Çmimi Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, gazetares nga Kosova, Arbana Xharra

Beqir SINA, New York

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, nga Kosova, znj. Arbana Xharra, nderohet me çmimin prestigjioz ndërkombëtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) për guxim në Evropë, të cilin do t’ia ndajnë nesër zonja e parë e SHBA-ve, Michele Obama dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry.

WASHINGTON D.C: Në një njoftim për shtypin zyra e Zëvendës Sekretares së Shtetit, në Washington, Heather A. Higginbottom, thotë se nesër( 5 Mars), Departamenti i Shetetit, ka për të nderuar me çmimin Ndërkombëtar :”10 Gra të Guximshme”, 10 gratë e zgjedhura për këtë çmim për vitin 2015.

Me këtë rast zëvendës Sekretaria e Shtetit, Higginbottom, do të paraqesë 10 grave nga 10 vende të ndryshme të botës – Çmimin Ndërkombëtarë të Guximit 2015, për gratë. Zonja e Parë Michelle Obama, thuhet në njoftimin për shtyp, se do të i bashkohet Zëvendës Sekretares Higginbottom si një mysafire e veçantë në ceremoninë, e cila do të mbahet në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në dekleratën për shtyp, thotë se për çdo vit në prag të ditës ndërkombëtare të grave, – ai njeh me çmimin “10 International Women of Courage” – “10 Gra të Guximshme”, të cilët kanë demonstruar një guxim të jashtëzakonshëm dhe kan lujatur rol në udhëheqjen apo avokimin për paqen, drejtësinë, të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, shpesh her duke vënë edhe veten në rrezik të madh vetjak, thuhet në njoftim.arbana xhara

Ku çmim prestigjoz, ndahet për të 8 vit me rradhë . Që nga fillimi i dhënjes së këtij çmimi në vitin 2007, Departamenti i Shtetit, thuhet se ka nderuar deri tani  80 gra nga më shumë se 50 vende të ndryshme. Përfshirë, këtu edhe Valdete Idrizin nga Kosova, e cila e ka marrë këtë çmim në vitin 2008 dhënë nga ish- Sekretaria e Shtetit Condoleezza Rice. Valdete Idrizi, pra është e para grua shqiptare, që ka fituar këtë çmim. Ajo është një nga gratë kosovare – nga Mitorvica, që u nderua 7 vjet më parë me këtë çmim, për kurajon dhe guximin në mesin e të shpërngulurve nga lufta në Kosovë. Ajo thuhej se ka qenë shumë aktive në zonat me banorë serbë në Kosovën veriore dhe kishte drejtuar projekte për gra dhe të rinj me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike, në qytetin e ndarë të Mitrovicës.
Të  10 fitueset e çmimit  “10 International Women of Courage” – “10 Gra të Guximshme”,  janë:

Ky çmim prestigjoz ndahet çdo vitë në të njëjtën ditë, dhe ka një përzgjedhje selektive, e cila bëhet nga ambasadat amerikane kryq e tërthorë botës. Me Çmimin Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, këtë vitë u nderuan gra nga Kosova, Afganistani, Pakistani, Bolivia, Afrika Qendrore, Bagladeshi, Burma, Guinea, Japonia, dhe Siria, për rolin që kanë luajtur ato për transformimin e shoqërive të tyre dhe ndikimin frymëzues në komunitetin ndërkombëtar.

Gratë fituese për këtë vitë janë:

Zonja Niloofar Rahmani, me graden Kapitene e Forcave Ajrore  në Afganistan, z nj Nadia Sharmeen, gazetare, dhe aktiviste e të drejtave të grave (Bangladesh),z nj Rosa Julieta Montano Salvatierra, Themeluese dhe Drejtore, e Zyrës së Drejtësisë për Gratë(Bolivia),z nj May Sabe Phyu, Drejtore, e Rrjetit për Barazi Gjinore (Burma),z nj Béatrice Epaye, Presidente e Fondacionit “Voix du Coeur” (Republika Qendrore Afrikane),z onja Marie Claire Tchecola, infermiere, e mbijetuar e Ebolës dhe aktiviste (Guinea),z nj Sayaka Osakabe, Themeluese dhe Përfaqësuesia e Matahara Net (Japoni),z nj Arbana Xharra, Krye-redakrtore e gazetës, Zëri (Kosovë), z nj Tabassum Adnan, Themeluese, e “Khwendo Jirga”(Pakistan),z nj Majd Chourbaji, Drejtore e Marrëdhënieve të jashtme, për organizatën Qendra e Zhvillimit për Gratë(Siri).

Në biografinë për gazetaren nga Kosova Arbana Xharra, shefe editore e gazetës Zëri, Departamenti i Shtetit, thotë se : “Raportimet e  Arbana Xharra -s, kan kontribuar në forcimin e demokracisë së brishtë  të Kosovës.Raportimi i saj në drejtim të  ekstremizmit fetar dhe ndikimi i saj në shoqëri, ka arritur të  hedhë dritë mbi një problem serioz për Kosovën dhe rajonin . Znj Xharra, është  autore e një seri të raporteve hetimore përekstremistët, që operojnë në Kosovë, dhe ajo ka arritur për të  zbuluar lidhjet financiare dhe operative me organizata të huaja terroriste në mesin e disa  imamëve lokale dhe oarganizatave jo qeveritare –  OJQ-të. Këto përpjekje jo vetëm që e kan ndihmuar shoqërinë kosovare për të  kuptuar problemin , por edhe kan përforcuar përpjekjet e qeverisë për të adresuar problemin. Reagimet ndaj raportimeve të saj – në këtë drejtim, kan rezultuar me sulme publike mbi reputacionin dhe kercënimet me vdekje ndaj saj dhe familjes së saj . Me guximin e saj , z nj Xharra, vazhdon të raportojë për shpërdorimet ndaj detyrës në institucionet publike , përfshirërastet që përfshijnë kurrupsion tek  zyrtarë të lartë . Si një shef editore i një prej gazetave të përditëshme  me lexueshmëri të lartë të Kosovës , z nj Xharra, është pjesë e  një brezi të ri të gazetarëve në kërkim të , dhe i përkushtuar për zbulimin , në  të vërtetën” .

Mbas njoftimit se ka fituar çmimin prestigjoz, kryeredaktoria Xharra, ka deklaruar se është nder dhe përvilegj i madh të vlerësoshesh nga Departamenti Amerikan i Shtetit. “Të enjten çmimin ndërkombëtar për guxim në Evropë do të ma ndajë zonja e parë e SHBA-ve, Michele Obama dhe sekretari i Shtetit, John Kerry”, ka thënë Arbana Xharra.

Pas ceremonisë së marrjes së çmimeve dhe takimeve me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe homologët të organizatave joqeveritare në Uashington, DC, 10 gratë fituese, thuhet se do të udhëtojnë në mënyrë individuale në disa qytete nëpër Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në takime profesionale përmes një  Programi Ndërkombëtar i Lidershipit. Ato do të vizitojnë, New Yorkun, Atlantan, Chicagon, Des Moines, Indianapolis, Kansas City, Los Anxhelos, Pensacola, Pittsburgh, dhe San Diegon.

Në fund thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit – 10 gratë do të jenë në Nju Jork, për të marrë pjesë në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Statusin e Grave, në një simposium të OKB-së, mbi mënyrat për të punuar së bashku dhe për të përmirësuar jetën e grave dhe vajzave në mbarë botën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *