Thënie dhe poezi të Nënë Terezës ( 18 vjet pa Nene Terezen e perjetesisht me Te)

Me 05 Shtator 2015 behen plot 18 vjet nga kur Nene Tereza shkoj ne amshim ( Shejterim ). Me kete rast Revista “KUVENDI” publikon nje cikel shkrimesh dhe krijimesh te Saj dhe per Te. Le ta kujtojme perhere e gjithemone kete Shejtereshe qe gjithe Bota e thirri  NENE!

Thënie dhe poezi të Nënë Terezës

NENE TEREZA7

Disa vjet mё parё shtёpia botuese amerikane “New City Press” botoi njё libёr tё vogёl me fjalё tё urta tё Nёnёs Terezё. Titulli i librit ёshtё 99 thёnje tё Nёnёs Terezё” dhe nёntitulli: “Njё pikё uji nё oqean”. Ata kanё botuar disa libra tё kёtij lloji midis tyre 99 thёniet e Mahatma Gandit dhe tё Papёs Gjon Palit tё Dytё.Ështё njё doracak si njё libёr xhepi i pёrngjan njё ungjilli tё vogёl prej tё cilit mund tё mёsojmё shumё. Thёnjet e Nёnёs Terezё janё ungjillore, janё fjalё tё urta me pёrmbajtje tё shenjtё. Emri, zёri dhe fjalёt e saj dёgjohen çdo ditё kudo nё botё. Mёsimet dhe porositё e Nёnёs Terezё janё njё testament i ri pёr njerёzimin. Para se tё kalonte nё amshim shumё herё u bёnё sondazhe kush ёshtё njeriu mё i dashur nё botё? “Pёrgjigjja ishte Nёnё Tereza”. Shumё teolog tё njohur botёror mendojnё se Nёnё Tereza i ka tejkaluar kufijtё e shenjtёrimit. Ata thonё se ёshtё njё profete e vёrtetё. Fjalёt dhe veprat e saj shkёlqejnё si rreze dielli nё universin tonё. Porositё dhe veprat e kёsaj Hyjneshe Shqiptare mёsohen e lexohen me dashuri e respekt tё madh kudo nё botё. Pёr lexuesin tonё pёrgatitёm disa nga ato thёnie monumentale tё Nёnёs Terezё.

Kёtu nё Amerike nё çdo librari dhe bibliotekё njeriu gjen vepra tё ndryshme pёr Nёnёn Terezё. Edhe rrjetet radio-televizive kanё prodhuar dokumentarё tё ndryshёm nga filmimet e tyre pёr mё shumё se njё gjysmё shekulli. Shtetet e Bashkuara po pёrgatiten qё ta nderojnё Nёnёn Terezё nё mёnyrё tё veçantё, sepse kjo ёshtё qytetarja e nderit e fundit e kёtij vendi.

Pasaporta

Emri: Anjezë (Gonxhe) Bojaxhiu
Ditëlindja: 27 gusht 1910
Vendlindja: Shkup
Origjina: Shqiptare
Shtetësia: Indiane, shtetase e Vatikanit, shqiptare
Data e vdekjes: 5 shtator 1997

nene terza, leterLetra ne shqip e Nene Terezes

1. “E dijmё shumё mirё se punёt qё bёjmё nuk janё mё shumё se njё pikё uji nё oqean. Por nё qoftё se ajo pikё uji nuk ёshtё atje, oqeanit i mungon diçka.

2. Nuk ёshtё e rёndёsishme çka bёjmё, por ёshtё e rёndёsishme sa dashuri i kushtojmё punёs qё bёjmё: gjёrat e vogla duhet t’i bёjmё me shumё dashuri.

3. Unё nuk e zbulova Krishtin, Ai mё zbuloi mua.

4. Çdo gjё ёshtё e vogёl. Por kur e japim nё emёr tё Zotit,bёhet jashtzakonisht e madhe.

5. Kurrё nuk do ta kuptojmё sa tё mira mund tё sjellё njё buzёqeshje. Buzёqeshja ёshtё si njё lidhje fizike qё sjellё diçka tё veçantё nga Perёndia pёr jetёn e njeriut.

6. Kur qeshё, Unё dёgjoj muzikёn e buzёqeshjes tёnde.

7. Gёzimi rrezaton nga syri juaj,nga fytyra juaj, nё çdo moment. Mos e vra gёzimin, sepse do tё shpёrthejё. Kur tё tjerёt shohin gёzim nё sytё tuaj,ata shohin se jeni fёmijёt e Zotit.

8. Gjithmonё duhet tё kemi gёzim nё buzёt tona,pёr çdo fёmijё dhe person qё mund tё ndihmojmё. Do tё ishte gabim fatal nё qoftё se jemi tё shqetёsuar vetёm pёr ilaçet e tyre.Duhet t’u japim zemrёn dhe dashurinё tonё.

  1. Nё shtёpinё tonё jetonte njё fёmijё shumё i thatё,qё nuk hante asgjё. Ishte i dёshpёruar sepse ato ditё i kishte vdekur nёna. Kёrkova njё murgeshё qё i pёrgjante nёnёs sё tij dhe e porosita murgeshёn qё tё mos bёnte tjetёr vetёm tё luante me vogёlushin.Pas pak kohe ky fёmij u qetёsua dhe filloi jetёn normale.

    10. Varfёria nuk ёshtё krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar vet varfёrinё—ju dhe Unё—me egoizmin tonё.

    11. Ështё mё vёshtirё tё luftojmё varfёrinё nё vendet e pasura se nё ato tё varfёrat.

    12. Sikur tё kishte tё varfёr nё hёnё, duhej tё shkonim atje.

    13. Mund ta gjeni Kalkutёn kudo nё botё. Vetёm duhen sytё pёr ta parё. Kudo nё botё jetojnё njerёz qё nuk i do kush, njerёz qё nuk u ndihmon kush, qё janё tё braktisur dhe tё harruar dhe kjo ёshtё varfёria mё e madhe.

    14. Pёr çdo sёmundje ekzistojnё ilaçet dhe terapitё, por jo pёr ata qё nuk i do kush. Kjo ёshtё gёrbula e Perёndimit.

    15. Unё besoj se tё pasurit janё mё tё varfёr se tё varfёrit, sepse ata shumё herё nuk janё tё lumtur. Sa ma shumё qё kanё, kёrkojnё edhe mё tepёr.Por nuk janё tё gjithё tё tillё…..

    16. Jam e bindur se tortura mё e madhe kundёr njeriut ёshtё ndjenja e braktisjes.

    17. Fёmijёt janё dhurata mё e bukur e Zotit. Çdo fёmij ka tё drejtё tё vijё nё kёtё botё pavarёsisht dёshirёs sonё.

    18. Dashuria ёshtё fryti mё i ёmbёl i tё gjitha stinёve dhe duhet ta shijojnё tё gjithё.

    19. Zoja Bekuar ёshtё dhurata mё e bukur hyjnore pёr racёn njerёzore.

    20. Fjalimi publik para shumё njerёzish ёshtё torturё pёr mua.

    21. Ështё mё lehtё pёr mua tё lajё njё tё gёrbulur se t’u pёrgjigjem pyetjeve tё gazetarёve.

    22. Njё gazetar Amerikan mё tha njё herё: “ Nёnё Tereza: “çfare bёn ti nuk do ta bёja pёr njё milion dollarё”. Nёnё Tereza iu pёrgjegj: “As Unё nuk do ta bёnja kёtё punё pёr miliona dollarё”.

    23. Njё gazetar e pyeti njёherё Nёnёn Terezё, “Çka duhet tё ndryshohet nё kishё? ”Ajo u pёrgjegj: ”Unё dhe Ti”.

    24. Ata qё janё tё lumtur predikojnё edhe kur nuk predikojnё.

    25. Pemёt, lulet dhe bari rriten nё qetёsi. Yjet, dielli dhe hёna levizin nё qetёsi. Qetёsia u jep vizion gjёrave.

    26. Lutjet na e bёjnё zemrёn e pastёr dhe zemra e pastёr ёshtё nё gjendje tё shikojё Zotin.

    27. Mendo: se Krijuesi i Gjithёsisё ka krijuar kohё pёr ne, pёr krijesat e tij tё vogёla.

    28. Jeta ёshtё e pazёvendsueshme. Duhet ta mbrojmё.

    29. Fryt i qetёsisё ёshtё lutja. Fryt i lutjes ёshtё besimi.Fryt i besimit ёshtё dashuria. Fryt i dashurisё ёshtё shёrbimi. Fryt i shёrbimit ёshtё paqa.

    30. Kur lutemi, jemi rreze e shkёlqimit tё dashurisё sё Zotit:nё shtёpi nё punё dhe pёr gjithё botёn.

    31. Burimi prej ku pini ujё duhet tё jetё shume i thellё. Kёshtu do ta gjejnё burimin ata qё i dashuroni.

    32. Vetёm nё Parajsё do ta kuptojmё se u kemi borxh tё varfёrve, sepse ata na kanё ndihmuar qё ta duam Zotin mё shumё.

    33. Shumё njerёz vdesin ashtu si kanё jetuar. Vdekja nuk ёshtё kurrgjё mё shumё se vazhdim i jetёs, ёshtё plotёsim i saj. Kjo jetё nuk ёshtё fundi;ata qё besojnё se ёshtё fundi ata kanё frikё vdekjen. Njerёzit qё binden se vdekja ёshtё kthim nё shtёpinё e Zotit, ata nuk do tё kenё frikё. Pyetjes qё iu bё Nёnёs Terezё: “A ke frikё vdekjen?” Ajo iu pёrgjegj: “Pse?”

 

 

Nga cikli i Poezive të Nënës Tereze ” Dua të kthehem në Shqipëri”
Në Përmbledhjen me titull: ” Mësom të dua!”

nene tereza6
URATË PËR MUSLIMANË DHE HINDUISTË

O zot,
të falenderoj për muslimanë dhe hindusë.
Dhe për të gjithë miqtë e mij të dashur në mesin e tyre.
Çdo herë kur të takojmë Ty
në uratë,
ti na bën të krishterë më të mirë,
myslimanë më të mirë,
hindusë më të mirë.

Jepna të gjithë neve
dhuratën e fesë dhe dashurisë
për të zbuluar ty.
Amen.

NË SHKUP DIKUR

Befas e lashë qytetin tonë,
befas, por jo verbërisht.

E shenjtë ishte Nëna ime,
por nuk donte të më humbte,
u mbyll në dhomë gjithë ditën
dhe në mbrëmjen tjetër më tha:
” Po ta jap lejen, shko.
Vëre dorën mbi dorën e Juzuit
dhe vështro përpara.
Kurrë mos shih pas.
Përpara vetëm!”

Dhe ashtu bëra
Mirënjohje vështirësive.
Unë nuk të harroj…

Të kam gdhendur
në pëllëmbën e dorës time.
Të kam thirrur me emër.
Mua më përket,
Më e çmuara e syve të mi.
Të dua.

E bindur jam,
që sa herë themi
Zoti Ynë
Duart e veta shikon zoti,
Të kam gdhendur në pëllëmbën
E duarve të mia
dhe na gjen atje.

LUTJE PER ATE QE MBJELL

Zot,
bekoje këtë burrë dhe copën e tij të tokës,
me qëllim që fara e hedhur
të sjellë fruta shumë.
Bekoji frutat e kësaj toke
me qëllim që ai dhe familja e tij
të ushqejn jetën dhe uria të humbë.

Ashtu si ti që ke ndarë me ne të gjitha
dhuratat e mbretrisë sate,
bëj që dhe ky burrë
të ndajë bollëkun me ata
që s’kanë as tokë e as ç’të mbjellin.

Jepi këtij fermeri,
O zot,
e të gjithë neve
një shpirt të dëlirë,
me qëllim që mbjellja jote
të sjellë kallinj mirësie në jetën tonë.

 

 

LUTJE PËR MAMANË E ARDHSHME

Zoti im,
jepi ngazëllim, kurajo dhe forcë
për ta sjellë në botë mrekullinë e re.

Bëj që të jetë krenare dhe mirënjohëse,
më e pasura e krijesave,
mamaja e foshnjës së vet.

Shën Mëri, më e ëmbla Nënë,
jepi kësaj gruaje zemrën tënde
prej dashurie dhe butësie,
e tregoji
kur është e lumtur një familje
ashtu siç ishe ti
në një stallë të Betlehemit.

Zot,
jepi përkujdesjet e tua kësaj gruaje
deri sa ajo të mund t’i derdhë
te foshnja e saj e sapolindur.

Atëherë foshnja,
aq e deshiruar dhe e shenjtë,
do ta përdorë jetën e vet
për t’u çuar njerëzve mbi këtë tokë
dashurinë tënde.

DËRGOMË TË DUA NDOKEND
O ZOT!

Kur kam uri,
Më jep ndokend që ka nevojë për ushqim;

kur kam etje
më jep ndokendë që ka nevojë të pijë diçka;

kur kam të ftohtë,
më jep ndokend për ta ngrohur;

kur kam ndonjë hidherim,
ofroma ndokënd për ta këshilluar;

kur kryqi im t’më bëhet i rëndë,
bëj t’ia marrë edhe dikujt tjetër kryqin e tij;

kur jam e varfër,
më jep ndokënd të t’i jap;

kur s’kam kohë,
më jep ndokënd t’i ndihmoj për disa çaste;

Kur jam e përvuajtur,
bëj që të kem ndokënd për ta lëvduar;

kur jam e pavullnetshme,
dërgomë për ta shpirtëzuar ndokënd,

kur kam nevojë që unë të flas me ndokënd,
dërgoje dikënd tjetër që të flas me mua;

kur të mendoj vetëm në vetvete,
tërhiqe vëmendjen time te ndokush tjetër.

Denjësona, Zotëri, për t’u shërbyer vëllezerve tanë
kudo që në botë ngarendin dhe jetojnë,
si varfanjakë dhe të uritur.

Jepju atyre nëpër duart tona, bukën e përditshme,
jepu atyre nëpër dashurinë tonë përshkuese
paqen dhe gëzimin.

Uratë për të Gjymtuar dhe hendikepuar

Virgjëra mari,
Nëna jonë,
sot ta drejtoj uratën time
për të gjymtuar dhe hendikepuar.
Kujdesu për ta
si mund të bëjë vetëm nëna me bijtë e saj.

Jepju atyre fuqi për ditë
dhe durim për natë
dhe të lutem
na jep të gjithë neve
guximin që të pranojmë
në jetën tonë çdo gjë që s’do t’na pëlqente.

O mari,
Nëna e Mëhirshme
na jep gëzimin dhe paqen
dhe bëj që të kemi mëshirë
njëri për tjetrin
të njëjtën mëshirë
që ti ke për ne.

Uratë për të Nëpërkemburit
O Nëna mari!

Sa shumë njerëz në botën e sotme janë të nëpërkembur
I shoh për çdo ditë
– burra, gra, fëmijë.
Po të kërkoj dashuri butësi
dhe një zemër të pastër.
Jepju të përndjekurve
fuqi dhe shpresë
dhe na mëso që mos ta godasim
asnjë qenie
– krijesen e mrekullueshme –
në të cilën Ati qiellor
e ka dhuruar jetën.

 

 

 nene tereza2

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan 

duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmiminMedal of Freedom 1985

 

 

 

 

 

BIOGRAFIA E NËNË TEREZËS

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqë.

Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Republika e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 ne baze te traktatit te Versajes. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlande. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 te ketij muajit po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkruaj dy tri rreshta per juve. Lamtumire, e deshiroj qe Zoti t’ju jap gjithcka qe ju deshiron zemra. Dua t’ju fal gjerat më të përzemerta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqipëria nuk heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri ne fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa.”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si: mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Disa nga çmimet dhënë në vite Nënë Terezës:

Çmimi Damian Dutton
1962 – Çmimi Ramon Magsaysay
1973 – Çmimi Templeton
1978 – Çmimi Balzan
1979 – Çmimi Nobel për Paqe
1980 – Çmimi Bharat Ratna
1985 – Çmimi Medal of Freedom
1996 – Qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
Në vitin 2003, Aeroportit të Tiranës, Shqiperi iu dha emri “Nënë Terezës”. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua edhe busti i saj.

Medaljet Urdhri “Nënë Tereza”

Urdhri “Nënë Tereza” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. Dekorata prej ari i jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë.
Medalja humanitare “Nëna Terezë” është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kontribuojnë në fushën e humanizmit. Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i individëve me këtë dekoratë bëhet nga presidenti i Kosovës.

Wikipedia, Enciklopedia e Lirë, Gusht 2010

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *