Gezuar datëlindjen , Mara Jaku!

Si sot dhjetë vjet më parë lindi Mara! Nuk ishin bërë as dy muaj, kur Gjyshi i saj Lleshi, shkoi nga jeta e të gjallëve, për t’u bërë i përjetshëm, në pasardhësit e tij. Dhe, më i pari pasardhës i gjyshit të saj, që nuk arriti ta njohë, ishte Mara. Dy vjet me vonë, bash nw datëlindjen e  e tij, erdhi Kevini, burri i vogel siç i thëmë unë.

Mara! Jo vetëm artistja, por edhe e vogla me mendjen e një të rrituri, disa herë arrin të këshilloi edhe babin! Eshtë e para herë që po i shkruaj publikisht, edhe pse kanë kaluar  9 datëlindje të tjera, që ta dij dhe të mos e harroi kurrë, se Mara është deshira e parë dhe e vetme e Elindes, që të ketë një vajzë dhe, kjo je Ti, që t’i ngjante mamasë së saj, Marie dhe vetes,  që t’i ngjante Gjyshes së saj që ende se ka bërë vitin e ndarjes nga ne, që t’u ngjante të gjithë nënave të botës që duan një fëmijë si Mara, që t’i ngjante dhe babait, për maturinë dhe durimin, që  të rriteshe siç po rritesh me pasionin për çdo gjë të mirë dhe ëndrrën për ta prekur bukurinë, në sport dhe art, kudo që ajo fshihet  e është vështirë ta shohësh, për të qënë përherë ambicioze, siç edhe je!

Ti u linde në një ditë të shenjtë, të cilën s’ka harruar ta përmend Elinda në të gjitha datëlindjet tua, bash në qërshorin e bukur të disa datëlindjeve të fisit tënd, për të pasë dashurinë e gjithë të afërmëve te tu të shumtë!

Urime Mara ime e mirë! Qofsh përherë e lumtur, jetofsh aq  sa të dojë zemra dhe i realizofsh tërë ëdnërrat tua, që janë njëkohëshëm edhe ëndrrat e nënës tënde, të babit dhe gjithë  të dashurve tu!

Urime!

29 Qershor 2015

Pjetër Jaku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *