larta dhe Universitetin e Kosoves. Kjo ishte dhe faktori kryesor per edukimin dhe ringjalljen e aspiratave atdhetare shqiptare. Por, me kujtohet si femije, kur daja im Gjergj Camaj, i shkolluar ne Kosove, me bisedonte per padrejtesite, kushtet e veshtira qe Jugosllavia i ushtronte ndaj shqiptareve. Me tregonte mbi ngjarjet e 68-tes ne Kosove, ku ai ne Prizren kishte lexue referatin prane shtepise historike te Lidhjes se Prizrenit, me ç’rast ai ashpersisht ka kritikuar diskriminimin ndaj popullsise shqiptare. Dhe, poashtu me kujtohet arrestimi i tij ne kete kohe nga autoritete serbopolicore, sidomos atehere kur isha ne burg. Populli shqiptar ka vuajtur gjithemone nga pansllavizmi, qysh ne at shekull qe erdhen ne Ballkan nga Rusia. Qe atehere e der me sot, kemi vuajtur dhe jemi munduar qe ti shperthejme zinxhiret e tyre. Metaforikisht, sikur uji qe valon nga nxemia e zjarrit, edhe vlimi i njeriut bahet aq i madh, sa nje dite do te shperthej. Ashtu edhe ne kemi durue mjaft ne ate temperature, ndaj erdhen vitet 68, 80, 81 e deri ne 99-ten. Levizjet e 80-tes nuk erdhen rastesisht. Ato kishin nje baze shume te gjane prej te gjithe shqiptareve. Per te ndodh ajo qe ndodhi ne Kosove ne vitet 80-te e me vone, u desh nje pergaditje e gjate ne kohe edhe nga ne qe jetonim larg zhvillimit te ngjarjeve. E them kete, pasi nuk eshte e mjaftueshme vetem te keshe mendjen te atdheu, por te luftosh e perpiqesh per te, me ato mjete e mundesi qe ke e te japin rrethanat. Me pas, ngjarjet e vitit 1981 ne Kosove ringjallen ndjenjat patriotike dhe patriotizoj shume malesore, ku ndjenja atdhetare u ba prone e tyne.
Mund te na thoni diçka mbi ardhjen tuaj ne Amerike?

Ne u vendosem ne Amerike, ketu ne Detroit, ne vitin 1970. Kisha mbaruar klasen e 7-te ne vendlindje dhe lashe pergjysem te 8-ten. Bashke me vellan tim Franin, sapo erdhem ketu u vendosem ne shkollen e ulte, per te mesuar gjuhen. Une isha nder ma te medhenjte ne ate shkolle. Me pas, vazhdova ne Institutin Teknologjik te Detroitit (D.1.T.) 4 vjet studime — Associate Degree in Elektrica Computer ENGO dhe, pas kesaj, ne vitin 1994, mbarova studimet ne Wayn State Univercity B. A. in Secondary MATH. I mbaja Iidhjet me vendlindjen, por kuptohet sa e si, per vete moshen time. Per te ardhe tek vitet 80-te na u desh qe, edhe ne ketu, te benim aq sa mundnim. M’u desh disa here te pyesja dajen Gjergj ( Gjergj Camajn) per cka po ndodite ne Malesi, si dhe te percillja, me sa mundja informacionet nga mediat ne shqip dhe anglisht. Jo per t’u mburre, por kam qene i pari nga gjeneratat e mia te ardhun nga Malesia e Madhe e Mbishkodres, qe kam referuar ne diten e flamurit me 28 nendor 1978, ne moshen 24 vjeçare. Atehere, keto lloj referatesh ishin te ndaluara, pasi 28 nandori ishte lane ne harrese, ose festohej me 29, diten e çlirimit te Jugosliavise. Edhe ky rast nuk kaloi pa indikacionet e veta, por mua aq me bante.. Qe nga viti 1978 kam qene aktiv per çeshtjen kombetare, me te gjitha format e protestimit dhe, gjithemone duke edukuar vetveten dhe, njekohesisht popullin malesor mbi ceshtjen tone kombetare , per te cilen jugosliavet i kane ndeshkuar rande te paret e mi. Me pas, ngjarjet e vitit 1981 ne Kosove ringjallen ndjenjat patriotike dhe patriotizoj shume malesore, ku ndjenja atdhetare u ba prone e tyre.
Mendimi per te shkuar ne Malesi  ishte nje kaprico apo malli  per vendlindjen?

Kisha 16 vjet pa e pare vendlindjen e, ju e merrni me mend se sa mall ka njeriu te shoh vendin ku ka lindur e eshte rritur, kur ate se ke pare per nje kohe aq te gjate. Te them te drejten, per te shkuar ne Malesi u nxita nga dy shkaqe; malli per vendlindjen dhe bindjet atdhetaro patriotike ne ligjin demokratik, njerezor dhe human te Amerikes. E kaluara ime e bante shume te veshtire shkuarjen ne Malesi dhe, pikerisht ashtu sic doja une, me gruan e vajzen tri vjeçare. Veprimtaria ime kishte ra ne sy te autoriteteve jugosllave, te cilet perpiqeshin me te gj itha menyrat ta percanin kete mergate te larget me lloj lloj spiunlleqesh. Nuk gabohem po te them se, qe ate’here Jugosllavia i kishte filluar plasaritjet. Kroatet e sllovenet ma afer Perendimit, nuk e duronin dot socializmin jugosllav, Kosova pothuajse ishte paralizuar, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi ishin te pafuqishme, ndonese nen buze edhe ato ankoheshin. U paraqita ne konsullaten jugosilave te konsulli Preke Lulgjuraj, por me kot, ai me permendi aktivitetin tim, se une kisha qene pjesemarres i te gjitha demonstrimeve
antijugosllave, ketu ne Amenike. Te njeten pritje dhe te njejten pergjigje gjeta edhe ne ambasaden jugosllave, shto ketu egersine dhe arrogancen e gjoja te pamposhturve. Megjithate, une vendosa te shkoj ne Malesi edhe pa vizen e tyre.. Kisha nenshtetesine amerikane dhe besoja shume te Amenika. Ajo do te kishte aq force sa, te mbronte qytetarin e saj.

Ivezaj P 1

Pritja e Pjetrit si Hero ne komunitetin shqiptar te Detroitit

Krejt kunder deshires se te afermve, shokeve dhe miqeve, mora avionin per Beograd. Te gjithe me thonin ç’po te duhet me shkue ne goje te ujkut, do te marrin ushtar, ose do te fusin ne burg e s’do te kthehesh ma gjalle ketu. Nuk i degjova, se me ishte mbushur mendja te shkoja ne vendlindje. Zbritja ne Beograd qe e lehte, me paisen me 45 dite vize e, keshtu u nisa per Malesi. Atje me priti daja Gjergj dhe te njohur te tjere. Disa dite mbasi u çlodha ne fshatin Lekaj dhe u çmalla me te afermit e mi, me kerkesen time daja me çoi ne Maje te Hotit, te Kodrina e Kishes ne Traboin, per te pare varrin e Dede Gjo Lulit. Per nja 2-3 dite me lane te qete por, sic mesohet ma vone, e pergjonin dhe ndiqnin çdo veprim timin. Pas kesaj kohe, me thirren ne organet e policise dhe me konfiskuan pasaporten amerikane, duke me detyruar te paraqitesha çdo dy dite te UDBA-ja (sigurimi) ne Podgorice. Disa te aferm me thane te ikja, por nuk desha t’ia dija. Si perhere, une isha i pabinduri, qe do te me kushtonte. E ndjeva se do te me burgosnin. Disa me thonin te iki, kurse disa me jepnin keshilla, kurajo dhe vullnet, qe te qendroj dhe si te qendroj, si p.sh., mesuesi im i pare, i ndjeri Mark Toma Gojcaj, Shtjefen Toma Ivezaj, Rrok Keçi Ivezaj, Tom Nika Ivezaj, Malot Shtjefni Ivezaj, Pretash Rroku Ivezaj, Zef  Marashi Ivezaj, Gjon Gjetja Ivezaj, Gjergj Camaj, Gjergj Berishaj, i ndjeri Kol Doka Lajçaj e Martin Vulaj. Brenda javes se pare, biles pa e mbushur javen, me therrasin nje nate ne polici. Me japin nje pyetsor ne gjuhen serbe, por jo ne shkrimin latin, qe une nuk mund ta lexoja. Debatet fillojne tek mbiemri, pasi disa polic qe rrinin ne nje salle me therrasin tu afrohem ne mbiemrin Iveziq. Nuk permbahem dhe u pergjigjem: “Me thone Ivezaj e jo Iveziq”. — Ku eshte ndryshimi?- me thone. — Mbaresat “iq” jane per mbiemrat tuaj,- u them. Qe ketu filloi historia e burgut. Me ke te komunikojshim? Telefonat tone i pergjonin. Dajes Gjergj i kujtohet nje komshi dhe moshatari yne, qe kishte qene portier i Jugosllavise, i quajtur Giliq me origjine shqiptare (Gilaj). Qe nga shtepia e tij telefonuan ambasaden amerikane ne Beograd, e cila premtoi se do ta verifikonte kete problem. Burgu im mori permasa te gjana, U ba problem ndershtetror, midis Amerikes dhe Jugosllavise. Une trajtohesha si qytetar amerikan i mbajtur peng ne Jugosllavi. Policia serbomalazeze me ndaloi per shkelje te ligjit 131 neni I dhe 2 si dhe te ligjit 136 po neni I dhe 2 si person i padeshirueshem per Jugosliavine, gje per te cilen mund te mos me pajiste me vize, si organizator i demostratave antijugosllave, drejtues i organizates studentore, trainer i ekipit te 14 vjeçareve me emrin
”Zinxhiret ilirian”, pjesemarres ne disa aktivitete amerikano shqiptare etj. Sipas ketyre ligjeve, une denohesha me 15 vjet burg. Ishte krejt e sigurte, se une nuk do te isha ne burg, po te kisha pranuar te punoja per UDB-ne, gje qe m’u kerkua sapo shkela ne Mal te Zi. Mbaj mend nje seance, kur me thirren ne polici, ne te cilen ishte i pranishem edhe Osman Gjokaj, nje punonjes i tyre. Osmani nxori nga syrtari i tavolines harten etnike dhe, duke m’u betuar ne krye te djalit dhe burrnine e malsorit si te grude qe ishim, se nuk do ti thonte kujt, me pyeti: “Per ke je ti?” — Nuk ka shqiptar qe nuk eshte per kete, dhe drejtova gishtin nga harta etnike. Pastaj me pyeti perseri: – Ti je per Kosoven Republike me Jugoslavine a me Shqiperine? — Si te duan kosovaret,- i thashe. Ma vone une mesoj se Osmani, po ate nate, kishte thane ne kafen e qytetit: “ Ka ardhe Pjeter Ivezaj nga Amerika per “Shqiperine e madhe” dhe, per me keq mesoj betimin e tij te rreme, pasi ai nuk kishte pasur djale. Pas kesaj, fillojne te me bindin: “Nuk eshte spiunllek,- me thane,- po te punojsh per shtetin tand, ti ia ke kaq borxh Jugosllavise, te na thuash se kush merret me organizimin e demostratave antijugosllave ne Amerike, se si jane te organizuar per te punuar kundra nesh, per te prishur shtetin tone etj, pallavra qe mua me revoltuan pa mase.” I pashe njehere, pasi pergjigjen e kisha ne maj te giuhes. Me dhimbej ai mjerani qe punonte per ta, si dhe te gjithe mjeranet e tjere te atij soji. Kisha nje cigare ne dore, e cila ishte djeg dhe ba pa u shkund. Iu drejtova Osman Gjokajt ne gjuhen shqipe, se nuk e dija serbokroatishten aq mire dhe kerkova nga ai, qe tua thonte atyre 4 kulshedrave te UDB-se jugosllave, qe ndodheshin me te ne zyre se, nese keta mendojne se vij prej nje familje te poshter, sikur te ma bajne trupin si keta “pilaf’ duhani, une nuk i spiunoj shqiptaret. Ata reaguan menjehere, duke i ra tavolines me grushta, per te me frikesuar dhe me sharje, duke me kujtuar se nuk e kisha kryer ushtrine. Pas kesaj iu drejtuan Osmanit: “ Keti vije me ia thye te tana brinjet, se asht nipi i Pjeter Zekut Camaj, qe s’ka pase te ngime me e pa krejt Jugosllavine ne flake”. Ky ishte takimi i fundit me UDB-ne (SUPIN), dhe me dorezuan ne Policine e Podgorices, ku qendrova nje nate ne burg. Te nesermen me kane derguar ne burgun famekeq per shqiptaret, ne Spuz. Per dy jave kam qendruar ne qeli , ku per nje jave nuk u ushqeva fare, mirepo, kur filluan te me ushqenin, filluan edhe torturat. Per te lare e ndrruar, as qe bahej fjale edhe ne javet e tjera. Ne njeren nga ditet e javes se pare, ne qeli gjeta nje kuti shkrepseje bosh dhe, ne te shkrova ne anglisht: “ Pse Amerika nuk i mbron te drejtat e qytetareve te vet?” dhe, poshte Pjeter Ivezaj, 1981 (KR), qe do te thonte Kosova Republike. Per fatin tim te keq, policia e burgut e pa kete, sapo u hap biga e deres dhe, keqtrajtimi qe i randshem. Dy dite me vone, nje i burgosur tjeter,fqinj me mua, pasi une isha vetem paditi, duke rrejt se Pjeter Ivezaj therret me sa ze ka ne koke“Rrofte Shqiperia e Madhe”! Per kete, polici i burgut, Gjurashkoviq me pyeti: “ Ti e don Shqiperine e madhe?”, duke filluar te me bjere papandehur. Me njehere leshohet, ne ndihme te tij edhe kulshedra tjeter, Knezeviq (Knez) dhe i ndihmoi tjetrit. Ai me goditi aq shume, sa i pari i thote, tuj e largu “ Ubio si ga, bog te ubio”, “E vrave, te vrafte Zoti!” Me pas me lejuan takimet me bashkeshorten time, Gjysten dhe me axhen Ndreke, por ato duheshin ba ne gjuhen serbe, as ne shqip e as ne angiisht. Ne nje nga keto takime, mora vesh nga gruaja se kishte vdekur mesuesi im i pare Mark Toma Gojcaj, per ç’ka u preka thelle. Ne kete moment, duke ngritur duart lart e vene ne koke, gruaja me pa nje plage nen sqetullen e supit te majte dhe u tmerrua. Nuk kam gja ,-i thashe, por me thuaj çka e gjet mesues Markun. Asgja,-mu pergjigj, vdiq veti, frigohesha se mos isha une shkaku i vdekjes se tij, pasi para burgimit kisha ndejt shume me te. Mbas vizites, bashkeshorjtja ime Gjystja, njoftoj vellan tim, Franin per viziten, i cili me njehere njoftoi organet kopetente amerikane per keqtrajtimin tim. Dy dite ma vone, me çojne te kryetari i burgut, per ti treguar se kush me ka keqtrajtuar. Ai me urdheroi te hicja kemishen, per te pare dangat e rrahjes. Po ate dite me transferojne ne nje dhome me 8 te burgosur, kriminele. Nga torturat fizike te policise, me dergojne ne tortura psiqike, ne nje dhome me keta krimineie (sidomos malazezet!), qe vazhdimisht me fyenin, poshteronin the kercenoni. Me 3 Tetor 1986 do te shkoja ne gjyq. Gjykata nga burgu ishte disa kilometra dhe ne do te udhetonim me makinen e burgut. Para se te niseshim, njeri nga policet shoqerues i thote kryetarit te burgut, se prangat qe me kishin vene ne duar nuk ishin te mira, ato mund te hapeshin fare lehte, sapo te rrotulloje duart anash. Nuk ka problem,-i pergjigjet kryetari, dhe i hedh disa fisheke qe i heq nga revolja e vet. Me shkoj mendja, se po pergatitej nje kurth per te me vrare. Nje dite me pare dhe gjate nates, kisha gjetur nje leter te brendshme te nje pakete duhani, e cila nga njera ane ishte e llakuar dhe, me nje shkrim shume te imet kisha ba nje leter, ku ia drejtosha nanes, babes, vellait Fran dhe gruas, ne te cilen u kerkoja ndjese per merzine qe iu solla. Letra ishte shume personale, e bana shume te vogel dhe,diten qe do te shkoja ne gjyq, do ta mbaja ne grushtin e dores se majte. Ne momentin qe do te zbrisja nga makina ,dikush nga malesoret, qe kishte ardhe per te pare gjyqin do te me shihte, kur une do ta hidhja ne toke e, keshtu do ta mirrte. U nisem me shoferin dhe dy polic qe me shoqeronin. Ne mes te rruges, rreze nje mali u ndaluan. Hapen deren anesore dhe zbriten, gjoja se kishte difekt makina. Diç po flisnin me njeri tjetrin, por te vendosur largas e pothuaj ne pozicion luftimi. Une i shihja ne xhamin e erret te deres gjysem te hapur, pothuaj si ne pasqyre. Nuk leviza fare, per te mos ra pre e ketij provokimi te lexueshem. Jo se nuk e deshiroja arratisjen, por nuk doja te bija pre e planeve te tyre djallezore, per te me zhdukur fizikisht e per tu lehtesuar para komunitetit nderkombetare. Desh te ikte ,-do te thonin, dhe ne e qelluam. Kishin dhe aparate filmimi me vete. Isha arrestuar me 20 gusht dhe po dilja para gjykates me 3 Tetor. Plot 55 dite ferr, i parruar, i palare dhe gjysem i vdekur nga keqtrajtimi periodik. Hapesira para gjykates ishte plot me malesor.

IvezajP2

 

Nje vajze e re, qe tani eshte ketu ne Amerike, me pa kur e hodha letren, por nuk mund ta mirrte. Kembet e njerezve e shkelen dhe ajo humbi nga ajo dite e sot.

Kush ndikoj ne lirimin tuaj? 

Nuk me vjen aspak mire, qe per kete ceshtje te vetmirren merita personale. A, po te ishte per merita personale, do te thoja se mua me liroji Zoti dhe Fran lvezaj, i cili nate e dite u gjend ne impenjimin maksimai, si vellau per vellane, me media, reporter, me letra deri dhe Presidentit, me takime kongresmenesh e senatoresh, pasi i kishte aftesite e komunikimit dhe te interpretimit te ketij rasti te pa precedente. Pastaj “Ceshtja Ivezaj “nuk filloj ne Michigan, ajo nisi ne Chikago.E, duhet ditur nje gja; problemi im mori ngjyra politike, pse ashtu ishte, filloj shterngimi ekonomik ndaj Jugosilavise, u trajtova me te drejte si peng i nje shtetasi amerikan. Ne kete “loje”u perfshin kongresmen e senatore, mijera shqiptare ne Chikago, Michigan, New York, Boston etj, gazeta e stacione televizive me emer. Pra, as se si “Ceshtja Ivezaj”nuk mund ti lihej nje personi, sic thuhet ne iibrin”THE ALBANIANS-An Ethnik History from Prehistoric Times to the Present”, te Edwin E Jacquies. Me vjen keq qe detyrohem ta them, por per Ekrem Bardhen dhe çdo person tjeter te vetmuar, une do te isha kalbur ne burg, ose do te kisha vdekur. Permasat e kesaj çeshtjeje i kaluan caqet personale dhe, askush nuk mund te bante ma shume se sa u ba prej Amerikes dhe impenjimit te personaliteteve te saj. Mendimi i te punuarit vetem, ne Amerike eshte i papranueshem. Nuk mund te mohohet puna dhe patriotizmi i familjes Bardha. Meritat e saj ne luften antikomuniste jane nder te rrallat ne Shqiperi dhe ketu ne emigrim. Nuk kam njohje personale me Ekremin, pasi e kam takuar vetem nje here ne nje aktivitet kulturor, por nuk me vjen mire qe, edhe ne gazeten e tij “ Illyria”, te fillimit te ketij viti, ta trajtoj “ceshtjen Ivezaj” si nje merite personale, pasi ai e di ma mire se askush se çfare vendi ka pase ne kete ceshtje. Nuk mund te them se ai nuk permend edhe te tjeret, por ata dalin ne funksion dytesor para tij. E, pikerisht kete, ai nuk do t’ia lejonte vetes. Pra, kane qene shume faktore, qe spontanisht kane vepruar per lirimin tim. Pervec diplomateve amerikane, shume shqiptare dhe qytetare amerikane, organizata e sindikata te ndryshme, si dhe Organizata Nderkombetare per te Drej tat e Njeriut (AMNESTY INTERNATIONAL), e cila me ka proklamuar “ Prisoner of Conscience of the year”, “ I burgosuri i ndergjegjes i vitit.” Perveç ketyre, ishte media lokale, nacionale dhe nderkombetare, qe i dha hov nderkombetar çeshtjes time dhe i shtyni diplomatet dhe politikanet amerikan te ndermarrin hapat e nevojshem per te me dhane lirine. Nuk mund ta mohoj ndihmen e askujt por, ne fund te fundit, merita i takon Qeverise amerikane qe, sapo mbrrina ne SH.B.A. kam thene:

IvezajP3

 

“Britma e nje shqiponje u degjua, shpresoj se ne te ardhmen edhe britma e miliona te tjerave do te degjohet”! Falemineres Zotit, britma e miliona shqiponjave te tjera u degjua ne vitin 1999 ne Kosove, dhe tani, besoj se do te degjohet edhe ne Maqedoni. Keshtu, bindem se endrra ime do te realizohet per bashkimin e trojeve shqiptare.Trajtimi special, qe iu ba keti problemi per lirite dhe te drejtat e njeriut, ishte nje realitet qe Jugosliavia nuk mund ti shpetonte. Pra, Amerika e kishte pickuar aty ku i dhimbte me shume, duke e goditur ne koke qe, me vone per ti shkaterruar trupin me masat shternguese ekonomike. Kontaktet e vazhdueshme me kongresmenin Broomfield dhe Hertel, senatoret Levin dhe Riegle, Departamentin e Shtetit, Ambasaden Amerikane ne Jugosilavi, Amnesty International, Helsinki Watch, etj. i kishte ba vellau im, qe nga dita e pare qe me kane arrestuar. Pra, jane dokumentat dhe ditari i perditshem i tij, ne arshiven e ceshtjes time, qe e vertetojne kete realitet. Shqiptareve qe ndihmuan dhe kontribuan, mbasi filloi media te shkruaj, u jam per jete mirenjohes. Me kete rast, deshiroj te kujtoj edhe shoket e mi nga Kosova, qe kemi vuajt se bashku ne burgun Spuzh; Tafil Hysenin, Fadil Hysenin, Shalen dhe Currin.
A keni ndonje veçim konkret, qe u mbetet merak po te mos e thoni?

Se pari, une kam besuar ne politiken amerikane dhe mundesite qe ka Amerika per te mbrojtur qytetaret e vet. Kete, nuk mund te rri pa e permend. Konkretisht, une mund te permend shume emra, duke qene i sigurte se jane disa here ma shume se sa une mbaj mend, te cileve nuk do t’u mbese hatri, qe une tani per tani nuk i kujtoj. Me ç’mbaj mend une nder ma aktivet jane Dr. Fran Leka Ivezaj, Dr. Prenk Gjetja Ivezaj, Nua Vaseli Ivezaj, Gjelosh Rroku Ivezaj, Mark Zefi Ivezaj, Gjoke Martini, Preke Gruda, Ekrem Bardha, Gjeke Gjonlekaj, Zef Camaj, Baba Rexhepi, Prek Camaj, Imam Vehbi Ismaili, Gjon Kelmendi, Kujtim Qafa, Nik Camaj, Gjelosh Gojçaj, Genc Korca, Kol Gojcaj, Tom Gjokaj, Vasel Camaj, Pashko Camaj, Gjelosh Camaj, Gjok Doda Kalaj, Gjon Sinishtaj, Profesor Aleks Eftimiu, Peter Prifti, Z. Kokalari, Mark Vuçinaj, Gjelosh Kalaj, Bajram Cunmulaj, Martin Toma Ivezaj, Kanto Dushaj, Nosh Gjolaj, Rrok Dedvukaj, Dod Lucaj, Vasel Ujkaj, Gjon Lulgjuraj, ZefGjonaj, Marash Dushaj, Nikoll Lulgjuraj, Prenk Gjon Doda, Rrok Pjetri Ivezaj, Franc Llesh Grishaj, Llesh Luketa Grishaj, Marku dhe Tom Prel Gjokaj, Nik Deda Gojcaj, Martin Frani Lulgjuraj, Nikoll Nikollaj, Gjon Kalaj, Zef Nika Kalaj, Marash Ulaj, Hasani, Xhemal Ujkaj, Rrok Leka Gjonaj, Kol Dedvukaj, Zef Nika Ivezaj, Martin Nika Ivezaj, Man Binaku e shume e shume te tjere, prej te gjitha krahinave  shqipetare qe, sipas mundesive te tyre, kush ma shume e kush ma pak, ka ba per çeshtjen time.
Bisedoi: Pjeter Jaku

Gusht 2001

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *