Fran Frrokaj: Fitoren ia dedikoj PD-së. Do të bashkëpunoj me kryeministrin. LSI e pamoralshme

Bisedoi Jetmir Olldashi

Fran FrrokajStrukturat politike të LSI-së, të pamoralshme. Puna e palodhur e strukturave të PD-së Lezhë dhe nëpër komuna bënë të mundur që programi im të shkonte pranë çdo votuesi në çdo shtëpi e lagje

I qetë, i vendosur, i kthjellët me një buzëqeshje të dëlirë dhe me thjeshtësi prej lezhjani të vërtetë, ky është Fran Frrokaj. Në një betejë epike, të pabarabartë, duke pasur kundër familjen politike dhe biologjike të Ilir Metës, inxhinieri 49-vjeçar ia doli të fitonte atje ku nuk pritej. Lezha njihet si zonë e ekuilibruar elektorale, por shumëkush që ka ndjekur fushatën elektorale dhe spotet televizive lumë të kandidatit të majtë Viktor Tushaj, e mendonte të mbyllur garën ende pa filluar. Hendeku i hapësirës mediatike mes dy kandidatëve ishte e madhe, Tushaj që rrëmbente kohë lajmesh dhe spote elektorale pa fund edhe në mediat qendrore të Tiranës, ndërsa Frrokaj i qetë, në ndonjë kronikë tek-tuk shfaqej me thjeshtësinë e tij para qytetarëve. I njohur dhe me reputacion si njeri me komunitetin e diela e 21 qershorit tregoi se komunikimi dhe njerëzorja fitoi përballë arrogancës, presionit dhe show-t të dhuruar nga Viktor Tushaj. Me një fitore mbi 4 mijë vota në të gjithë Bashkinë e re, Lezha dhe kryebashkiaku i saj i ri ishte një model për t’u ndjekur. Fitoren më të thellë kandidati i Partisë Demokratike e arriti në Shënkoll, aty ku kishte drejtuar prej më se dy mandatesh Komunën e vogël pranë Lezhës. Atje ku kishte drejtuar prej dy mandatesh vota tregoi se nuk kishte konsum pushteti, Fran Frrokaj mori rreth 65% të votave me një diferencë afër 2 mijë vota me rivalin e tij.

Në një intervistë posaçërisht për “Standard”, kryebashkiaku i ri i Lezhës falënderon qytetarët për besimin e treguar, u premton se do të jetë pranë halleve dhe problemeve të tyre. Zoti Fran Frokaj zotohet se do të jetë i përkushtuar në mirëqeverisje dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Pavarësisht se Kryeministri i vendit, Edi Rama, është shprehur i prerë dhe kundër çdo bashkëpunimi me të zgjedhurit e opozitës, kryebashkiaku i ri i Lezhës ka një tjetër këndvështrim në të mirë të qytetarëve. Ai shprehet i vendosur të bashkëpunojë me qeverinë qendrore, edhe pse u përkasin grupimeve të ndryshme politike, vetëm në të mirë të qytetarëve lezhjanë që e votuan në shumicë dërrmuese në 21 qershor.

 

Zoti Fran, duke qenë një kandidat i opozitës, gjatë fushatës keni pasur sulme edhe nga vetë Kryeministri Rama dhe një instalim të shumë zyrtarëve të shtetit pranë kundërshtarit tuaj. Si ia dolët të fitonit, ku u mbështet fushata juaj, ku ishte çelësi i suksesit?

– Konstatimi juaj eshte vertet i sakte. Kjo situate ishte pothuaj ne pjesen me te madhe te bashkive, por ketu kishim edhe nje bashkerendim te strukturave te shtetit nen ndikimin jo te moralshem te strukturave politike te LSI-se.

Gjithsesi ne ia dolem fale mbeshtetjes se votuesve te cilet u sollen vertet ne menyre dinjitoze dhe nuk u ndikuan nga presionet dhe nga joshjet e pushtetit dhe te segmenteve te ndryshme te administrates. Natyrisht ishte dhe puna e palodhur e strukturave te PD Lezhe dhe neper komuna te cilat bene te mundur qe programi im te shkonte ne menyre shume korrekte prane cdo votuesi ne cdo shtepi e lagje.

 

Kujt ia dedikoni fitoren tuaj? Cili faktor kishte kontribut me te madh?

– Natyrisht votuesve te mi te cilet me besuan ne mase dhe me mbeshteten ne menyren me masive. Pa dyshim qetesia, korrektesia dhe qartesia me te cilen u paraqita ne fushate ishte dhe faktori determinant i cili u pasqyrua me kete rezultat kaq domethenes.

 

Cilat jane planet tuaja per Lezhen nga do ta nisni punen?

– Krijimi i nje administrate eficente dhe profesionale ne bashki dhe ne njesite vendore do jete sfida ime e pare pasi dihet qe kjo lloj strukture eshte hera e pare qe aplikohet ndaj dhe kerkohet perkujdes dhe perkushtim i vecante qe ne te jemi sa me afer njerezve dhe halleve te tyre. Permiresimi i infrastruktures se qytetit te Lezhes dhe Shengjinit ne sherbim te qytetareve dhe turizmit si dhe eleminimi i permbytjes ne disa zona rurale te cilat e kane problem kete fenomen.

 

Cilat jane problemet me te mprehta qe ndesh komuniteti ne Bashkine e re te Lezhes?

– Problemte me te mprehta jane infrastruktura e qytetit te Lezhes dhe te Shengjinit qe jane te rrenuara, ndotja e madhe e cila mbizoteron ne qytetin e Lezhes dhe te Shengjinit e zonave perreth si dhe përmbytja, e cila eshte mjaft problematike ne njesite vendore qe tashme perbejne bashkine e madhe.

 

Cilat jane projektet tuaja madhore qe mendoni se do t’i perfundoni gjate mandatit tuaj te plote?

– Permiresimi i sistemit te ujit te pijshem ne te gjithe zonat ku ky problem eshte evident, permiresimi i sistemit te pastrimit ne qytet dhe ne zona turistike, lidhja e Shengjinit me superstraden ne menyre me direkte per t’i dhene liri trafikut qe rendon turistet dhe rikonstruksioni rruges se Torovices.

 

Ju jeni zgjedhur si perfaqesues i se djathtes, nderkohe qe qeveria ne pushtet u perket forcave te majta. A do te bashkepunoni me Kryeministrin Rama?

– Per mua nuk perben problem ky fakt, pasi Kryeministri dhe qeveria jane institucion legjitim ne sherbim te qytetareve, natyrisht edhe institucioni qe une perfaqesoj eshte legjitim dhe ne sherbim te qytetareve dhe kjo eshte pika qe une besoj qe e ben te pashmangshem bashkepunimin me qeverine. Personalisht nuk vuaj nga ky kompleks dhe dua te siguroj qytetaret dhe Kryeministrin qe gjate gjithe mandatit do te jem bashkepunues dhe i hapur ne funksion te kryerjes sa me mire te sherbimeve ndaj qytetareve dhe korrekt ne zbatimin e ligjeve.

 

Lindur më 29 mars 1966, Lezhë

Profesioni: Inxhinier mekanik

I diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Tiranës, z. Frrokaj ka mbaruar edhe Fakultetin Juridik, Universiteti “L. Gurakuqi”, Shkodër. Për disa vite ka punuar si inxhinier specialist tek Drejtoria e Rrugëve, Lezhë. Për katër vite 1995-1999, z. Frrokaj ka punuar oficer i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Mirditë dhe për një vit ka qenë shef i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Shkodër. Gjatë karrierës së tij, z. Frrokaj është shquar për korrektësi dhe përkushtim në detyrë.

Zoti Frrokaj u angazhua në politikë nga pasioni për t’i shërbyer komunitetit që përfaqëson dhe ka drejtuar në dy mandate Komunën Shënkoll, Lezhë. Zoti Frrokaj njihet për aftësitë praktike dhe menaxheriale për drejtimin e punëve në komuna, ku pikë të fortë ka marrëdhëniet me komunitetin. Ai gjithnjë ka qenë i hapur e bashkëpunues dhe me seriozitet e modesti ka punuar për ndryshimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit. Janë vetë banorët e Komunës që ai ka drejtuar dëshmitarë të suksesit të tij si i zgjedhur lokal. Ai është pjesëmarrës në një mori specializimesh të orientuara mbi modelet dhe funksionimin e qeverisjes vendore në Angli, Suedi, Bullgari, Itali dhe disa vende të rajonit.

Si anëtar i PD-së që prej vitit 1992, Fran Frrokaj ka një aktivitet të gjatë partiak dhe që prej vitit 2014 është nënkryetar i degës së PD Lezhë. Zotëron mirë gjuhën angleze dhe italiane. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *