Kosova dhe kombi shiptar humbi rilindasin e fundit

Gjevalin Gegaj

Per Prof. Mark Krasniqin di qe nga fëminija, por pata rastin ta njoh për së afermi me ardhjen e tij ne Kryesi te PDSH-re. Per mendimin tim është personi i cili pas Presidenti të ndjerë, Rugoves ka dhënë ma së shumti për çështjen kombëtare, si në politik, shkencë dhe kulturë. I pa luhatshem ne bindjet e tija djathtiste, politike dhe kombëtare. Personi i cili tre çerek shekulli ia kushtoj kombit.

gegaj1

Lindi ne fshatin Gllaviqice (Shengjon) afer Pejes me 19 tetor 1920.  Shkollen fillore e kreu ne fshatin e lindjes, kurse me 1941 gjimnazin ne Prizren.  Prej vitit 1941-1943 ka studiju gjuhë dhe letërsi ne Universitetin e Padoves (Itali), prej 1946-1950  gjeografi-etnografi ne Universitetin e Beogradit, kurse me 1960 ka doktoru ne Universitetin e Lublanes.  Prej 1961-1981 ka qënë professor ne Universitetin e Prishtines.  Ka qënë nënkryetar dhe Kryetar i Akeademise se Shkencave dhe Arteve te Kosoves, Kryetar i parë i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves dhe Kryatar i Partise Shiptare Demokristiane te Kosoves.  Ka botu ma se 35 libra shkencore, letrare, publicistike e tekste shkollore dhe ka perkthy disa romane, permledhje poezish nga serbokroatishtja, slovenishtja, italishtja dhe maqedonishtja.

Ka marrë, po ashtu dhe shumë mirënjohje dhe dekorata.Po i cekim vetem disa nga ato.Nga Presidenti i Shipërisë, Dr.Bujar Nishani “Nderi Kombit”. “Medaljen e Artë” nga Presidenti i Kosoves, DR.Ibrahim Rugova.Nga ish Presidenti i Shipërisë Dr.Sali Berisha, “Naim Frasheri”, nga Universitati i Prishtines “Profesor Emeritus”.Kurse, me 28 Nendore 2001 e solli nga Shipëria në Kosovë monumentin e herojt tonë Kombëtare,Gjergj Kastriotin-Skender Beun.

Lajmi i hidhur për smundjen e tij tj pasherushme me shqetsoj shumë, e në veçanti kur, nëpërmjet një mikut tonë të përbashkët z.Gjergj Dodaj, kishte shpreh deshiren që mundesisht të shiheshimi dhe një herë, me detyroj domosdoshmërinë për ta parë. Takimi ishte aq sa i gëzushem dhe shumë prekës, pas sa minutash çmallje me lotë, filluam bisedimet. Për 4 ditë me radhë kemi bisedu për shumë gjëra, fëminin e tij, jetën e tij e, në veçanti çeshtjen shiptare dhe Kosoven. Ishte i lumtur që po e len Kosoven shtet të lirë, Shqiprinë demokratike, por s’ishte i kënaqur me këtë elitë politike,  e thoshte: Kosoves i mungon shumë Rugova. Siç dihet, tash porosia e tij e fundit e Prof. Krasniqit: Mos hiqni dorë kurrë nga bashkimi kombëtar!

Mendoj se shumë njerëz kanë kalu nëpër Kosoven tonë të dashur qe prej krijimit, dhe çdo njeni prej tyre ka qënë i pashoq në një mënyrë, ose tjetër, por të rrallë janë ata të cilët e kanë tejkalu jetën dhe kanë ngel të pavdekshëm. Prof.Marku ka tejkalu jetën e, per Kosoven dhe kombin tonë shqiptar do të jetë i pavdekshëm. Për mendimin tim Kosova dhe kombi shqiptar humbi rilindasin e fundit. Lavdi i qoftë!

Shfrytëzoj rastin ta falenderoj familjen Krasniqi, dhe familjen Gecaj, e në veçanti vajzen e tij, z.Drita Mark Krasniqin për dhuratat që na i ndanë në shenjë mirënjohe për miqësinë e përhershme mua dhe mikut  të tyre dhe timin, z.Harry Bajraktari, te cilit i dhanë flamurin me të cilin ishte mbulua arkivoli i tij, kurse mu fotografinë e cila ishte pranë arkivolit. Një mirënjohje e veçantë për Akademinë e Shkencave të Kosoves, Kryetarin e saj, Prof. Hifzi Islami dhe Prof. Jusuf Bajraktari. Falenderoj dhe ansamblin e këngëve dhe valleve Shota për nderimet gjatë funeralit dhe z.Salih Cacaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *